Author: shqiperia
Nëse nuk jeni një dashamirës i mishit duhet ta dini se kjo është në të vërtetë një gjë e mirë, sepse një studim i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se mishi i përpunuar shkakton kancer.Me sa duket, edhe konsumimi i 50 gramëve të mishit të përpunuar çdo ditë (që është rreth ekuivalentit të dy feta të mishit të drekës) mund të rrisë rrezikun e kancerit tek njerëzit me 18%. Përveç kësaj, mishi i kuq zyrtarisht është klasifikuar si “kancerogjen ndaj njerëzve”. Me sa duket, ndërsa thuhet ende se mishi i kuq ka njëfarë vlere ushqyese, duket se ngrënia…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Vitin e Ri 2024 “Viti 2024 qoftë i mbushur me shëndet, dashuri, suksese dhe shkëlqim në të gjitha fushat. Gëzuar”, ka shkruar Osmani në Facebook. Ajo ka publikuar edhe një portret familjar./vizionplus.tv
VIDEO/ Ministri Balla pret në Aeroportin e Rinasit turistët e fundit për vitin 2023: Benvenuto!
Ministri i Brendshëm Taulant Balla pak momente para ndërrimit të viteve ishte në aeroportin e Rinasit ku priti turistët e fundit për këte vit që vijnë në Shqipëri. Ministri Balla i uroi turistët për festën e vitit të ri duke trokitur gotat e urimit me disa prej tyre. Këtë vit në Shqipëri kanë hyrë mbi 10 milionë turistë, duke kaluar çdo pritshmëri. /vizionplus.tv
Me fishekzjarre, ceremoni spektakolare dhe me shpresën që viti 2024 të jetë vit paqes dhe prosperitet, planeti i thotë lamtumirë vitit të vjetër. “Lamtumira” e parë në vitin 2023 ishte nga Auckland, Zelanda e Re ku u nisën fishekzjarre nga kulla e saj më e lartë, Sky Tower. Australia mori stafetën për ndryshimin, me një festë mbresëlënëse fishekzjarrësh që mahniti të pranishmit. Fishekzjarret u panë nga Ura mbresëlënëse e Harborit të Sydney dhe Teatri i Operas. Shfaqja e fishekzjarrëve zgjati 12 minuta. Ora tregoi 12 mesnatë, 1.1.24, në pjesë të Azisë, Japonisë, Koresë së Jugut dhe të Veriut. Pak më vonë ndryshimi u bë…
Jeni një nga ato shenjat me fat të zodiakut që do të fitojnë më shumë para në vitin 2024? Idealisht, të gjithë duan të kenë parashikimet më të mira financiare. Megjithatë, do të jenë vetëm katër shenja, yjet e të cilave do të rreshtohen në favor të tyre në këtë sektor. Shikoni më poshtë se cilat janë ato: Demi Bëhuni gati për një jackpot kozmik. Lidhja Jupiter-Uran në shenjën tuaj më 21 Prill sjell një periudhë me perspektiva financiare emocionuese. Ky rreshtim qiellor është si një fitim i papritur kozmik dhe mund ta bëjë vitin tuaj edhe më të mirë. Në botën e astrologjisë, ky është një…
Një lajm tronditës është publikuar nga medeit australiane. Sipas asaj që është bërë e ditur, kampioni olimpik australian i çiklizmit, Rohan Dennis, një nga çiklistët më të famshëm në vend, ka përplasur me furgonin e tij dhe ka vrarë gruan e tij 32-vjeçare, Melissa Hoskins. Historia tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Medidi, një lagje në veri të Adelaide, Australi, ku çifti jetonte me dy fëmijët e tyre. Australia, arrestato l’ex ciclista #RohanDennis, grande specialista delle prove contro il tempo e due campione del mondo nella cronometro individuale: avrebbe investito e ucciso la moglie Melissa Hoskins, 32 anni, madre…
Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës njoftoi gjatë fjalimit të saj të zakonshëm të Vitit të Ri se do të heqë dorë nga froni më 14 janar, pas 52 vitesh. “Më 14 janar 2024, 52 vjet pasi pasova babain tim të dashur, unë do të heq dorë nga detyrat e mia si Mbretëresha e Danimarkës. Unë do t’ia lë fronin djalit tim, princit të kurorës Frederik “, tha ajo. Kush është Mbretëresha Margaret Margaret II (danishte: Dronning Margrethe II af Danmark, 16 prill 1940) është Mbretëresha e Danimarkës. Ajo pasoi babain e saj Frederik IX më 14 janar 1972. Me ngjitjen e saj në fron ajo…
Njëri nga tre drejtorët e Navigacionit të Maqedonisë (M-NAV), Lube Stamenkovski dhe shefat e departamentit për teknologji informative dhe mbikëqyrëse dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre drejtuese, të pakënaqur me përzgjedhjen e personelit të punësuar në departamentin teknik. Kandidatët e pranuar në punë nuk kishin kualifikimet e duhura dhe nga ana tjetër nuk e kaluan testimin. Anëtarët e komisionit që duhej të kryente testimin nuk kanë dashur të marrin pjesë në këtë përzgjedhje të kandidatëve dhe kanë dorëzuar dorëheqjet, thonë burime nga kompania shtetërore. Reaguan nga M-NAV duke thënë se në përputhje me ligjin për marrëdhëniet e punës dhe kushtet…
Byreku është një gatim tradicional i tyezave të shqiptarëve, i preferuar nga të gjithë grupmoshat. Të mbushura me produkte të shijshme dhe të mbështjella, byrekët janë ndër format më të kënaqshme të ushqimit dhe ato vijnë në forma të ndryshme në mbarë botën, sipas një artikulli të Lottie Woodrow të botuar në “MSN Travel”. Nga spanakopita e mbushur me spinaq e Greqisë deri te byrekët me mish të Australisë dhe Zelandës së Re, artikulli sugjeron byrekët më të mirë nga e gjithë bota që duhet të provoni, ku ndër to renditet edhe byreku shqiptar. Byreku, rrënjët e të cilit shtrihen…
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar gjithë shqiptarët për vitin e ri 2024. Përmes një vieo-mesazhi në Facebook, ai përmendi disa prej arritjeve të vendit gjatë vitit 2023, duke veçuar forcimin e pozitës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Begaj bëri thirrje që politika të lërë mënjanë dallimet dhe të përqendrohet për t’u dhënë rëndësi interesave të shqiptarëve. Bajram Begaj: Kjo është festa e të gjithëve. Dëshiroj të ndaj me ju disa reflektime. Viti që lamë pas pati zhvillime pozitive, veçoj rritjen e reputacionit të Shqipërisë në botë. Treguam se ndonëse vend i vogël i kemi mundësitë të jemi faktor në…