Author: shqiperia
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Lezhës. Si pasojë e përplasjes mes makinës dhe motorit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës. I plagosuri ka marrë ndihmën e parë nga disa qytetarë, derisa ka ardhur ambulanca. /vizionplus.tv
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se janë siguruar mjete për paga për punëtorët e Postës nacionale dhe kompanive hekurudhore Infrastruktura dhe Transporti. “Gjërat po ndryshojnë – në kohën e LSDM-së dhe BDI-së nuk ka pasur pagë, tani ka! Sot pagë do të marrin punëtorët e Postës së Maqedonisë, ndërsa dje morën në Infrastrukturën e Hekurudhave të Maqedonisë. Nga e hëna do të ketë pagë edhe për Hekurudhat dhe Transportin. Për të dytin muaj radhazi ka pagë të rregullt dhe nga muaji i ardhshëm nuk do të ketë probleme me pagat sepse do të hyjë në fuqi ribalancimi…
Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi ndaj ish presidentit Donald Trump në 13 korrik gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani. BBC raporton se një snajper policie që qëlloi fillimisht armën e agresorit, bëri të mundur devijimin e shënjestrës, duke mos e goditur në kokë. Sipas një raporti nga kongresmeni i Luizianës, Clay Higgins, plumbi i snajperit dëmtoi armën e Thomas Mattheë Crooks dhe ndërpreu synimin e tij. Pak çaste më vonë, një snajper i Shërbimit Sekret e vrau atë. Raporti vjen pasi Shërbimi Sekret ricaktoi përkohësisht disa truproja si për Presidenti Joe Biden ashtu edhe për ish presidentin Donald…
Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Çërrilë të Mallakastrës Deri tani janë djegur 2 banesa te pabanuara, sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha dhe ullishte. Shumë mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje e gjithashtu forca policie e të ushtrisë. Sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj, po luftohet me flakë, por era e fortë e bën të vështirë punën e zjarrfikësve. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz. /vizionplus.tv
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova ka përsëritur sot se aktualisht nuk planifikon të mbledhë Këshillin e Sigurimit lidhur me pretendimet për ekzistimin e indikacioneve për destabilizimin e shtetit. “Të dhënat janë një gjë dhe kërcënimet për destabilizimin janë një gjë tjetër, por realiteti është ndryshe. Unë thashë që nuk do ta mbledh Këshillin sepse mendoj se në këtë stuhi kohore kur duhet të përballemi me zjarret si fatkeqësi natyrore, përballemi edhe me kërcënime të tjera nën thonjëza. Unë nuk i shoh këto kërcënime të jenë realitet tani”, tha Siljanovska-Davkova. Megjithatë, presidentja la të hapur mundësinë e thirrjes së një seance…
Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme u intensifikuan të premten, ndërsa ministrat e jashtëm britanik dhe francez bënë një vizitë të përbashkët në Izrael. Bisedimet e armëpushimit në Katar hynë në ditën e dytë. Përpjekja e re për të arritur një marrëveshje, vjen ndërsa numri i të vdekurve palestinezë nga lufta arriti në 40,000, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës dhe vazhdojnë shqetësimet për një sulm të mundshëm nga Irani dhe Hezbollahu ndaj Izraelit, si hakmarrje për vrasjet e udhëheqësve të lartë të Hamasit dhe Hezollahut. “Është një moment i rrezikshëm për Lindjen e…
Kievi nuk do të krijojë kampe të posaçme për civilët rusë të cilët duan të evakuohen, tha për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Dmytro Lubinets, komisionari për të drejtat e njeriut në Ukrainë. Kjo deklaratë e bërë më 16 gusht u bë teksa po vazhdon inkursioni i forcave ukrainase në rajonet ruse të Kurskut dhe Belgorodit. Lubinets tha po ashtu se nuk parashikon ndonjë kërcënim për sigurinë e popullatës civile nga rajonet ukrainase në territorin e Ukrainës dhe tha se mendon se numri i civilëve që do të duan të evakuohen në Ukrainë do të jetë i kufizuar.…
Shkup, 16 gusht Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes me paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër. Nga e diela deri në mesin e javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm me rënie graduale të temperaturës ditore. Në disa vende, proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër, kumtoi DPHM. Temperaturat minimale do të jenë prej 11 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë 37 gradë. …
Një 24-vjeçar në Lushnjë ka kallëzuar në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Policia po punon për gjetjen e saj “Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi K. K., 24 vjeç, banues ne Lushnjë, i cili kallëzon se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia. /vizionplus.tv
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, njoftoi sot se ai synon të propozojë sanksione kundër zyrtarëve izraelitë për sulmet e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar. “Qeveria izraelite duhet t’i japë fund menjëherë këtyre veprimeve të papranueshme”, tha Borrell në një postim në X. “Unë konfirmoj qëllimin tim për të propozuar sanksione të BE-së kundër atyre që mundësojnë veprimet e këtyre kolonëve të dhunshëm, duke përfshirë disa që janë anëtarë të qeverisë izraelite”, shtoi ai. Në orët e para të mëngjesit, kolonët hebrenj filluan një bastisje të përgjakshme në një fshat palestinez në Bregun Perëndimor, gjatë…











