Author: shqiperia

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, mbajti një konferencë vjetore për media ku prezantoi konkluzionet e punës së Gjykatës gjatë vitit 2023 dhe theksoi se edhe përveç përbërjes jo të plotë të Gjykatës, janë mbajtur një numër rekord i seancave, të cilat. siç tha ajo, nuk ka qenë kështu në 22 vitet e fundit. Kacarska njoftoi se sot në Gjykatën Kushtetuese janë aplikuar 210 iniciativa dhe ky numër, thotë ajo, kalon nga mesatarja e 5 viteve të fundit që varion nga 130-170, nëse përjashtojmë vitin 2020 kur u kontestuan qindra dekrete për pandeminë Kovid të Qeverisë e cila iu referua…

Lexo më shumë

Nëse ideja jonë për grekët nuk është ajo e një populli të stresuar, ata kryesojnë renditjen e vendeve evropiane, në të cilat stresi perceptohet më shumë. Sipas studimit, Greqia është vendi më i stresuar në Evropë, me rezultatin më të lartë të stresit prej 71.8 nga 100, e ndjekur nga Turqia, e cila renditet si vendi i dytë më i stresuar në Evropë për raportet e niveleve të larta të stresit, me prej 71.2 nga 100. Portugalia renditet si vendi i tretë më i stresuar në Evropë me shkallën e tretë më të lartë të depresionit në Evropë me një…

Lexo më shumë

Vizitorët në Kenia nga e gjithë bota nuk do të kenë nevojë të pajisen me vizë. Rregulli hyn në fuqi që nga janari dhe lajmi u njoftua nga Presidenti William Ruto. Ruto tha se qeveria e tij kishte zhvilluar një platformë digjitale për të siguruar që të gjithë vizitorët do të merrnin një autorizim elektronik të udhëtimit paraprakisht, në vend që të kishin nevojë të aplikonin për vizë. “Nuk do të jetë më e nevojshme që asnjë person nga asnjë cep i globit të mbajë barrën e aplikimit për vizë për të ardhur në Kenia,” tha ai në një fjalim…

Lexo më shumë

Banorët e fshatit Sheqeras në bashkinë e Maliqit kanë protestuar ditën e sotme për shkak të marrjes së tokave nga një subjekt privat. Sipas tyre, subjekti ka marrë në përdorim jo vetëm tokat që sipas tyre i kanë punuar gjatë këtyre 30 viteve por ka ndërhyrë edhe në tokat që i kanë në pronësi. Ata kërkojnë nga Bashkia si dhe ministria e linjës këto toka, t’u jepen atyre në përdorim dhe jo subjektit privat. Banorët i thanë gazetarit të Vizion Plus, Tonin Frroku se kanë qënë ata që e kanë kthyer gjithë sipërfaqen nga moçalishte në tokë bujqësore, sipërfaqe të…

Lexo më shumë

Pesë persona, duke përfshirë një të mitur, vdiqën, dy u plagosën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur në Rumani, pasi një zjarr shpërtheu mëngjesin e sotëm në një bujtinë, rreth 100 kilometra në veri të Bukureshtit. “Mëngjesin e sotëm, në rajonin e Tohanit, në krahinën e Prahovës, ka rënë zjarr në një vend ku sigurohet akomodimi dhe ushqimi”, shkruan shërbimet lokale të shpëtimit në një mesazh në Facebook. Ndër të vdekurit, zjarrfikësit identifikuan një të mitur që humbi jetën. “Operacioni i shuarjes është penguar nga fakti se zjarri u përhap në të gjithë godinën, në një sipërfaqe prej më…

Lexo më shumë

Ministri i MBP-së, Oliver Spasovski sot informoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka hetuar plotësisht rastin e vrasjes së dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga pikëpamja e MPB-së, çështja është zbardhur në tërësi. Për të gjitha aspektet e tjera të hetimit do të kontaktoni Prokurorinë. Puna jonë ka përfunduar plotësisht. Nëse vendoset zgjerimi i hetimeve dhe pranimi i udhëzimeve dhe kërkesave të tjera nga Prokuroria, MPB-ja është këtu për të vepruar”, tha Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Pas 17 ditësh, të premten, më 22 dhjetor, mbërritën rezultatet e autopsisë nga autopsitë e…

Lexo më shumë

Policia e Maqedonisë u bë me dy automjete, të pajisura me sistemin “PolCam”, pajisje e brendshme e krijuar për kontrollin dhe monitorimin e trafikut dhe shkeljeve në komunikacion. Sistemi “PolCam” lehtë i dokumenton shkeljet e trafikut si: kalimi në semafori të kuq, drejtimi me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, parakalimet e paligjshme dhe shkelje të tjera, si dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve mund të matet në një distancë fikse dhe të ndryshueshme nga automjetet. Pajisja mundëson një regjistrim video prej 25 fotosh në sekondë, një hartë që tregon vendndodhjen ku është realizuar videoja, si dhe ekziston një…

Lexo më shumë

Nata e ndërrimit të viteve është festa më e dashur për shqiptarët, për të cilën përgatitjet nisin disa ditë përpara, në mënyrë që mbrëmja e datës 31 të na gjejë të plotësuar. Janë të shumta detajet që bëjnë diferencën e kësaj feste me të tjerat, duke nisur që nga fishekzjarrest, ëmbëlsirat, gatimet tradicionale, programi televiziv, pema e ndriçuar e shumë të tjera. Madje shqiptarët zbatojnë edhe disa tradita specifike të kësaj feste që nuk zbatohen në vendet përreth. Një prej zakoneve më karakteristike është se kush duhet të hyjë i pari në shtëpi në ditën e parë të vitit, në…

Lexo më shumë

Patologjia e gjëndrës tiroide mund të manifestohet në formën e ndryshimeve në strukturën ose në funksionin e saj. Në grupin e sëmundjeve të gjëndrës tiroide përfshihet edhe gusha, e cila zakonisht manifestohet si rritje e vëllimit të gjëndrës tiroide në pjesën e përparme të qafës. Gusha është pa dhimbje, por nëse rritet shumë, mund të shkaktojë vështirësi në gëlltitje, ndryshime në zë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, e vetmja zgjidhje për trajtim është ndërhyrja kirurgjikale. Në Klinikën Zhan Mitrev, është diagnostikuar dhe e mënjanuar në mënyrë kirurgjikale gusha/struma me përmasa të mëdha tek një paciente me vështirësi…

Lexo më shumë

MPB njofton se janë zbuluar 5.880 copë mjete të ndryshme piroteknike në Strumicë, me çka është ndaluar një 54-vjeçar. “Sot (26.12.2023), zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës kanë ndaluar A.I. (54) nga fshati Bansko i Strumicës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i janë gjetur dhe konfiskuar 5.880 copë mjete të ndryshme piroteknike. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të saj kundër personit do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/ Ndalohet një 54-vjeçar nga Strumica, i sekuestrohen…

Lexo më shumë