Author: shqiperia

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në një festival pranë Leipzig në Gjermani, pasi një karusel u mbulua nga flakët ndërkohë që ishte në lëvizje. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, raportohet se mbi 20 persona janë plagosur dhe dy ndodhen në gjendje të rëndë, teksa në mesin e personave të plagosur është edhe një polic. Shkaqet e zjarrit ende janë të paqarta, me autoritete që vazhdojnë të hetojnë. Reperi gjerman Ski Aggu, i cili po performonte kur shpërtheu zjarri, me anë të një postimi në Instagram tha se ishte i tronditur nga zjarri, duke shtuar se shpresonte që të gjithë…

Lexo më shumë

City e ka nisur me fitore edicionin e ri në Premierligë pasi në derbin e javës së parë ka mposhbtur si mysafir Chelsean me rezultat 2-0. Në pjesën e parë City shënoi për 1-0 përmes Erlin Haaland. Football script writers are so predictable cause Haaland scoring a goal with Cucurella defending on him was the most obvious thing ever LMAOOOOOO pic.twitter.com/XnmRRT3oyv — Ous (@fukxumean) August 18, 2024 Ndeshjen e mbylli supergoli i Mateo Kovaçiq në minutën e 84-të, ku kroati me një gjuajtje të saktë siguroi fitoren e ekipit të tij. MATEO KOVACIC ARE YOU F*CKING MAD WHAT A GOAL…

Lexo më shumë

Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin mbetën të plagosur tre persona. Bëhet me dije se njëri nga turistët anglezë, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.   Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë. Sipas njoftimit zyrtar nga përplasja e fortë kanë mbetur të palgosur 2 turistë anglezë dhe drejtuesja e mjetit tjetër. /vizionplus.tv  

Lexo më shumë

Partia opozitare LSDM informon se ka humbur jetën një paciente e cila nuk është pranuar në Klinikën Infektive, ndërsa më parë është refuzuar edhe nga Klinika për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv. “Pacientja e cila këtë mëngjes ka qenë në gjendje të rëndë nuk është pranuar në repartin intensiv në klinikën Infektive ndërsa nuk është pranuar as në Karil pas çka ka humbur jetën. Ky është skandal për të cilin duhet të ketë përgjegjësi! Me urgjencë duhet të dalin drejtorët e Klinikës për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv dhe Klinikës Infektive dhe të përgjigjen përse nuk është pranuar pacientja. Ku…

Lexo më shumë

Këngëtari Blerim Muharremi i njohur si Blero përmes një postimi i ka kërkuar publikisht ish-të dashurës së tij të rikthehen së bashku. Blero ka kërkuar që ‘bebi’ siç e quan ai, t’ia japë edhe një shansë. “S’po më hahet buka prej që ti ke ik”, nis postimin e tij këngëtari, shkruan Reporteri.net. Postimi i tij i plotë: Blero i kërkon publikisht ish-të dashurës t’i rikthehet: ‘Bebi’, s’po më hahet buka pa ty / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Shirat e dendur dhe stuhitë goditën rajonet alpine të Austrisë dhe lanë pjesë të Vjenës nën ujë duke shkaktuar dëme të rënda në disa pjesë të vendit dhe duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor. Pjesë të Vjenë ishin gjithashtu nën ujë ndërsa pamjet në rrjetet sociale tregojnë vërshimet e ujërave që merrnin përpara makinat në vendpushimin e skive St. Anton në Austrinë perëndimore. Kancelari austriak, Karl Nehammer shkroi në Platformën X se stuhia shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesë të caktuara të vendit. Sipas mediave të huaja, një grua u plagos rëndë kur uji i rrëmbyeshëm e shtyu atë nën…

Lexo më shumë

Sektori i ndërtimit në Maqedoninë e Veriut përballet me mungesë serioze të fuqisë punëtore. Pronarët e kompanive të ndërtimit thonë se ka më pak punëtorë, sepse ata me të cilët kanë punuar me vite të tëra po largohen për të punuar në Kroaci ose në Itali. “Vitin e kaluar kemi pasur 15-20 persona që kanë punuar me vite dhe janë larguar nga vendi. Tani kemi mungesë”, tha Sherif Kadrioski- pronar i kompanisë ndërtimore. “Kishim punëtorë të mjaftueshëm. Më shumë se 20 vite që operojmë si kompani dhe kemi 20 vite që ndërtojmë. Rajoni ynë deri më tani nuk kishte problem…

Lexo më shumë

Nëse jeni një nga miliona njerëz që vuajnë nga dhimbjet e mesit, mund të jetë koha të provoni trajtimin alternativ më efektiv që e bën shqetësimin një gjë të së kaluarës. Ecja është një ushtrim efektiv për reduktimin e dhimbjeve të shpinës. Dhe, sipas një studimi të fundit, një shëtitje vetëm tre herë në javë redukton ndjeshëm shqetësimin, përmirëson shëndetin e shtyllës kurrizore dhe cilësinë e jetës për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e mesit. Këto janë vetëm disa mënyra që ecja mund t’ju ndihmojë. Ndër hetimet e tjera: -Ecja rrit qarkullimin e gjakut, gjë që redukton inflamacionin dhe përshpejton procesin e shërimit…

Lexo më shumë

Avokatja me origjinë shqiptare, Eva Buzo, e cila jeton në Australi, është rikthyer për të përfunduar sfidën e saj. Synimi i avokates është të përshkruajë me not brigjet nga Italia deri në Vlorë, sfidë të cilën nuk mundi ta përfundonte vitin e kaluar. Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not distancën nga Lece deri në Vlorë. Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj. Deri në orën 18:00, pra 24 orë…

Lexo më shumë

  Çdo ditë e më shumë qytetarët shprehen të revoltuar nga kushtet në shëndetësi. Në një anketë për Alsat, disa nga qytetarët që prisnin para spitaleve thanë se detyrohen të presin me muaj të tërë për të caktuar termine për ndonjë nga klinikat e qytetit. Shumë prej qytetarëve vërejtje kanë edhe për higjienën dhe shërbimet shëndetësore. “Shumë gjëra. Çfarë për shembull? Nuk ka higjienë. Shërbimi nuk është, nuk janë të mira”, tha një qytetar. “Tash erdha, në ora 11 e kam të caktuar? Sa kohe keni pritur? Një muaj. A është shumë? Çfarë të bëjmë, ashtu është”, tha një qytetare.…

Lexo më shumë