Author: shqiperia
Kostoja prej 200 denarë, e vendosur për të gjithë ata që kanë kyçje në rrjetin e energjisë elektrike, pavarësisht nëse shfrytëzojnë ose jo energjinë elektrike, nuk paraqet harxhim shtesë, por shpërndarje e harxhimit të kostos së rrjetit. Këtë e bëri të ditur “10 minuta”, zëvendëskryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Lirim Sulejmani. “Nuk është ky harxhim shtesë që do e kenë qytetarët, por është shpërndarje e re e harxhimit ose kosto për rrjetin. D.m.th. nëse deri më tani harxhimet e kostos ishin barrë vetëm e qytetarëve që harxhonin energji elektrike, tani ai harxhim do të shpërndahet edhe te qytetarët që…
Sipas ekspertëve, ka disa shenja që mund të tregojnë se një person ka vetëbesim të ulët dhe do të ishte mirë të punonte më shumë me veten. Nëse vëzhgoni edhe modelet dhe shenjat e mëposhtme në sjelljen tuaj, atëherë mund të shqetësoheni se është koha për të punuar me veten tuaj. Ju nuk i impononi lehtësisht kufijtë tuaj Le ta bëjmë të qartë se kufijtë hyjnë në sjelljen tonë. Dhe kur flasim për kufijtë, nënkuptojmë të mos pranojmë sjellje që nuk na pëlqejnë ose që i konsiderojmë fyese. Pasi të shprehim dhe komunikojmë se si ndihemi për veprime të caktuara…
Ditët dhe muajin e fundit të vitit nuk vrapojmë vetëm për të rregulluar dhe zbukurar shtëpinë, por kujdesemi dhe për dukjen e tavolinës tonë. Ti japësh më shumë rëndësi shtrimit të tavolinës, si për shembull duke zgjedhur vetëm një ngjyrë, mund të jetë një ide dhe aktivitet që mund të ndjekim gjithë vitin dhe jo vetëm sezonin e festave. Përpos ngjyrës se bardhë që nuk del kurrë nga moda, sinonim i pastërtisë, rafinimit dhe klasit, shtrimi i tavolinës mund të përfshijë dhe ngjyra të tjera nga paleta e ngjyrave. Nga bluja, te grija, te lejlaja, bordo e deri tek e…
MPB se sot në (26.12.2023) në rrugën “Mbrojtësit e Prilepit” në Prilep, policia gjatë kontrollit së automjetit “Golf” i drejtuar nga A.B. (47) nga Prilepi ka gjetur dhe konfiskuar gjithsej 7480 copë mjete piroteknike. Sipas njoftimit të MPB-së, për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 396 të Kodit Penal, personi do të ndalohet në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës./Telegrafi/ Në Prilep janë sekuestruar 7480 mjete piroteknike, një person është ndaluar appeared first on Telegrafi.
Do vidhnin në ditën e Krishtlindjes, arrestohet shqiptari në Itali, bashkëpunëtori arratiset
Itali– Dy persona me origjinë shqiptare u përpoqën të ngjiteshin nga ballkoni i një ndërtese për të hyrë në një shtëpi dhe për të kryer një grabitje natën e Krishtlindjes. Një nga dy shqiptarët u arrestua dhe sipas medieve italiane bëhet fjalë për një 39-vjeçar me precedentë penalë. Një grua vuri re dy burra të cilët, në godinën përballë saj, në via Vincenzo Russo, po ngjiteshin në ndërtesë me një litar për të arritur në një ballkon. Gruaja ka lajmëruar menjëherë policinë e cila me të mbërritur në vendngjarje ka parandaluar vjedhjen. Njëri nga dy hajdutët ka mundur të arratiset. Agjentët…
Trençevska: Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajon ku dialogu social është i gjallë
Në një intervistë në emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma, Ministra e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajon ku dialogu social është i gjallë dhe marrëveshjet kolektive realizohen nëpërmjet tij. “Dy javë më parë, në një konferencë në Budapest ku ishin të pranishme vendet nga Ballkani Perëndimor, ne përcaktuam se jemi i vetmi vend ku marrëveshjet kolektive realizohen përmes dialogut social. Si shtet, çdo gjë që bëjmë, që është në interes të qytetarëve, kalon përmes Këshillit Ekonomik Social. Në vitin 2023 janë mbajtur më shumë se 12 seanca…
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka vënë në pranga shefin e policisë së burgut të Drenovës, Mariglen Kadiu, i cili më herët ka mbajtur këtë funksion edhe në burgun e Peqinit. Edhe pse nuk ka detaje në lidhje me arrestimin e tij, dyshohet se gjithçka lidhet me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 15 Dhjetor në Burgun e Peqinit, ku Sokol Macaj vrau me pistoletë brenda në qeli Arben Lleshin si dhe plagosi Indrit Shaqjan. Futja e pistoletës brenda në burg tregoi se sa i brishtë është sistemi i burgjeve në vendin tonë. Dyshimet e para ishin se…
Mesazhi i tij në rrjetin social X, dikur i njohur si Twitter, erdhi një ditë pasi anëtarët e ekipit të tij thanë se kishin arritur ta gjenin vendndodhjen e tij pas disa javësh humbje kontakti. Zoti Navalny mbahej më parë në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, ndërsa tani gjendet në Kharp, në rajonin Yamal-Nenets, një zonë e njohur për dimrat e ashpër. Zoti Navalny shkruajti se ishte transportuar me masa kaq të shumta dhe përgjatë një trajektoreje aq të çuditshme, sa që nuk mendonte se do të bëhej e ditur vendndodhja e tij deri në janar. Kira Yarmysh, një…
Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin të Ministrisë së Ekonomisë për kufizimi i çmimeve produkteve të vazhdojë deri më 31 janar, duke ofruar një mbrojtje shtesë për xhepin e konsumatorëve gjatë kësaj periudhe festive. Ndër produktet që përfshihen në këtë rregullim janë orizi i bardhë, mielli i grurit, buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë, biskotat e caktuara, vafelat, makarona, mish dhe produkte mishi, kos dhe produkte qumështi, si dhe vezë të freskëta pule. Gjithashtu, Qeveria miratoi ndryshime në çmimet e ujit mineral të gazuar dhe të gazuar, pijeve të gazuara dhe të gazuara dhe…
Një automjet tip “Benz” autobot është përplasur me një mjet bujqësor pasditen e sotme, rreth orës 17:00. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël. Policia njofton se automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./vizionplus.tv