Author: shqiperia

Ambasada Shqiptare në Japoni ka reaguar për tërmetin e fuqishëm dhe paralajmërimet për cunam. Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që mund të jetojnë në këtë shtet që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Mes të tjerash ambasada lut shtetasit e saj që të njoftojnë për çdo situatë. REAGIMI I AMBASADËS Tërmet i fortë goditi prefekturën Ishikaëa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa. Lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe lajmëroni ambasadën lidhur me gjendjen tuaj. Mbetemi në pritje. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Gjithsej 2145 thirrje janë regjistruar në numrin e vetëm të Urgjencës 112 në 24 orët e fundit, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QKK). Prej tyre 42,33 për qind ishin “reale”, dhe 57,67 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. “Sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve për të cilat kanë telefonuar qytetarët, 56,14% e thirrjeve janë bërë në polici, 38,25% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, ndërsa 3,51% tek Zjarrfikësit nga thirrjet reale në 112 në QKM. Thirrjet e urgjencës në 112, të cilat janë për zgjidhje të kombinuar të QKM-së, ishin 2.11 për qind e numrit aktual.…

Lexo më shumë

Kur është koha më e mirë për të bërë dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Përgjigja është e thjeshtë: sa herë që ju përshtatet. Përfitimet mund të jenë të ndryshme, por është çështje preference personale. Dush në mëngjes – Përparësitë Pastron trupin tuaj. Shtrati juaj ka qeliza të vdekura të lëkurës, djersë dhe baktere. Duke bërë dush në mëngjes, ju pastroni trupin tuaj. Energji. Një rrjedhë e qëndrueshme e ujit ju ndihmon të zgjoheni dhe ju bën të ndiheni më aktiv. Përgatit lëkurën tuaj për trajtim. Larja e fytyrës në dush mund të ndihmojë rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën.…

Lexo më shumë

Nga sot, energjia elektrike për amvisëri ulet me 5.16 për qind për bllokun e parë, për bllokun e dytë tarifa e lirë mbetet e njëjtë, për bllokun e tretë rritet me 2.88 dhe për bllokun e katërt me 1.86 për qind, ndërsa çmimi për çdo bllok është shuma e çmimit për energjinë elektrike aktive plus tarifën e rrjetit. Kjo, sipas kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE) Marko Bislimoski, mundësoi vendosjen e tarifës për qasje në rrjet prej 200 denarë në muaj, të cilën do ta paguajnë të gjithë përdoruesit nga fillimi i vitit. Ndryshe, sikur të mos ishte futur,…

Lexo më shumë

Qindra vetë gjatë ditëve të fundvitit 2023 u evakuuan në vende të sigurta për shkak të përmbytjeve në disa rajone në veri dhe në lindje të Gjermanisë. Pas një fluturimi me helikopter në këto zona kancelari Olaf Scholz mbërriti në qytetin Vreden mbi Aller në Saksoninë e Ulët. Ai bisedoi me ekipet e ndihmës lidhur me gjendjen aktuale në zonat e përmbytura, lidhur me masat e marra si dhe zhvillimet e pritshme në këto zona. Scholz falenderoi ndihmësit dhe premtoi ndihmat nga qeveria. Në sfondin e kësaj katastrofe natyrore është „e rëndësishme, që ne të solidarizohemi, dhe kjo po ndodh kudo”,…

Lexo më shumë

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski uron të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2024, duke i uruar shëndet, lumturi dhe suksese në vitin e ri. “Ne hyjmë në vitin e ri me mundësi të reja dhe plane të reja për arritje edhe më të mëdha. Qytetarët janë në radhë të parë! Dhe në vitin e ri do të vazhdojmë të punojmë fort për paga dhe pensione edhe më të larta, vazhdojmë të mbështesim nxënësit, studentët, pensionistët, më të rrezikuarit, por edhe sektorin e biznesit. Nuk do të lejojmë askënd të mbetet vetëm për të përballuar sfidat. Nëse viti 2023 ishte vit…

Lexo më shumë

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 goditi Ishikawa, në Japoninë qendrore, njoftoi shërbimi lokal i motit të hënën. Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare, rreth një orë para kësaj lëkundjeje të veçantë, asaj i ka paraprirë një tjetër me magnitudë 5.5 Rihter, ndërsa 8 minuta më pas ka pas një pasgoditje prej 6.2 Rihter. Në një përditësim të lidhur nga një përfaqësues i qeverisë japoneze, nuk është shkaktuar asnjë problem me funksionimin e reaktorëve bërthamorë të vendosur në Ishikawa. Shikoni më poshtë video të momenteve të lëkundjeve: Breaking News A major earthquake occurred in Japan. Widespread shaking in Japan. A tsunami warning…

Lexo më shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë dhe në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. “Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga ana e Maqedonisë”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/ Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Nuk janë vetëm yjet ata që përcaktojnë disa tipare të personalitetit të një personi. Muaji kur keni lindur ka gjithashtu rëndësi të madhe. Besojeni ose jo, teori të tëra fshihen pas tij. Njerëzit e lindur në muajin janar janë të veçantë sepse kanë më shumë ndjenjë humori se të tjerët, shumë shohin tek vetja, janë të guximshëm dhe të pjekur. Kur ata janë të mërzitur bëjnë çmendurira të ndryshme. Njerëzit e lindur në muajin janar janë mjaft unikë dhe të suksesshëm për disa arsye.Ata kanë më shumë sens humori se të tjerët, janë egocentrikë dhe përgjithësisht janë të guximshëm dhe…

Lexo më shumë

Të paktën 4,360 njerëz, duke përfshirë rreth 1,900 civilë, u vranë në vitin 2023 në konfliktin në Siri që po vazhdon që nga viti 2011, njoftoi organizata joqeveritare Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). Vitin e kaluar, Observatori njoftoi se 3,825 njerëz vdiqën në vitin 2022, që ishte numri më i ulët i vdekjeve që nga fillimi i luftës në Siri. Midis viktimave në vitin 2023 janë 1,889 civilë, duke përfshirë 241 gra dhe 307 fëmijë, sipas OJQ-së me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka një rrjet të madh burimesh në Siri. Pas disa vitesh luftimesh…

Lexo më shumë