Author: shqiperia
Rama prezanton “shërbëtorin” virtual në e-Albania: Asistenti i çdo qytetari 24 orë në ditë
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale, Asistenti Virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania. Kreu i qeverisë e cilësoi një moment të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të komunikimit mes qytetarëve dhe institucioneve në funksion të shërbimeve, prezantimin e këtij “shërbëtori” virtual. Rama: Është një epokë e re që ka përfshirë gjithë botën dhe në të cilën ne duam të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të Inteligjencës Artificiale në funksion të transparencës, pastërtisë të gjithë proceseve të brendshme të funskioneve shtetërore, në funksion të lehtësimit të jashtëzakoshëm të…
Do t’i ndryshojë jeta! 4 shenjat e Horoskopit që duhet të përgatiten për fillime të reja në 2024
Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit 2023, është një kohë e mirë për të menduar për vendimet tuaja të Vitit të Ri për vitin 2024. Është një kohë për ndryshime të mëdha dhe fillime të reja, për 4 shenja Horoskopi: Dashi 2024 mund të jetë viti juaj për rikrijim. Udhëtimi i Nyjes Veriore në të parën tuaj Rreth datës 20 janar, Plutoni zhvendoset në shtëpinë tuaj të 11-të, duke sjellë një shans për të transformuar planet tuaja të ardhshme dhe mënyrën se si përshtateni me botën. Ka të ngjarë që do të arrini shumë në 2024. Kur Marsi të…
Këshilltarët e BDI-së në Komunën e Tetovës akuzojnë kryetarin Bilall Kasami se po mundohet të përvetëson projektin për ndërtimin e sistemin të ujërave të zeza në qytetin e Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Bilall Kasami në mungesë të projekteve kapitale dhe reale për qytetarët e Tetovës, ai po mundohet të përvetësojë projektet të iniciuara, projektuar dhe realizuar nga BDI. Projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në fshatin Falisht është projektuar në vitin 2013 dhe paraqet projektin më të madh IPA të fituar atëherë nga ndonjë komunë. Në vitin 2014 Komuna e Tetovës e udhëhequr nga BDI aplikon në…
Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana misterioze këtë të enjte në Prishtinë. Mediat në Kosovë shkruajnë se 34-vjeçarja është hedhur nga kati i dytë i një hoteli në dalje të kryeqytetit. Po ashtu, mediat raportojnë se e reja është përplasur verbalisht me një person para se të ndërmerrte aktin ekstrem. E reja mësohet se është nga Gjakova. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat./vizionplus.tv/
Skandali, në të cilin fatkeqësisht humbi jetën njerëzore, lidhet me njerëz të afërt të nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikolloski, akuzojnë sot nga LSDM. “Gjatë gërmimit të një objekti në Shkup, i cili u krye nga kompania e Ivica Georgievski – Fredi, person i afërt me OBRM-PDUKM-në dhe nënkryetarin aktual Aleksandar Nikollovski, humbi jetë njerëzore dhe u shkel ligji për shkak të një pasigurisë gjatë ndërtimit një fekale. Një pjesë e mediave kanë publikuar edhe informacione se kinse Nikolloski është ortak me Georgievskin. Për këtë rast duhet të ketë përgjegjësi dhe për këtë arsye institucioni kompetent tashmë ka ngritur kallëzim penal…
SHBA thirrje G7: Të shqyrtohen mënyra për të sekuestruar asete ruse me vlerë 300 miliardë dollarë
Qeveria amerikane ka sugjeruar që grupet teknike të vendeve anëtare të G7 të studiojnë mënyrat për të sekuestruar 300 miliardë euro që kanë si burim asetet e ‘ngrira’ ruse. Kjo shumë është “ngrirë” si pasojë e sanksioneve të vendosura nga superfuqitë e botës ndaj Rusisë dhe oligarkëve rusë, pas fillimit të luftës në Ukrainë. Megjithatë, SHBA kërkon që asetet e ‘ngrira’ të sekuestrohen. SHBA, me mbështetjen e Britanisë, Japonisë dhe Kanadasë, ka propozuar fillimin e punës përgatitore për të shqyrtuar opsionet nga liderët e G7 në një takim të ardhshëm, rreth 24 shkurtit, sipas raportit të publikuar nga gazeta Financial Times. Superfuqitë e botës vendosën…
Qeveria gjermane miratoi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në vlerë prej të paktën 11 miliardë e 710 milionë euro deri në mes të dhjetorit 2023. Ky është një bilanc prej rreth 25% më i lartë se në vitin rekord 2021, kur eksportet arritën në 9.35 miliardë euro, e madje 40 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe vitin e parë të koalicionit aktual qeverisës të Socialdemokratëve (SPD), të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP). Vetëm pak më shumë se një e treta e këtyre pajisjeve shkuan në Ukrainë – ku kanë shkuar armë dhe pajisje në vlerë prej rreth…
Një 44-vjeçar norvegjez dyshohet se ka vrarë me thikë në qafë një polic 32-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotmë në Selanik. Sipas informacioneve, polici mori një plagë në pjesën e majtë të qafës, poshtë veshit. Polici 32-vjeçar u transferua në mjekësinë ligjore ku pritet të kryhet autopsia. Si ndodhi vrasja? Ka qenë ora 04:30 e mëngjesit, kur oficerët e policisë së MAT-it, ambientet e të cilëve janë afër lokalit, dëgjuan britma, vrapuan për ndihmë dhe arrestuan 44-vjeçarin norvegjez, i cili, siç u zbulua, kishte plagosur për vdekje kolegun e tyre 32-vjeçar. Sipas informacioneve, vrasja ka ndodhur…
Tronditet Turqia, tjetër tërmet i fortë
Turqia është tronditur sërish nga lëkundje të forta sizmike. Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar disa momente më parë në Turqinë Lindore, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti kishte një thellësi prej shtatë kilometra. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar./vizionplus.tv/ #Earthquake (#deprem) possibly felt 5 sec ago in #Turkey (detected from @SismoDetector). Felt it? Tell us via: https://t.co/IbUfG7TFOL https://t.co/AXvOM7I4Th https://t.co/wPtMW5ND1t Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/B3onche8Hi — EMSC (@LastQuake) December 28, 2023
Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, për fat të keq kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, gjegjësisht nevoja e ushtrisë së RMV-së, tha ministrja Slavjanka Petrovska për kërkesën nga Ukraina për ndihma e re ushtarake. Këtë e njoftoi Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, në konferencën e rregullt vjetore për media, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, që në thelb është shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimit, është se fatkeqësisht këtë herë nuk mund të japim përgjigje pozitive…