Author: shqiperia
Një çift francez, të cilët dyshohet se donin të “sakrifikonin” fëmijën e tyre pesëvjeçar në Sahara, u arrestuan në Spanjë në fund të dhjetorit dhe pritet të ekstradohen në Francë, njoftuan autoritetet e të dy vendeve. Dy mësuesit e muzikës nga Franca jugperëndimore u arrestuan më 21 dhjetor në qytetin spanjoll të Algeciras, ndërsa prisnin të hipnin në një traget për në Tangier, Marok. Dy prindërit, të cilët, sipas policisë spanjolle, vuajnë nga “probleme psikiatrike” dhe ndaj tyre është lëshuar një urdhër arresti evropian për “rrëmbim të një të mituri”, synuan të vrisnin djalin e tyre në Sahara, sepse besonin se ai ishte “i…
Kollitja, edhe pse e bezdisshme, është një mekanizëm i dobishëm mbrojtës i sistemit tonë të frymëmarrjes që na ndihmon të dëbojmë në mënyrë efektive grimcat e ndryshme të dëmshme dhe mikroorganizmat që hyjnë në të. Është një simptomë e ftohjes që shkakton nervozizëm, vështirësi në gjumë dhe rraskapitje gjatë rutinës sonë të përditshme. Nëse dëshironi ta përballoni atë në mënyrë natyrale, ushqimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë: Çokollatë Në çokollatë gjejmë substancën teobrominë që përmban kakao. Teobromina krijon një shtresë mbrojtëse në fytin tonë, duke mbrojtur mbaresat nervore që krijojnë kollën. Mjalti Mjalti zbut fytin duke krijuar një shtresë të…
“Fast Car” e Tracy Chapman mund të jetë shpallur kënga e vitit në 57th Country Music Awards, por Variety ka një pikëpamje të ndryshme. Sipas revistës së njohur amerikane, kënga më e mirë për vitin 2023 i përket Billie Eilish dhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me filmin më viral të vitit, “Barbie”. Është kënga e titulluar ” Për çfarë u bëra?” “, e cila u shkrua për kolonën zanore të filmit popullor. Eilish, 22 vjeç, kryesoi listën e revistës, me “Not Strong Enough” të Boygenius dhe “First Person Shooter” të Drake që zënë vendin e dytë dhe të tretë respektivisht.…
Disa pjesë të Evropës veriperëndimore po përballen me ndikimin e stuhive të fundit në një seri stuhish në Atlantik, të cilat kanë sjellë shi dhe borë, ndërsa Skandinavia veriore po përballet me temperatura shumë të ulëta. Në Francën veriore, ekipet e shpëtimit ndihmuan banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre të përmbytura në qytetin Arc në Pas-de-Calais, një zonë e përmbytur për herë të dytë në dy muaj pas shirave të dendur. 20-40 milimetra të tjera shiu priten në orët në vijim dhe autoritetet kanë shpallur alarmin e kuq. “Herën e parë, ju mendoni se është fat i keq, por…
Shuhet në moshën 80 vjeçare piktorja e njohur korçare Krisanthi Koçibelli Turtulli. Vetëm pak kohë më parë se të largohej nga kjo jetë piktorja e njohur do të çelte për artdashësit korçar ekspozitën e saj të fundit me punimet me të mira të realizuara në vite. Krisanthi Koçibelli Krisanthi Koçibelli Turtulli që kur ishte një vajzë e vogël do të merrej me pikturë madje ka qënë piktorja e vetme korçare në liceun artistik në ato vite. Pas mbarimit të shkollës për shumë vite ka punuar si modeliste e me pas përgjegjëse në ndërmarrjen artistike Korçë. Është autore e dy ekspozitave…
“Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira në asnjë mënyrë në shpërthimet e sotme në Iran dhe nuk kanë arsye të besojnë se Izraeli është i përfshirë” siguroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, duke theksuar se “një përshkallëzim i konfliktit në rajon “nuk është në interes” të asnjë vendi.” Më shumë se 100 njerëz u vranë në qytetin iranian të Kerman nga dy shpërthime sot gjatë një ceremonie përkujtimore për komandantin e Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani, i cili u vra nga një sulm me dron amerikan në vitin 2020 në Bagdad. Zyrtarët iranianë fajësuan “terroristët”, pa specifikuar se kë kishin…
MPB njofton se është kryer bastisje pas një urdhri të marrë paraprakisht nga gjykata. Policia ka kryer bastisjen në një vilë në Çuçer Sandevë dhe gjatë këtij operacioni janë ndaluar tre persona, S.N., H.S. dhe G.G. Të cilët janë ndodhur në pronën e G.G.. Personave të arrestuar janë gjetur lëndë pluhuri, ndërsa në oborrin e shtëpisë të janë gjetur edhe gunga. Autoritetet kanë theksuar se pas dokumentimit të rastit do të nisë procedura e kallëzimit penal për këta persona. /Telergafi/ Policia e Shkupit realizon bastisje në Çuçer Sandevë, ndalohen tre persona appeared first on Telegrafi.
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ditën e nessërme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë. Cameron do të pritet në një takim nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në orën 09:10 të mëngjesit. Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, të enjten, më 4 janar, në orën 08:00, takon edhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz. Takimi do të mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Pas takimit, homologët do të japin një deklaratë për…
Disa mënyra se si të ulni tensionin e gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave. Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo Nëpërmjet këtij artikulli të AgroWeb.org do të mësoni për 3 kura…
Lideri i opozitës Sali Berisha ka folur për herë të parë para mbështësëve të tij, 4 ditë pasi Gjykata vendosi ta izolojë në shtëpi. Nga dritarja e shtëpisë së tij, ish-kryeministri Berisha u përcolli demokratëve mesazhin se asnjë vendim gjykate nuk mund ta ndalojë atë të komunikojë me ta. Berisha shpjegoi se gjatë këtyre ditëve nuk ka mundur të flasë me demokratët për shkak se ka qenë i sëmurë me grip. “Gjithë jetën unë kisha bërë vaksinën e gripit, por kur pushtetet filluan të na e imponojnë si në diktatura qytetarëve, unë hoqa dorë prej saj dhe nuk do ta…