Author: shqiperia

  Zjarrfikësit vazhdojnë betejën me 11 zjarre aktive. Në njoftimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza në krye vazhdon të jetë zjarri në rajonin e Jasenit, i cili pothuajse një muaj të plotë është aktiv. Zjarri nuk ka të ndalur as në Galiçicë, në afërsi të Resnjës dhe Ohrit. Situatë e njëjtë edhe në komunën e Dollnenit dhe Makedonski Brodit. Sipas njoftimit të QMK-së pothuajse nuk ka zonë pyjore pa zjarre. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat ditë më parë tha se shpresëdhënëse janë paralajmërimet për reshje të mundshme të shiut gjatë ditës së sotme, gjë që do të…

Lexo më shumë

Pas ditëve përvëluese me temperature të larta, mesditën e kësaj të diele, qarku i Korçës është “pushtuar” nga reshje shiu, të cilat janë shoqëruar me stuhi dhe breshër në disa zona të juglindjes së vendit. Shirat dhe stuhitë më të dendura kanë qënë në fushën e Maliqit. Reshjet kanë sjellë dëmtime jo vetëm në kultura bujqësore drufrutore, por në fshatin Sovjan në bashkinë Maliq, era e fortë ka rrëzuar çatinë e një banese. /vizionplus.tv    

Lexo më shumë

Edhe pse kthimi i TVSH-së nga aplikacioni “TVSH-ja ime” duhet të kishte filluar në fillim të muajit gusht, ashtu siç ka qenë gjithmonë, kthimi vonon. Qytetarët të cilët kanë skanuar në tremujorin e dytë të vitit 2024 ende nuk i kanë marrë paratë, ndërsa arsyet ende nuk bëhen të ditura. Me formimin e Qeverisë së re, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kocoska theksoi se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet. Kujtojmë se 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019, kurse qytetarët mund të kthejnë maksimum 2.100 denarë për tre muaj./Telegrafi/ Qytetarët…

Lexo më shumë

Sulmet ajrore izraelite, të kryera gjatë natës, kanë lënë të vrarë të paktën 19 persona. Në mesin e viktimave janë një grua dhe gjashtë fëmijët e saj. Sulmet izraelite përfshijnë një sulm në orët e para të së dielës në një shtëpi në qytezën Deir al-Balah, ku u vra gruaja me gjashtë fëmijët e saj, sipas spitalit Martirët e Al-Aksës. Ndërkaq, një sulm ajror në qytezën Xhabalija goditi dy banesa, duke vrarë dy burra, një grua dhe vajzën e saj, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara…

Lexo më shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në intervistën e tij për Fokus shprehet se qytetarët kanë mbetur të zhgënjyer me qeverisjen e Mickoskit. “Sipas analizave tona, 35% e qytetarëve që kanë votuar për OBRM-PDUKM-në në zgjedhje, sot nuk do të kishin votuar për ata. Ky është një indikator i qartë se bie mbështetja ndaj qeverisë”, u shpreh Filipçe. Sipas tij, kjo qeveri i dëshpëroi edhe punëtorët, ndërsa me politikat që po i planifikojnë, standardi i qytetarëve është edhe më i keq. “Dëshpëroi edhe punëtorët të cilëve i tha se nuk janë prioritet. Pagat me OBRM-PDUKM-në nuk do të rriten, kurse sipas…

Lexo më shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Denion Mejdani. Në takim u diskutua për marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen. “Pata kënaqësinë të kisha një takim të ngrohtë e miqësor me amabasadorin e republikës së Shqipërisë z.Denion Mejdani. Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet absolut dhe i natyrshëm për ne”, shprehet Tararavari pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë. Taravari takon ambasadorin e Republikës së Shqipërisë: Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet appeared first on…

Lexo më shumë

Një 56-vjeçar është arrestuar në dalje të Shqipërisë në doganën e Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim. Ai ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. “Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim: P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas…

Lexo më shumë

Një aksident ka ndodhur në aksin Bajzë-Koplik, ku një makinë ka përplasur një motor. Si pasojë ka mbetur i lënduar një shtetas gjerman, 21 vjeç. “Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Q., 23 vjeç, pasi në aksin rrugor “Bajzë-Koplik”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi gjerman M. W., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë në këmbë 21-vjeçari”, njofton policia. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

32 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Koman në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”. Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore dhe kanë marrë disa masa. Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar 32 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara përfshijnë: 20 jet ski, 7 skafë, 3 gomone dhe 2 varka metalike që kishin të instaluar motor uji. 19 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 2 mjete lundruese…

Lexo më shumë

Ndërsa pjesa tjetër e botës është e zënë me jetën e tyre, disa shenja të zodiakut kanë aftësinë e çuditshme për të parashikuar nevojat e panjohura të njerëzve përreth tyre. Nëse bëhet fjalë për ofrimin e një batanije për një fëmijë që duket se është duke u ftohur, ose për t’i ofruar një vakt fëmijës së uritur të një shoku, këta njerëz kanë një instinkt prindëror të rrënjosur thellë. Në të vërtetë, ata mund të kuptojnë lehtësisht kur mbesat dhe nipërit e tyre kanë nevojë për mbështetje emocionale dhe zakonisht janë të shpejtë për ta ofruar atë. Përveç kësaj, nga…

Lexo më shumë