Author: shqiperia

Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi Kroacinë mbrëmjen e së mërkurës. Sipas EMCS tërmeti ëhstë regjistruar pranë Splitit. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një zonë 23 kilometra larg Splitit. Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët, por paraprakisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme.

Lexo më shumë

Ju ka ndodhur të zgjoheni për disa net rresht në të njëjtën orë? Mund të duket rastësi, por mjekësia tradicionale kineze (TCM) mund të ketë një shpjegim dhe një zgjidhje për ju. Çdo organ ka orën e tij biologjike, ndaj ekziston dhe një kohë optimale për çdo aktivitet. Disa organe bëjnë punën më të madhe gjatë natës dhe arsyeja pse zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor, ndaj mos e neglizhoni. 21:00-23:00 — Tiroidet Gjatë fazave të para të gjumit, sistemi endokrin ribalancohet, ndërkohë që enët e gjakut bëhen më aktive. Kjo do…

Lexo më shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i pyetur për rritjen e pagës minimale në prag të zgjedhjeve të ardhshme në TV21, tha se është e kundërta. Sipas tij ajo përcaktohet nga dy faktorë që është paga mesatare vjetore dhe inflacioni. “Metodologjia e re e cila është inkorporuar në kuadër të ligjeve të RMV-së ku paga minimale nuk përcaktohet nga dëshira e sipërmarrëseve apo e qeveritarëve për çështje votash. Paga minimale me metodologjinë e re përcaktohet nga dy faktorë, nga rritja e pagës mesatare për vitin paraprak dhe nga rritja e inflacionit nga viti paraprak”. “Rritja e pagës mesatare gjatë këtij viti…

Lexo më shumë

Bakllavaja është një ëmbëlsirë fantastike, për origjinën e së cilës, Greqia, Turqia dhe shumë vende të Lindjes së Mesme nuk po bien dakord edhe sot. Asirianët pretendojnë se ata e kanë bërë bakllavanë të parët që në shekullin e 8 para Krishtit, duke bërë petën e bukës, mbushur me arra dhe mjaltë dhe pjekur në furrë druri. Megjithatë, Greqia dhe Turqia akoma vazhdojnë të jenë në konflikt sa i përket bakllavasë. Konflikti mes dy vendeve për origjinën e kësaj ëmbëlsire mori nota politike në 2006 kur grekët qipriotë vendosën ta quanin ëmbëlsirën si të tyren. Për turqit kjo ishte një…

Lexo më shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski sot e lëshuan në përdorim pishinën e rikonstruktuar në Strugë, projekt i realizuar me mjete buxhetore përmes Agjencisë për Rini dhe Sport në vlerë prej 1.6 milionë euro. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kovaçevski shprehu kënaqësinë që pas 20 vitesh pishina e variantit të mbyllur sërish është në dispozicion të struganëve, siç tha ai, “kujtimi i shumë gjeneratave”. Ai tha se objekti përsëri do të jetë krenari e Strugës dhe krenari e të gjithë sportistëve dhe adhuruesve të notit. “Pishina e mbyllur është rikonstruktuar tërësisht…

Lexo më shumë

Në fshatin Hajmel  në Shkodër, në atmosferën e Krishtlindjeve është rikrijuar  qyteti i Betlehemit dhe skema e lindjes së Jezu Krishtit. Me qinda aktorë luajnë në rolet nga besimtarët e deri tek foshnja në rolin e Krishtit. Pamje që na kthejnë pas në kohë, në një nga ngjarjet që ndryshoi historinë e botës. Të përgatitur deri në detaje, banorët e fshatit kanë krijuar çdo skemë si para 2 mijë vjetëve. Besimtarë të të gjitha moshave u bashkuan që të rikrijojnë atmosferën e lindjes së Krishtit dhe ngajrjet bazuar n2ë shkrimin e shenjtë. Mbi 300 është numri i figurantëve në këtë…

Lexo më shumë

Ndonjëherë duket e vështirë të ndryshosh dikë, por gjërat janë më të thjeshta nëse ju vërtetë e ‘zotëroni’ zemrën e partnerit tuaj. Ky i fundit do të jetë i gatshëm të ndryshojë një listë gjërash për të mirën e marrëdhënies, nëse vërtetë ia keni vjedhur zemrë. Ai nuk ka frikë të tregojë anën e tij emocionale Stereotipet duan që meshkujt të fshehin emocionet e tyre, veçanërisht ato të trishtimit. Të gjithë kemi dëgjuar “Burrat nuk qajnë”. Pra, shumica prej tyre do t’ju shmangin nëse do t’ju takojnë kur nuk ndihen mirë psikologjikisht ose do të përpiqen të fshehin atë që ndjejnë pas mantelit…

Lexo më shumë

Sekretari i PD për reformën zgjedhore, Rezart Kthupi në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhiu, komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me ‘logon’ e PD. Si e kupton PD zyrtare vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë mbi “logon” e kësaj force politike? “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është në përputhje me kërkesën që ne kemi adresuar në shqyrtimin e ccështjes në Gjykatën e Apelin. Shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Apelit, pretendimi i asaj që ne kemi ngritur ka të bëjë me themelin e çështjes, që do të…

Lexo më shumë

Një arsenal armësh është gjetur në Gramsh. Mësohet se disa të rinj kanë gjetur një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë.  Të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur me urgjencë në vendngjarje. Nuk përjashtohet mundësia që arsenali i armëve mund të jetë i një grupi kriminal të qarkut të Elbasanit. Pas sekuestrimit të arsenalit dhe pas hetimeve policia do të japë detaje zyrtare./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Një 19 vjeçar ka rënë nga shkëmbi në Selishtë të Dibrës teksa kishte shkuar për piknik me shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, ku shtetasi K.B, kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për…

Lexo më shumë