Author: shqiperia

Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji në Shkup, Viktorija Jovanovska tha se foshnja e cila ka pësuar lëndim në krahun e majtë gjatë lindjes me prerje cezariane më 30 dhjetor është në gjendje të mirë dhe se bëhet fjalë për lëndime të lehtë. Ajo tashmë është takuar me familjen e vogëlushit për të sqaruar në detaje situatën. Ajo bëri të ditur se në kuadër të klinikës është formuar një komision që ka shqyrtuar anamnezën dhe fillimisht ka vlerësuar se nuk ka pasur ndonjë gabim mjekësor. Ndërkohë, komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë pritet të hetojë rastin. Ndërkohë prindërit e vogëlushit vazhdojnë të…

Lexo më shumë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket zjarrit të rënë në një rrobaqepsi në qytetin e Rrëshenit pasditen e kësaj të marte.. Edhe pse fillimist u raportua se zjarri erdhi si pasojë e një shkëndije elektrike, më vonë u mësua se ai ishte vënë nga një 40-vjeçare e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen me iniciale L. Ç., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Njoftimi Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e…

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë. Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motorr. Janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë dëmtime. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Vizionplus.tv/

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me përdorimin e ilaçit Trikafta për trajtimin e pacientëve me fibrozën cistike. Në një ngjarje të veçantë të mbajtur të premten, dy pacientë me fibrozë cistike janë trajtuar me sukses me ilaçin Trikafta në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Gjendja shëndetësore e tyre aktualisht është e stabilizuar, duke sjellë një shërim të dukshëm, transmeton Telegrafi. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në kujdesin shëndetësor për pacientët me fibrozë cistike në vendin tonë. Pas suksesit të paraqitur nga dy pacientët e parë, pritet që gjatë ditës së nesërme…

Lexo më shumë

Masat e policisë parandaluan incidente të ashpra natën e ndërrimit të viteve në Berlin, ku u arrestuan përkohësisht rreth 390 vetë – shumë syresh për shkelje të Ligjit për armët dhe lëndët eksplozive. Shqetësimi se nata e Vitit të Ri mund të bëhej sërish e dhunshme ishte i madh, sidomos në kryeqytetin gjerman, në Berlin. Ditën e parë të Vitit të Ri policia e Berlinit njoftoi se koncepti i saj me vendosjen e zonave ku ishin të ndaluara fishekzjarret dhe përcaktimi i zonave që konsiderohen si pika të nxehta kishte funksionuar. Rritja e ndjeshme e pranisë së policisë në ato…

Lexo më shumë

Instituti Parlamentar gjatë vitit 2023, realizoi gjithsej 255 vizita në Kuvendin e RMV-së, me numër të përgjithshëm prej 10.245 vizitorësh, nxënës, studentë, qytetarë, mysafirë të huaj dhe delegacione. Nga ky numër, në muajin dhjetor janë realizuar vizita për 23 grupe me gjithsej 892 vizitorë. Gjithashtu, vizitorët patën mundësinë të njiheshin me funksionimin dhe organizimin e shtëpisë ligjvënëse, të shikonin hapësirat dhe sallat më përfaqësuese, të njiheshin me historinë dhe procesin ligjvënës. “Vizitat kryhen nga udhërrëfyes profesionistë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze dhe janë falas për të gjithë vizitorë”. “Të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e vizitave të…

Lexo më shumë

Shtohet numri i të vdekurve në Japoni si pasojë e tërmetit që goditi pjesën perëndimore të vendit. Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani 48 persona kanë humbur jetën. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa moti është tejet i ftohtë. Tërmeti me magnitudë 7.6 e pati epiqendrën në prefekturën Ishikava, zona që u godit më rëndë nga lëkundjet. Kryeministrit i Japonisë, Fumio Kishida tha të martën se është njoftuar për dëme të mëdha në zonën bregdetare perëndimore si pasojë e një sërë tërmetesh që tronditën vendin, ditën e vitit të ri. “Tani…

Lexo më shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.01.2024) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast ka sanksionuar 514 drejtues automjetesh. Prej tyre, siç thonë nga MPB, 49 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 6 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 200 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 314 jashtë vendbanimit. “Kontrollet e trafikut…

Lexo më shumë

Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin ilegal. Kjo temë pritet të luajë rol të rëndësishëm në zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian në vitin 2024. Në gjysmën e parë të vitit 2024 në të 27 vendet anëtare të BE pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian. Rritja e shifrave të migrantëve ilegalë dhe refugjatëve si edhe procedurat e azilit, sipas sondazheve, do të jenë temat kryesore të fushatës zgjedhore. Të treja vendet kryesore të destinacionit të migrantëve në BE, Gjermani,Francë dhe Itali u ashpërsuan ligjet kombëtare për të ulur numrin e migrantëve ilegalë dhe për të lehtësuar…

Lexo më shumë

Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, ka folur për herë të parë pasi u kap nga policia me një sasi të madhe të mjeteve piroteknike. Ai për “Skopje1″ thotë se fishekzjarret i ka blerë në mënyrë ligjore. Drin Ahmeti mendon se nuk ka bërë asnjë vepër penale dhe se do të përballet ligjërisht me këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për momentin nuk do të komentoj detaje pasi hetimet dhe procedimet janë në vazhdim dhe ekipi im ligjor po punon për të. E vetmja gjë që mund të them është se mjetet piroteknike janë blerë legalisht dhe të gjitha dhuratat e tjera…

Lexo më shumë