Author: shqiperia

Aktori koreano-jugor, Lee Sun-kyun, i njohur për rolin e tij në filmin “Parasite” – film i shpërblyer me çmimin Oscar – është gjetur i vdekur në një makinë në Seul, të mërkurën, thanë autoritetet. Ai është gjetur pas disa javësh hetimi intensiv nga policia si i dyshuar për përdorim të drogës. Sipas policisë dhe ekipit të urgjencës, Lee është gjetur në një gjendje pa ndjenja në makinën e parkuar në një rrugë në veri të Seulit. Oficerët e urgjencës më vonë konfirmuan se ai kishte vdekur, sipas stacionit të policisë Seongbuk të Seulit. Policia tha se ishte në kërkim të…

Lexo më shumë

Qindra vetë nuk i kaluan ditët e festës së Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre këtë vit në Gjermani. Ata duhet të evakuoheshin për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Edhe në ditët e ardhshme gjendja mbetet e tensionuar, sidomos në rajonet e Saksonisë së Poshtme dhe Saksoni-Anhalt. Prita të pengimit të ujit apo argjinaturat për shkak të shirave mund të prishen. Më shumë shpresë ofrojnë të dhënat e Shërbimit Metereologjik. Të mërkurën (27.12.) priten pak shira dhe përmirësim i motit. Përmbytjet janë shpeshtuar Të Gjelbrit gjermanë për shkak të gjendjes kritike të përmbytjes në vend kanë kërkuar investime më të mëdha në mbrojtjen nga përmbytjet.…

Lexo më shumë

Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha u thirr sot në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar për çështjen “Gërdeci”. Ai qëndroi afro një orë në ambientet e Gjykatës,  ku u pyet për faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar asokohe Fatmir Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. “Qoftë zotin Bumçi dhe zotin Mediu i kam miq dhe sot. Jam thirrur këtu vetëm një herë para një viti. Sikundër ju kam thënë, kam diskutuar për një çështje të tij personale. I kam takuar përpara se të mbanin funksione të tilla dhe vazhdoj t’i takoj. Bisedat janë biseda që bëhen me…

Lexo më shumë

Sektori i Policisë Rrugore i qarkut të Korçës në këtë fundvit ka marrë të gjitha masat për të siguruar një trafik normal dhe për t’ua bërë përdoruesve sa më të lehtë festën e ndërrimit të viteve. Policia e Shtetit dhe Policia Rrugore si pjesë përbërëse e saj ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, për të përballuar fluksin në rritje që është në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë por në veçanti qytetit të Korçës që është nje atraksion i rëndësishëm turistik. Siç dihet në këtë periudhë është qyteti më i frekuentuar nga pushuesit kryesisht vendas. Policia Rrugore me këtë…

Lexo më shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 147 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 masa, nga të cilat tetë masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, katër masa për automjetet e paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/ Shqiptohen 147…

Lexo më shumë

Vendlindja e Shakirës, Barranquilla, e nderoi atë me një statujë 6 metra të lartë. Artistja  Yino Márques e krijoi statujën duke u frymëzuar nga lëvizje e saj më e njohur e kërcimit në videoklipin e vitit 2005 në këngën “Hips Don’t Lie”. Këngëtarja ka postuar fillimisht foto të prindërve të saj, duke pozuar të buzëqeshur para statujës.   View this post on Instagram   A post shared by Shakira (@shakira) “Më bën të lumtur ta ndaj këtë me prindërit e mi dhe veçanërisht me nënën time në ditëlindjen e saj”, ka shkruar ajo fillimisht. /vizionplus.tv  

Lexo më shumë

Shtylla e CDU-së gjermane, Wolfgang Schäuble, vdiq në moshën 81-vjeçare i rrethuar nga familja e tij, e cila njoftoi agjencinë gjermane të lajmeve DPA për vdekjen e tij. Schäuble ishte ministri i financave i Angela Merkelit gjatë krizës së borxhit të eurozonës. “Ish-kryetari i Bundestagut dhe ministri i financave Wolfgang Schäuble ka vdekur”, tha familja e tij për agjencinë gjermane të lajmeve DPA të mërkurën herët. Wolfgang Schäuble lindi më 18 shtator 1942. Ai ishte një avokat, politikan dhe burrë shteti gjerman, karriera politike e të cilit zgjati më shumë se pesë dekada. Anëtar i Unionit Kristian Demokrat (CDU), ai…

Lexo më shumë

Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje kriminale dhe ka vënë në pranga një 41-vjeçar. Ky i fundit qëlloi në drejtim të banesës së një 60-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, duke iu rrezikuar seriozisht jetën familjarëve dhe kur pa që po mbërrinte Policia, u largua në pyll. Njoftimi: Kurbin/Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Mori armën e zjarrit në banesë, dhe qëlloi në drejtim të banesës së një 60-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, duke iu rrezikuar seriozisht jetën familjarëve, kur pa që po mbërrinte Policia, u largua në pyll. Pas kërkimeve dhe ndjekjes…

Lexo më shumë

Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari shprehu qëndrimin e tij për nevojën e një debati të hapur pas zgjedhjeve mbi një ndryshim të Kushtetutës dhe një rregullim të ri të strukturës shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Taravari theksoi se ky nuk është një qëndrim nacionalist, por një perspektivë që synon një sistem më funksional dhe zhvillim të vazhdueshëm për vendin. “Është legjitime të flitet për një Kushtetutë të re, nëse kjo aktuale është arnuar 100 herë. Është legjitime të flitet për një të re që do të jetë shumë më funksionale dhe do t’i mundësojë vendit të zhvillohet shumë më mirë…

Lexo më shumë

Pasi protestuan para Gjykatës së Lartë, selisë rozë dhe bashkisë së Tiranës, demokratët të udhëhequr nga Sali Berisha, u drejtuan drejt selisë blu. Duke folur për mediet Berisha tha se në betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës hapën një faqe të re. Berisha: Sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të diktaturës. Kjo protestë, e para në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, para Gjykatës së Lartë, e cila ka shënuar një tradhti të lartë kombëtare ndaj ligjit dhe Kushtetuës, shënon vetëm fillimin e protestave. Protesta jonë para selsië së krimin shënon fillimin e protestave kudnër partisë së…

Lexo më shumë