Author: shqiperia

Ukraina vazhdon të çojë përpara inkursionin e vet në rajonin kufitar rus, Kursk dhe tani kontrollon qindra kilometra katrorë të territorit, mirëpo me veprimet e saj synon të krijojë një zonë neutrale dhe jo të pushtojë toka ruse, ka thënë udhëheqja ukrainase. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 19 gusht se forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e 92 vendbanimeve në rajonin Kursk të Rusisë dhe tani kontrollojnë më shumë se 1.250 kilometra katrorë të territorit të armikut, në vetëm dy javë prej nisjes së inkursionit të befasishëm në anën tjetër të kufirit. Zelensky ka thënë se forcat ukrainase janë…

Lexo më shumë

Rreth 9 mijë euro në ditë nga arka e shtetit shpenzohen për karburant për tre air-traktorët gjatë shuarjes së zjarrit këtë verë. Megjithatë, në këtë shumë nuk përfshihen shpenzimet e pagave të punonjësve, rregullimi i automjeteve dhe karburanti i përdorur nga helikopterët nga Serbia, Turqia, Sllovenia, Rumania dhe Qiproja që ndihmuan në shuarjen e zjarreve. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë muajve korrik dhe gusht, kur kemi pasur numër të madh të zjarreve të hapura në vend, gjashtë orë për çdo ditë kanë ndërhyrë për fikje tre air-traktorë, dy prej të cilëve drejtohen nga pilotë të…

Lexo më shumë

Partia Demokratike kërkon hetim ndërkombëtar për çështjen e 100 kontejnerëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria. Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë nga banesa e tij, ka theksuar se duhet një hetim i plotë për 2 anijet me lëndë të rrezikshme që janë nisur nga porti i Durrësit. Sipas Berishës, figurat më të larta të qeverisë janë përfshirë në këtë çështje, ndaj do të ishte i nevojshëm një hetim nga strukturat e NATO-s dhe OKB-së. “Një gjë është e sigurtë, se ato nuk janë ngarkuar kurrë pa dijeninë e plotë të autoritetit portal, Piro Vengut dhe Lubi…

Lexo më shumë

Njerëzit e ndrojtur, apo siç është bërë zakon të quhen, njerëzit introvertë, jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse ata nuk kërkojnë shumë. Njerëz të tillë nuk presin që personi tjetër t’i nxjerrë në takime për dreka apo darka romantike, apo t’i përgjigjet mesazheve të tyre në mënyrë të shpejtë. Ata janë të lumtur me gjëra më të thjeshta. Mirëpo disa persona përfitojnë nga diçka e tillë. Disa persona e përdorin mirësinë e njerëzve introvertë si një arsye për të mos bërë shumë për ta. Introvertët jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse përherë dhurojnë nga vetja pa pritur gjë në këmbim. Janë dëgjues…

Lexo më shumë

Kryetari i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski, ka folur për partnerin e koalicionit VLEN, duke thënë se është gabim që ata ta emitojnë BDI-në. Dimitrievski këto komente i bëri pas mospajtimeve për Balancuesin. “Mendoj se është gabim që VLEN-i ta emitojë BDI-në, sepse është vepër e parë tashmë dhe një e kaluar. Mendoj se partneri ynë në pushtet, edhe pse ZNAM është partner me OBRM-PDUKM-në në këtë pushtet dhe në asnjë moment ne nuk kemi biseduar si parti politike për çfarëdo lloj koalicioni ose mbështetje të ndërsjellë në nivel qendror, por, megjithatë ata janë partner i partnerit tonë, e respektojmë këtë,…

Lexo më shumë

Republika Çeke do ta përdorë një pjesë të të hyrave të mbledhura nga interesi i fituar prej aseteve të ngrira ruse në Bashkimin Evropian, për të blerë qindra mijëra predha artilerie për Ukrainën, ka thënë Ministria çeke e Mbrojtjes, të martën. Shtetet perëndimore kanë bllokuar asete ruse në vlerë të 300 miliardë dollarëve, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Shtetet e BE-së janë duke mbledhur interesin e fituar prej aseteve – ku përfshihen obligacione dhe letra të tjera me vlerë, të blera prej Bankës Qendrore Ruse – dhe po e ndajnë për një…

Lexo më shumë

Shafrani i Indisë është një erëz e verdhë e artë që është përdorur për shekuj në mjekësinë tradicionale indiane. Përbërësi kryesor i shafranit të Indisë është kurkumina, e cila është një antioksidant shumë i fortë me veprim anti-inflamator. Shafrani i Indisë është një ilaç popullor në shtëpi që përdoret për shumë sëmundje. Disa nga përfitimet e tij shëndetësore janë: Reduktimi i simptomave të osteoartritit Shafrani i Indisë mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes dhe ënjtjes të shkaktuar nga osteoartriti. Sipas studimeve, pacientët me osteoartrit që morën suplemente shafran të Indisë panë një përmirësim në lëvizshmëri dhe një reduktim të…

Lexo më shumë

Mëngjesin e sotëm në parkingun para Q.T “Mavrovasja” paradite është vrarë një shkupjan. Jozyrtarisht ai është marrë me disa biznese, por që policia ende nuk e ka kumtuar identitetin e tij. Tre të dyshuarit, të gjithë thuhet se janë nga Shkupi, kanë menduar se viktima ka patur stoli ari në makinën. Sulmin e kanë bërë për ta plaçkitur. Por pasi e kanë vrarë dhe e kanë marrë kutinë me vete, kanë parë se ajo është e mbushur me mjete për shitje, shkruan SDK.mk Personi i vrarë thuhet se ka kompani në afërsi të Aerodromit, për shitjen e mjeteve të ndryshme për…

Lexo më shumë

Një pjesë e shkollave kanë nisur përgatitjet për punë në një turn, por shumë të tjera nuk kanë kushte për mësim vetëm në orarin e paradites. Pas pesë dekadave punë në dy turne, shkolla e mesme e Ohrit “Shën Klimenti i Ohrit” nga shtatori do të fillojë mësimin në një turn. Paraprakisht në nje anketë të realizuar me prindërit dhe nxënësit, shumica kanë dhënë pëlqimin. “Ka ndodhur që në matematikë, fizikë, biologji, kimi, do të thotë, në lëndët më të vështira, nxënësit të pyeten ose të jepen mësimet më të vështira në orën 19 të mbrëmjes, ai fëmijë sigurisht që…

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i shtetit fluturoi drejt Egjiptit këtë të martë në përpjeke për të plotësuar marrëveshjen që do të lironte pengjet izraelitë e do t’i jepte fund luftës, e që pritet të arrihet gjatë bisedimeve këtë javë. Blinken mbërriti në Egjipt nga Telavivi ku tha se Izraeli kishte pranuar propozimin amerikan që supozohet të jetë më i pranueshmi për palët e përfshira në konflikt. Ai i kërkoi edhe Hamasit të mos e refuzojë draftin e kompromisit. Grupi militant palestinez nuk e ka hedhur poshtë përfundimisht propozimin, por ka thënë se ai nuk përfshin shumë nga pikat e dakorduara më parë…

Lexo më shumë