Author: shqiperia

Gjykata e Lartë ka kthyer në Apel çështjen se kujt i përket logoja dhe vula e Partisë Demokratike. Gjyqtarët kanë marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike të përfaqësuar nga komisioni i Rithemelimit dhe kanë vendosur të prishin vendimin që Apeli mori në 3 marsin e këtij viti duke kërkuar rishqyrtimin e çështjes nga një tjetër trup gjykuese. “Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.” Sipas Gjykatës së Lartë, Apeli nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve. “Kolegji…

Lexo më shumë

Kryetari dhe deputeti i Alternativës, Afrim Gashi, sot në një konferencë për media tha se do të bojkotojnë punën e Kuvendit nëse kandidati i tyre për anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Abdush Demiri, nuk votohet deri më 31 dhjetor. Kështu tha Gashi pas pauzës së paralajmëruar njëorëshe të seancës së Komisionit për Emërime dhe Zgjedhje, e cila u zhvillua në atmosferë të tensionuar në sallë pasi deputetja e koalicionit opozitar shqiptar Safije Sadiki Shaini kërkoi që Propozimi për anëtarin e KSHZ-së Zulfi të mos votohet. Adili është mbështetur nga Partia Demokratike Evropiane e Arijanit Hoxhës. “Nëse kandidati ynë për…

Lexo më shumë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken do të udhëtojë në Lindjen e Mesme në fund të javës së ardhshme për të diskutuar luftën në Gaza, raportoi Axios, duke cituar pesë zyrtarë amerikanë, izraelitë dhe arabë. Sekretari amerikan i Shtetit planifikon të vizitojë Izraelin, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Katarin. Forcat izraelite kanë zgjeruar ofensivën tokësore në kampet e refugjatëve në Gazën qendrore, ndërsa një zyrtar i lartë ka paralajmëruar se lufta do të zgjasë me muaj. Komunitetet e mbipopulluara palestineze kanë qenë gjithashtu në shënjestër teksa banorëve u është kërkuar të evakuohen. Njoftimi i ushtrisë për…

Lexo më shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se është përpiluar projekti për ndërtimin e sistemin e ujërave të zeza për qytetin dhe fshatrat Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Me anë të projektit në kuadër të programit IPA 2 përfshinë ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza, që nënkupton rrjetin primar dhe sekondar për qytetin dhe si dhe për rrjetin primar dhe sekondar për kyçjen e qytetarëve për fshatrat Xhepçisht, Proroj, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht”, tha Kasami. Kasami falënderoi qytetarët për bashkëpunim, sipas të cilës u mundësua…

Lexo më shumë

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim pritet të shapllet nesër në orën 15:00. Ish-kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas njoftimit, në një deklaratë për mediet u habit nga vendimi pasi nuk ishte informuar. Berisha: E ka shtyrë sërish? Nuk jam në dijeni. Duhet të shoh motivin, cili ka qenë motivi se nuk jam i informuar. Nuk jam informuar akoma nga avokatët e mi. Sa i takon vendimit të Gjykatës së Lartë për të rikthyer në Apel çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se vendimi i Gjykatës së Lartë…

Lexo më shumë

Njëmbëdhjetë pasagjerë u lënduan pasi një avion që fluturonte për në Mançester nga Barbados përjetoi “turbulenca të jashtëzakonshme”, tha firma e udhëtimit P&O. Rreth 225 persona ishin në bordin e avionit të dielën, raporton BBC. Turbulenca ndodhi rreth dy orë pas nisjes, me pilotët që devijuan aeroplanin drejt Bermudës. Në ulje, 11 pasagjerë morën trajtim për lëndime të lehta. Pasagjerët do të ktheheshin në shtëpi me fluturimin e linjës ajrore malteze për ditën e Krishtlindjeve, por në vend të kësaj pritet të nisen për në Mançester më vonë. Për shkak të kohës së funksionimit të aeroportit dhe mungesës së disponueshmërisë…

Lexo më shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Konavçevski, ka njoftuar se bisedimet me disa nga partnerët e koalicionit kanë filluar dhe pritet të intensifikohen në ditët në vijim për të rregulluar ecurinë e zgjedhjeve. Në një deklaratë të mbajtur sot, ai ka theksuar se bisedimet janë në rrugën e duhur dhe se të gjitha partitë duhet të përmbushin obligimet e tyre ligjore për të siguruar një proces zgjedhor të paster. Në lidhje me pyetjen nëse partia e OBRM-PDUKM, do të jetë pjesë e qeverisë teknike, Kryeministri Konavçevski ka thënë se është një obligim ligjor dhe ka përmendur se kjo është një mospërfillje e…

Lexo më shumë

Monedha vendase ka fituar shumë terren që prej mëngjesit të sotëm kundrejt valutave të huaja. Siç raporton Banka e Shqipërisë, leku ka fituar pikë thuajse ndaj të gjitha valutave gjatë ditës së sotme. Kështu, një euro u këmbye sot mesatarisht me 103.54 lekë, ndërsa një dollar amerikan me 93.64 lekë. Pikë ka humbur edhe paundi britanik ndaj lekut duke u këmbyer sot mesatarisht me 119.11 lekë. Pas një zhvlerësimi të lehtë disa ditor ndaj euros, duket se leku është rikthyer në një trend rritës kundrejt monedhave të huaja. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar të akuzuar për prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të substancave narkotike. Policia gjatë një kotnrolli rutinë misis San Benedetto dhe Ascoli Piceno, ndaloi makinën me të cilën udhëtonte shqiptari, i cili ishte i shoqëruar nga në grua. Gjatë verifikimit të dokumenteve të automjetit, qeni Denzel nuhati praninë e lëndës narkotike. Më pas gjatë një kontrolli më të imtësishëm, në makinë u gjet 2 kg kokainë së bashku me një shumë prej 12.290 eurosh. Si lënda narkotike ashtu edhe paratë u sekuestuarn, ndërsa gruaja po hetohet në gjendje të lirë./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës. Siç njofton agjencia Srna, Vulin “bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin” është emëruar senator nga 1 dhjetori. Ky vendim, sipas njoftimit, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska. Vendimi për emërimin e Vulinit nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare dhe as në faqen e presidentit të Republikës Sërpska. Vulin, i cili në dekadën e fundit mbante disa pozita si drejtor i…

Lexo më shumë