Author: shqiperia
Dalja nga lista gri e pastrimit të parave është vlerësuar nga Zv.Kryeministrja Belinda Balluku, si rezultat i një pune të madhe dhe të mirë koordinuar të institucioneve shqiptare. Deklaratat u bënë gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit Bashkërendues të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, i mbajtur sot paradite nën drejtimin e drejtimin e Zëvendëskryeministres Balluku dhe ne pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve që janë pjesë e këtij Komiteti. Në fjalën e saj hapëse, zëvendëskryeministrja e cilësoi vitin 2023 si një vit të suksesshëm sa i takon arritjeve që ka bërë vendi ynë në këtë drejtim dhe që u finalizuan edhe me…
Protestat paralizojnë Beogradin, dhjetëra të arrestuar, disa politikanë të opozitës në grevë urie
Më shumë se një javë pas zgjedhjeve në Serbi, protestat nuk po ndalen. Opozita e bashkuar dhe studentë bllokuan rrugët e Beogradit një natë më parë për disa orë më radhë. Mijëra protestues marshuan nga Komision i zgjedhjeve drejt stacionit të policisë ku po mbahen disa nga të arrestuarit ndërsa disa politikanë të opozitës ndodhen në grevë urie. Janë rreth 40 protestues që po mbahen në burg pas përplasjeve të forta me policinë të dielën në mbrëmje. Komisioni Zgjedhor deklaroi se pas kontrollit të listave të votuesve, pretendimet e opozitës nuk ishin të vërteta. Grupet vendore joqeveritare të monitorimit të…
114 persona kanë humbur jetën në 106 aksidente në periudhën janar-nëntor të këtij viti në Maqedoni
Gjatë këtij viti që po përfundon deri në nëntor, në rrugët e Maqedonisë kanë ndodhur gjithsej 106 aksidente trafiku me pasoja fatale, në të cilat kanë humbur jetën 114 persona, njoftoi kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr), Gordana Kozhuvarovska, në një konferencë për media. Ajo ka theksuar se ka një rënie të numrit të aksidenteve në komunikacion me fatalitet krahasuar me vitin paraprak 2022, në të cilin kanë ndodhur gjithsej 109 aksidente trafiku me 116 viktima. “Siguria në komunikacion është e domosdoshme për të gjitha subjektet në fushën e komunikacionit, por është e rëndësishme edhe për…
Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim në Apel çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Vendimi u mor pas rekursit të kërkuar nga grupi i Rithemelimit. Në arsytimin e zbardhur, gjykata konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim. “Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura…
Në 10 seancat e provimeve të organizuara gjatë vitit 2023, provimin profesional e kanë dhënë gjithsej 440 doktorë të mjekësisë që plotësojnë kushtet për marrjen e licencës së punës. Interesimi më i madh për dhënien e provimit profesional këtë vit ka pasur në seancën e provimit të dhjetorit, ku kanë kaluar 232 doktorë të mjekësisë, njofton Oda e Mjekësisë. Mjekët e mjekësisë, pas përfundimit të shkollës mjekësore dhe praktikës, duhet t’i nënshtrohen provimit profesional më së voni brenda një viti për të marrë licencën e punës. Organizimi i dhënies së provimit profesional është një nga kompetencat e Odës, përveç dhënies…
Ushtria izraelite ditë ne sotme ka shumëfishuar goditjet e saj në Rripin e Gazës, në kuadrin e luftës që shpalli për të “eliminuar” Hamasin dhe mund të zgjasë “shumë muaj”, pavarësisht shqetësimeve gjithnjë e në rritje për situatën humanitare. Ndërkohë, në një shenjë tjetër se konflikti po merr përmasa më të gjera, SHBA-ja njoftoi se kishte përgjuar në Detin e Kuq drone dhe raketa të lëshuara nga rebelët shiitë Houthi të Jemenit, të cilët kërcënojnë interesat izraelite në shenjë “mbështetjeje” për gazanët. Në enklavën palestineze, forcat e armatosura izraelite janë përfshirë në “betejat” në “Khan Younis” (jug), ndërsa “zgjerojnë” operacionet e tyre në pjesën qendrore…
Aktori koreano-jugor, Lee Sun-kyun, i njohur për rolin e tij në filmin “Parasite” – film i shpërblyer me çmimin Oscar – është gjetur i vdekur në një makinë në Seul, të mërkurën, thanë autoritetet. Ai është gjetur pas disa javësh hetimi intensiv nga policia si i dyshuar për përdorim të drogës. Sipas policisë dhe ekipit të urgjencës, Lee është gjetur në një gjendje pa ndjenja në makinën e parkuar në një rrugë në veri të Seulit. Oficerët e urgjencës më vonë konfirmuan se ai kishte vdekur, sipas stacionit të policisë Seongbuk të Seulit. Policia tha se ishte në kërkim të…
Qindra vetë nuk i kaluan ditët e festës së Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre këtë vit në Gjermani. Ata duhet të evakuoheshin për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Edhe në ditët e ardhshme gjendja mbetet e tensionuar, sidomos në rajonet e Saksonisë së Poshtme dhe Saksoni-Anhalt. Prita të pengimit të ujit apo argjinaturat për shkak të shirave mund të prishen. Më shumë shpresë ofrojnë të dhënat e Shërbimit Metereologjik. Të mërkurën (27.12.) priten pak shira dhe përmirësim i motit. Përmbytjet janë shpeshtuar Të Gjelbrit gjermanë për shkak të gjendjes kritike të përmbytjes në vend kanë kërkuar investime më të mëdha në mbrojtjen nga përmbytjet.…
Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha u thirr sot në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar për çështjen “Gërdeci”. Ai qëndroi afro një orë në ambientet e Gjykatës, ku u pyet për faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar asokohe Fatmir Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. “Qoftë zotin Bumçi dhe zotin Mediu i kam miq dhe sot. Jam thirrur këtu vetëm një herë para një viti. Sikundër ju kam thënë, kam diskutuar për një çështje të tij personale. I kam takuar përpara se të mbanin funksione të tilla dhe vazhdoj t’i takoj. Bisedat janë biseda që bëhen me…
Sektori i Policisë Rrugore i qarkut të Korçës në këtë fundvit ka marrë të gjitha masat për të siguruar një trafik normal dhe për t’ua bërë përdoruesve sa më të lehtë festën e ndërrimit të viteve. Policia e Shtetit dhe Policia Rrugore si pjesë përbërëse e saj ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, për të përballuar fluksin në rritje që është në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë por në veçanti qytetit të Korçës që është nje atraksion i rëndësishëm turistik. Siç dihet në këtë periudhë është qyteti më i frekuentuar nga pushuesit kryesisht vendas. Policia Rrugore me këtë…