Author: shqiperia

Për javën e ardhshme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Si pasojë e tërheqes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depertimit të masave ajrore të freskëkta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti). Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e…

Lexo më shumë

Koreja e Veriut ka dënuar inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke e cilësuar si një “akt të pafalshëm terrorist të mbështetur nga Uashingtoni dhe Perëndimi”, duke shtuar se gjithmonë do të jetë përkrahë Rusisë, e cila sipas Phenianit po synon të mbrojë sovranitetin e saj. “Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj teritorit rus nga regjimi i [presidentit ukrainas, Volodymyr] Zelensky, që është nën kontrollin dhe mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit dhe e cilësojmë si një akt të pafalshëm agresioni dhe terrori”, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, përmes një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve,…

Lexo më shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojanço Angellov shprehet se shiu shuajti zjarrin në Galiçicë i cili ishte zjarr aktiv prej 5 ditëve. Angellov theksoi se gjatë muajit gusht në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 667 zjarre në hapësira të hapura prej të cilave 98 ishin në male. “Gjatë muajit gusht në territorin e vendit kemi gjithsej 667 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 98 janë zjarre në male dhe shumica prej tyre u përhapën dhe të vështira për shuarje”, u shpreh Angellov. Ai shtoi se vetëm dje ka pasur 42 zjarre në hapësira të hapura, ndërsa…

Lexo më shumë

Të gjitha marrëdhëniet kalojnë një krizë të paktën një herë në një kohë, por nëse ato kanë një karakteristikë të caktuar, atëherë shpeshtësia e momenteve të vështira rritet dhe fundi i marrëdhënies duket se është afër, nëse nuk merren masa shumë serioze nga të dyja palët. Sipas psikologut Dr. Aria Campbell Danesh, marrëdhënia që dështon gjithmonë është ajo ku njëri prej të dyve kërkon vazhdimisht siguri. Kur kjo ndodh, dinamika e dyshes prishet thellësisht dhe çon në rraskapitje emocionale dhe refuzim të tjetrit. Kërkesat e njërës palë, veçanërisht nëse janë të tepruara, shkaktojnë lodhje dhe megjithëse mund të plotësohen zyrtarisht, ai që ndjen pasiguri praktikisht nuk mund të qetësohet në asnjë…

Lexo më shumë

Ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës 19-vjeari italian, i cili mbeti i plagpsur nga përplasja e dy Jet Ski-ve në Velipojë. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se bëhet fjalë për të riun Nicola Loro. “Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese  Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë,  ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, njofton policia. Përplasja ndodhi ditën e sotme në plazhin e Velipojës,  në…

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut po shënon 32 vjetorin e themelimi të të Armatës, me çka sot po mbahen një sërë aktivitetesh. Ceremonia qendrore është mbajtur në Ohër, ku të pranishmëve ju adresua me një fjalim edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova, e cila falënderoi pjesëtarët e Armatës për kryerjen detyrave ushtarake me disiplinë, ndërgjegjie dhe përgjegjësi brenda dhe jashtë vendit, përmes pjesëmarrjes në misione të shumta paqeruajtëse. Presidentja posaçërisht theksoi përkushtimin e Armatës në përkrahjen e institucioneve në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe situatat e krizës, si zjarret në mbarë vendin, duke e bërë këtë gjithmonë në mënyrë profesionale…

Lexo më shumë

Nëse ndiheni sikur u zgjuat një mëngjes duke u dukur më i vjetër, ndoshta nuk e keni gabim. Një studim i ri i shkencëtarëve nga Universiteti i Stanfordit tregoi se ekzistojnë dy pika kthese në jetën e njerëzve në të cilat shumica e njerëzve plaken menjëherë. Dhe jo, nuk është thjesht një ndjenjë subjektive, por trupi ynë plaket në mënyrë dramatike në nivelin molekular. Shkencëtarët që kanë studiuar molekula dhe mikrobiome të ndryshme në trupin e njeriut kanë zbuluar se numri i tyre nuk ndryshon gradualisht, por befas dhe në një kohë të saktë. Studiuesit thonë se këto ndryshime të…

Lexo më shumë

Stuhia e breshërit që ka zgjatur për 30 minuta në fushën e Maliqit ka shkaktuar dëme të shumta në vreshtari, kultura bujqesore dhe frutikulture. Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Koritë. Sipas banorëve dëmet me të mëdha janë në vreshtari dhe perime. Sipas tyre, për shkak të stuhisë se madhe balta ka hyrë në oborret e banesat e tyre. Dëme ka patur edhe në fshatrat Sovjan e Pirg, aq sa stuhia ka hequr çati banesash Nga ana e bashkisë Maliq bëhet me dije se do të ngrihet një grup pune për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga breshëri.…

Lexo më shumë

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të përpiqen të kufizojnë ndjeshëm konsumin e ushqimeve që nxisin inflamacionin. Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten. Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin. Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve. Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike,…

Lexo më shumë

Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera Korçën dhe gjithë juglindjen e kanë vizituar turistë të shumtë të ardhur kryesisht nga Europa Veriore dhe vende të tjera të botës, të cilët kanë qenë të interesuar për historinë e trashëgimisë së kulturës e shumë më tepër për arkeologjinë. Sivjet turistët kanë shfaqur interes të shtuar për vallet tradicionale shqiptare, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, ndaj e për këtë kanë zgjedhur Korçën pasi vallet e kësaj treve edhe për ta janë interesante “Unë vij nga Franca, nga Parisi. Jam për herë të dytë në Shqipëri e vij posaçërisht vetëm…

Lexo më shumë