Author: shqiperia
Në një konferencë për media e mbajtur sot, Grupi Këshillues i të Pavarurve për Karposh ka mohuar kategorikisht akuzat për punë të paligjshme ndaj këshilltares së tyre, Nevena Georgievska. Ata kanë bërë thirrje për falje publike dhe kanë paralajmëruar se nëse kjo nuk ndodh, do të nisin një padi për shpifje. Grupi ka bërë të ditur se ata nuk kanë dorëzuar asnjë amendament në Buxhetin e Komunës së Karposhit për vitin 2024. Përkundrazi, ata kanë avokuar për tejkalimin e mosmarrëveshjeve me grupin këshillues të OBRM-PDUKM-së, i cili ka dorëzuar mbi 4000 amendamente në buxhet me qëllim bllokimi. Në deklaratën e…
Edhe pse në “arrest shtëpie” dhe i ndaluar me vendim gjykate që të komunikojë me çdo person tjetër përveç familjes, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka gjetur një tjetër zgjidhje për të komunikuar me mbështetësit. Ish-kryeminsitri Berisha ju është drejtuar si “Papa” mbështetsve që ndodheshin poshtë banesës së tij duke u folur nga ballkoni i banesës. Në fjalën e tij Berisha nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj qeverisë dhe kryeminsitrit Edi Rama, por edhe ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së. Berisha e ka cilësuar dënimin e tij politik. “Për Edi Ramën Kushtetuta e vendit nuk ekziston. Nuk ka prokuror që mund të mohojë…
Të paktën tre persona u vranë sot nga bombardimet ruse në Ukrainë, pas disa ditësh bombardimesh masive me dhjetëra të vdekur dhe të plagosur. Forcat ruse shënjestruan fshatin Sandove, në rajonin Kherson, duke vrarë një banor. Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e tij nën rrënojat e shtëpisë së tij, tha guvernatori i atij rajoni, Oleksandr Prokudin, në një postim në Telegram. Një grua u vra në komunitetin Novotiaginka në të njëjtën zonë, shtoi Prokudin. Rajoni Kherson, ku lumi Dnieper ndan forcat ruse dhe ukrainase, është shënjestruar shpesh nga granatimet ruse që kur trupat ruse u tërhoqën nga qyteti me të…
Pas shkarkimit të Jorgo Goros dhe me Fredi Belerin në burg, Bashkia e Himarës aktualisht ka mbetur pa drejtues. Por sipas mediave greke, kryeminsitri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, ka gjetur një zgjidhje alternative deri në momentin që gjykata të japë vendimin final për Belerin. Gazeta greke “Kathimerini” raporton se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë ditëve të fundit të 2023-it ka zhvilluar një bisedë me ish-deputetin e LSI-së Vangjel Tavo, ku i ka kërkuar këtij të fundit që të drejtojë Bashkinë e Himarës për një periudhë 6 mujore. Sipas kësaj gazetete Rama i ka telefonuar dy herë Tavos,…
Luiza Gega me ambicie të mëdha, atletja jonë e njohur: Dua sukses në Evropian dhe Olimpiadë
Nga Ervin Sina Në javën e dytë të stërvitjes së nisur në Kenia atletja jonë kryesore, Luiza Gega, ndjehet mirë dhe e konsideron këtë fazë përgatitore në Afrikë mjaft të rëndësishme për dy garat e mëdha të verës, kampionatin europian të Romës dhe olimpiadën e Parisit. “Kjo është stërvitja bazike, ku është me shumë kilometra, por është stërvitja kryesore përsa i përket asaj që unë dua të arrij në sezonin e verës ku më presin dy aktivitete shumë të rëndësishme, siç është Kampionati Evropian. Unë tashmë shkoj dhe si kampione Evrope dhe kam një barrë më të larë mbi shpatulla.…
“Drejtimi rrugor Dibër-Komuna e Zhupës që nga pasditja e sotme është mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti në komunikacion”, njofton Shoqata e Automjeteve të Maqedonisë. Siç informojnë ata, komunikacioni është ndërprerë nga ora 16:33, ndërsa aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e mullirit”. /Telegrafi/ Rruga Dibër-Mavrovë është mbyllur për qarkullim appeared first on Telegrafi.
Në 15 janar rinis punimet parlamenti, por edhe viti 2024 pritet të sjellë të njëjtat pamje në seancat plenare, me opozitën që ngre barrikada me karrige dhe ndez flakadanë në sallën e kuvendit. Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë të bllokojnë mbledhjet e parlamentit derisa mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, për vendosjen e një bashkëkryetari të ri në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe miratimin e Gazment Bardhit si kryetar të grupit parlamentar të PD. Por protesta e opozitës nuk pritet të sjellë probleme për mazhorancën, e cila për 3 muaj ia…
Në një njoftim të fundit, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ka shpallur rikthimin e saj në detyrë pas vendimit të Gjykatës Administrative. Duke e konsideruar këtë hap si një shenjë pozitive për drejtësinë në vend, Dameva ka shprehur shpresën se ky është fillimi i rikthimit të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor. Në fjalimin e saj të parë publik pas kthimit në detyrë, Dameva tha se qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë bën dhe si vepron Këshilli Gjyqësor. Ajo shprehu mirënjohjen e saj personale për mediat dhe sektorin joqeveritar. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me kolegët e…
Moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka reaguar 3 ditë pasi përfundoi në spital, për shkak të disa problemeve shëndetësore që pati djali i saj, Dielli. Ajo ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram”, ku falenderon të gjithë për mbështetjen për situatën e vështirë që kaloi. Më tej, Arbana tregon se tashmë janë larguar nga spitali dhe ndodhen të sigurt në shtëpi. Postimi: “Jemi të sigurt dhe jemi në shtëpi. Faleminderit për të gjitha fjalët dhe lutjet tuaja të mira. Ju dua të gjithë”, shkruan Arbana ku shihet teksa përqafon me djalin e saj. Kaloi natën e Vitit…
Një ngjarje e rëndë ndodhi në familjen shqiptaro-amerikane në natën e ndërrimit të viteve. Policia amerikan Watson Morgan vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij shqiptare me origjinë nga Korça, Ornela Rora Morgan, dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç dhe në fund veten. Ngjarja tragjike ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe atë amerikan, sidomos fqinjët, miqtë dhe kolegët e çiftit. Miqtë dhe të afërmit e Watson Morgan janë shprehur të habitur nga kjo ngjarje e rëndë, pasi nuk e kishin pritur të ndodhte diçka e tillë, pasi sipas tyre çifti kishte një marrdhënie të…