Author: shqiperia
Menjëherë pas zgjedhjeve të 30 gushtit 2020, anëtarët e kartelit të policisë së drogës dhe klanit Kavaka u përpoqën të kontaktojnë Dritan Abazoviç, për t’i shpjeguar atij se ai nuk duhet të bëjë marrëveshje “me çetnikët”, dhe në komunikimin e tyre të ndërsjellë pretendojnë se për këtë kanë biseduar me Ramush Haradinajn. Bisedat janë bërë në aplikacionin “SkyECC”, sipas transkripteve të siguruara nga Europol për hetuesit malazezë. Drama rreth humbjes së pushtetit filloi natën e zgjedhjeve parlamentare, një orë pas mbylljes së qendrave të votimit, kur agjenti sekret Petar Lazoviç u dërgoi një mesazh bashkëpunëtorëve të tij nga klani se…
Dy palestinezë u vranë sot nga sulmi i ushtrisë izraelite gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në zonën e Hebronit, në pjesën jugore të Bregut të pushtuar Perëndimor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze. Dy palestinezët, të moshës 17 dhe 31 vjeç, u vranë nga ushtarët izraelitë në një operacion ushtarak në kampin e refugjatëve Fawar në pjesën jugore të Hebronit, sipas ministrisë palestineze. Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende për incidentin. Më shumë se 300 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë nga ushtarët, dhe në disa raste nga kolonët izraelitë, që nga fillimi i luftës midis Izraelit…
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, mbajti një konferencë vjetore për media ku prezantoi konkluzionet e punës së Gjykatës gjatë vitit 2023 dhe theksoi se edhe përveç përbërjes jo të plotë të Gjykatës, janë mbajtur një numër rekord i seancave, të cilat. siç tha ajo, nuk ka qenë kështu në 22 vitet e fundit. Kacarska njoftoi se sot në Gjykatën Kushtetuese janë aplikuar 210 iniciativa dhe ky numër, thotë ajo, kalon nga mesatarja e 5 viteve të fundit që varion nga 130-170, nëse përjashtojmë vitin 2020 kur u kontestuan qindra dekrete për pandeminë Kovid të Qeverisë e cila iu referua…
Këto janë njerëzit më të stresuar në Evropë
Nëse ideja jonë për grekët nuk është ajo e një populli të stresuar, ata kryesojnë renditjen e vendeve evropiane, në të cilat stresi perceptohet më shumë. Sipas studimit, Greqia është vendi më i stresuar në Evropë, me rezultatin më të lartë të stresit prej 71.8 nga 100, e ndjekur nga Turqia, e cila renditet si vendi i dytë më i stresuar në Evropë për raportet e niveleve të larta të stresit, me prej 71.2 nga 100. Portugalia renditet si vendi i tretë më i stresuar në Evropë me shkallën e tretë më të lartë të depresionit në Evropë me një…
Vizitorët në Kenia nga e gjithë bota nuk do të kenë nevojë të pajisen me vizë. Rregulli hyn në fuqi që nga janari dhe lajmi u njoftua nga Presidenti William Ruto. Ruto tha se qeveria e tij kishte zhvilluar një platformë digjitale për të siguruar që të gjithë vizitorët do të merrnin një autorizim elektronik të udhëtimit paraprakisht, në vend që të kishin nevojë të aplikonin për vizë. “Nuk do të jetë më e nevojshme që asnjë person nga asnjë cep i globit të mbajë barrën e aplikimit për vizë për të ardhur në Kenia,” tha ai në një fjalim…
Banorët e fshatit Sheqeras në bashkinë e Maliqit kanë protestuar ditën e sotme për shkak të marrjes së tokave nga një subjekt privat. Sipas tyre, subjekti ka marrë në përdorim jo vetëm tokat që sipas tyre i kanë punuar gjatë këtyre 30 viteve por ka ndërhyrë edhe në tokat që i kanë në pronësi. Ata kërkojnë nga Bashkia si dhe ministria e linjës këto toka, t’u jepen atyre në përdorim dhe jo subjektit privat. Banorët i thanë gazetarit të Vizion Plus, Tonin Frroku se kanë qënë ata që e kanë kthyer gjithë sipërfaqen nga moçalishte në tokë bujqësore, sipërfaqe të…
Pesë persona, duke përfshirë një të mitur, vdiqën, dy u plagosën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur në Rumani, pasi një zjarr shpërtheu mëngjesin e sotëm në një bujtinë, rreth 100 kilometra në veri të Bukureshtit. “Mëngjesin e sotëm, në rajonin e Tohanit, në krahinën e Prahovës, ka rënë zjarr në një vend ku sigurohet akomodimi dhe ushqimi”, shkruan shërbimet lokale të shpëtimit në një mesazh në Facebook. Ndër të vdekurit, zjarrfikësit identifikuan një të mitur që humbi jetën. “Operacioni i shuarjes është penguar nga fakti se zjarri u përhap në të gjithë godinën, në një sipërfaqe prej më…
Ministri i MBP-së, Oliver Spasovski sot informoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka hetuar plotësisht rastin e vrasjes së dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga pikëpamja e MPB-së, çështja është zbardhur në tërësi. Për të gjitha aspektet e tjera të hetimit do të kontaktoni Prokurorinë. Puna jonë ka përfunduar plotësisht. Nëse vendoset zgjerimi i hetimeve dhe pranimi i udhëzimeve dhe kërkesave të tjera nga Prokuroria, MPB-ja është këtu për të vepruar”, tha Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Pas 17 ditësh, të premten, më 22 dhjetor, mbërritën rezultatet e autopsisë nga autopsitë e…
Policia e Maqedonisë me “vetura inteligjente”, do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion
Policia e Maqedonisë u bë me dy automjete, të pajisura me sistemin “PolCam”, pajisje e brendshme e krijuar për kontrollin dhe monitorimin e trafikut dhe shkeljeve në komunikacion. Sistemi “PolCam” lehtë i dokumenton shkeljet e trafikut si: kalimi në semafori të kuq, drejtimi me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, parakalimet e paligjshme dhe shkelje të tjera, si dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve mund të matet në një distancë fikse dhe të ndryshueshme nga automjetet. Pajisja mundëson një regjistrim video prej 25 fotosh në sekondë, një hartë që tregon vendndodhjen ku është realizuar videoja, si dhe ekziston një…
Nata e ndërrimit të viteve është festa më e dashur për shqiptarët, për të cilën përgatitjet nisin disa ditë përpara, në mënyrë që mbrëmja e datës 31 të na gjejë të plotësuar. Janë të shumta detajet që bëjnë diferencën e kësaj feste me të tjerat, duke nisur që nga fishekzjarrest, ëmbëlsirat, gatimet tradicionale, programi televiziv, pema e ndriçuar e shumë të tjera. Madje shqiptarët zbatojnë edhe disa tradita specifike të kësaj feste që nuk zbatohen në vendet përreth. Një prej zakoneve më karakteristike është se kush duhet të hyjë i pari në shtëpi në ditën e parë të vitit, në…