Author: shqiperia
Pika qendrore e javës do të jetë hëna e plotë super blu e muajit (e mbiquajtur Hëna Sturgeon) më 19 gusht 2024. Energjia e saj është krijuar gjatë fundjavës së kaluar dhe bën jehonë gjatë ditëve në vijim. Kjo është një nga hënat e plota më sfiduese të vitit, pasi planetët janë në luftë dhe Urani (planeti i kaosit) do të hedhë surpriza, kthesa dhe lajme të vështira. Dashi Hëna e plotë e kësaj jave normalisht do të ishte një nga të preferuarat tuaja në vitin 2024, Dashi . Megjithatë, në fakt mund t’ju detyrojë të përballeni me disa të…
Për shkak të motit të keq që goditi zonën e Palermos, një varkë me vela rreth 50 metra me 22 persona në bord u mbyt rreth orës 5 të mëngjesit në shtrirjen e detit përballë Porticello në provincën e Palermos. 15 u shpëtuan nga patrullat e rojes bregdetare dhe zjarrfikësit. Aktualisht janë 7 të zhdukur. Varka kishte në bord kryesisht britanikë , por edhe një Zelandez të Ri, një Sri Lankan, dy anglo francezë dhe një irlandez dhe u mbyt për shkak të një tornado që goditi zonën. Zhytësit e zjarrfikësve janë zhytur tashmë për të mbërritur në byk, në…
Tentoi të dilte nga Shqipëria me çantën plot me euro të padeklaruara, procedohet 50-vjeçarja
Një 50-vjeçare është proceduar penalisht, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 000 euro të padeklaruara. “Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D., ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve…
LSDM në një kumtesë për media thotë se “OBRM-PDUKM-ja me ditë të tëra po mundohet që përgjegjësinë për arratisjen e Blerim Ramadanit t’ia kalojë në organet e drejtësisë” “Sa i përket gjyqtarit Pajaziti, për të cilin OBRM-PDUKM prej ditësh kërkon zëvendësimin e tij, sipas informacioneve zyrtare, ai është zgjedhur në kohën e koalicionit të famshëm OBRM-PDUKM dhe BDI. Sipas informacioneve zyrtare, Pajaziti është zgjedhur gjyqtar më 2 janar 2013″. “OBRM-PDUKM në vend që të heqë përgjegjësinë në tërë këtë rast, duhet ta shkarkojë Toshkovskin nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme sa më parë, sepse përgjegjësia për arratisjen është…
Një skandal i madh ka ndodhur në futbollin zviceran,më saktësisht në ndeshjen e Kupës së Zvicrës mes Zug dhe Zurichut. Skuadra e madhe zvicerane Zurich ka triumfuar me rezultat 2-0 në udhëtim, megjithatë shqiptarët kanë lënë shije të keqe në këtë sfidë. Labinot Bajrami është një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, megjithatë fillimisht ai e pastaj babai i tij janë bërë objektiv në të gjitha mediat zvicerane. 19-vjeçari u inkuadrua në fushë në minutën e 60-të dhe vetëm pas 19 minutave lojë është larguar nga trajneri Ricardo Moniz. Arsyeja që Muniz e largoi nga loja Bajramin është për faktin…
Tre mijë pushues u evakuuan gjatë natës nga një kamping në Caen-en-Roussillon në rajonin Pyrenees-Orientales të Francës jugore për shkak të një zjarri që u vu nën kontroll nga zjarrfikësit, sipas një deklarate nga Shërbimi Zjarrfikës. Zjarri, i nxitur nga erërat që fryjnë me shpejtësi 80 km/h, u përhap në orën 02:00 me orën lokale. Pushuesit u dërguan në një ndërtesë komunale. Një tjetër zjarr, më i madhi i periudhës në rajon, sipas Departamentit të Zjarrfikësve, ka ndodhur dje pasdite në Frontinian në lagjen Herault pranë Montpellier dhe është vënë nën kontroll nga një zjarrfikës prej 600 anëtarësh gjatë natës…
Ministria e Mbrojtjes ka informuar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë vetëm 3 vatra aktive dhe janë shuar plotësisht 40 të tjera. Vatrat aktive janë në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës. Njoftimi: Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë territore të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive. Aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së…
Në 24 orët e fundit në vend janë vetëm 3 vatra zjarri ende active, nga 31 që ishin në total. Reshjet e shiut të rëna gjatë ditës së dirlë si dhe gjatë natës duke u gdhirë e hëna në zonën e juglindjes dhe në veri të vendit ndihmuaM zjarrëfikësit të fitonin betejën me flakët që vijonin prej ditësh. Aktualisht aktive është vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ato janë të izoluara e pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi…
Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i SDS-së dhe BDI-së në gjyqësor, i cili e shkatërron sistemin nga brenda, thonë nga OBRM-PDUKM. Nga partia thonë se gjyqtari Pajaziti nuk i plotëson bazat etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar. “Blerim Ramadanit i ka dhënë arrest shtëpiak në vend të burgut, duke i hapur kështu rrugën për arratisje. Pajaziti e dinte se Ramadani sipas të kaluarës dhe përvojës së tij mund të arratisej, por përkundër kësaj ai me vetëdije e vendosi në arrest shtëpiak”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas tyre, synimi i Pajazitit për t’i dhënë mundësi Blerim Ramadanit…
Një 55-vjeçar në Gramsh është arrestuar nga policia, pasi në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua një kallashnikov dhe 690 fushekë të kalibreve të ndryshme. Policia njofton se ka qenë një fqinji i tij që e ka denoncuar pas një konflikti që kishin mes tyre dhe pas mbërritjes në banesën e 55-vjeçarit uniformat blu gjetën arsenalin e armëve. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prerja e druve dekorative dhe frutore”. “Në zbatim të planit të masave për të garantuar sundimin e ligjit në territor dhe në bazë të…











