Author: shqiperia
Kushovski: Shkupit i mungojnë 40 autobusë
Drejtori i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NQP), Dragi Kushovski, në intervistë për MIA-n, konfirmoi se për momentin qarkullojnë numër i pamjaftueshëm i autobusëve për të plotësuar itinerarin e vozitjes dhe u bëri thirrje institucioneve t’u dalin në ndihmë për rinovimin e automjeteve së të NQP-së. Orari i vozitjes ndryshon në varësi të asaj se sa autobusë ka në dispozicion NQP në baza ditore, shprehet Kushovski, duke bërë të ditur se ndërmarrja përballet me mungesë prej 40 autobusësh për të plotësuar itinerarin veror të vozitjes. Për momentin, NQP ka rreth 190 autobusë, ndërsa duhen 235 autobusë për të plotësuar orarin…
Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Barit si pasojë e komplikimeve pas pickimit nga një merimangë violinë. I riu, Giuseppe Russo, ishte pickuar nga insekti më 13 korrik në Collepasso (Lecce), teksa po pastronte në fshat. Ai fillimisht mendoi se ishte një pickim mushkonjash, por filloi të shqetësohej kur po ndjente dhimbje të forta. Më pas u formua një ënjtje në këmbë. 23-vjeçari u shtrua në kujdesin intensiv në Poliklinikën e kryeqytetit pulian, ku vdiq nga shoku septik dhe dështimi i shumëfishtë i organeve. Çfarë është merimanga e violinës Loxosceles rufescens, i njohur zakonisht si merimanga e violinës, është një nga merimangat më…
Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike në Maqedoni, komisioni kuvendar do të monitoroj punësimet
Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike ne institucionet shtetërore do të jetë nën llupën e komisionit kuvendar i themeluar gjatë javës me propozim të një grupi të deputetëve të Frontit Europian. 12 deputetë, anëtarë të komisionit do të vëzhgojnë punësimet që do të bëhen dhe në bashkëpunim me qeverinë, deri tek institucionet do të adresojnë rekomandime obligative. “Komisioni mund të japë rekomandime, mendime dhe konkluza, të cilat duhet të zbatohen nga organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet, lidhur me situatën për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha…
Një zjarr ka shpërthyer në shtëpinë historike Somerset në Londër ditën e sotme. Sipas CNN, më shumë se 100 zjarrfikës ndodhen në vendngjarje. Nga çatia e ndërtesës mund të shihet tymi që ngrihet mbi Londrën qendrore. Zjarrfikësit po punojnë nga një vinç për të shuar zjarrin. Ndërtesa dikur ishte shtëpia e Marinës Mbretërore, por tani përdoret si qendër kulturore. Drejtori i Somerset House Trust, Jonathan Reekie, i tha medias britanike PA se zjarri shpërtheu në krahun perëndimor të ndërtesës, ku ndodhen zyrat dhe objektet e pasme të shtëpisë. Nuk ka “vepra arti në atë zonë”, tha Reekie. Rreth 125 zjarrfikës…
Mijëra banorë të fshatit kufitar Jazhincë, për vite të tëra nuk kanë ambulancë edhe pse ndodhen 30 kilometra larg qytetit. Fshati Jazhincë, nuk ka as mjek privat, apo infermiere. Ndër vite është premtuar zgjidhje, por nuk ka pasur hapa konkret. Banorët ankohen se janë lënë tërësisht pas dore. “Sa i përket ambulancës edhe këtë që shihni ne vet banorët e kemi ndërtuar para tridhjetë vitesh me kontributin tonë. Kërkesë kemi bë shumë herë, kanë kaluar tre katër ministra me premtime shumë e asnjëri punë s`ka kry. Banorët në Tetovë në Vratnicë në Tearcë kush si mundet, dikush ka dikush nuk…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka bërë të ditur se është ndalur nga agjenti i sigurimit të aeroplanit veçse i ka folur në gjuhën shqipe, duke menduar se ai ishte shqiptar. Bebe Rexha ka publikuar disa video në Instagram nga aeroporti, ku duket në gjendje të rënduar emocionale. “Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video. Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e…
Djegie, myk apo gungat e vogla në gjuhë janë simptoma të pa dëmshme, por mund të jenë alarme të vogla rreth shëndetit tuaj. Infeksionet, stresi, mjekimet e ndryshme apo edhe mosha mund të krijojnë shenjat e tyre që shfaqen menjëherë në gjuhë. Por, çfarë sinjalesh jep gjuha për shëndetin tuaj dhe kur është koha të vizitoheni tek mjek? Gjuha e bardhë Shenjat e bardha në gjuhë mund të jenë një simptomë e infeksioneve të gojës. Shpesh shfaqen pas ndonjë sëmundje dhe mjekimit me ilaçe të forta si antibotiku. Përdorimi i barnave të forta për një kohë të gjatë prish balancën…
Një aksident tragjik ka nodhur ditën e sotme në Chania të Kretës. Sipas medieve fqinje, tre të rinj, të moshës 15, 19 dhe 20 vjeç kanë humbur jetën, ndërsa një vajzë 22-vjeçare ka mbetur e plagpsur rëndë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor verior të Kretës. Sipas informacioneve nga mediat vendase, dy prej të rinjve kanë dhënë frymën e fundit në vendin e aksidentit, ndërsa i treti ka ndërruar jetë në Urgjencën e spitalit të Chanias. Si ndodhi tragjedia Makina në të cilën udhëtonin katër të rinjtë është përplasur në zonën e Galatës me një furgon në të…
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se çdo pohim që Shtetet e Bashkuara mbështesin protestat antiqeveritare në Serbi “është i rremë”. “Nuk na befason që Rusia, përkundrazi, ka instrumentalizuar protestat për të ndjekur agjendën e saj në Serbi, siç bën në mbarë botën”, tha DASH-i për Radion Evropa e Lirë më 17 gusht. DASH u përgjigj në kërkesën e REL-it që të komentonte akuzat e bëra nga autoritetet në Serbi dhe Rusi, që kanë fajësuar shtetet perëndimore – pa përmendur ndonjë me emër – për nxitjen e protestave që së fundi u organizuan nga aktivistët mjedisorë, të cilët po kërkojnë…
Kohëve të fundit shënon rritje numri i të prekurve nga Kovidi. Sipas mjekëve respektimi i masave është tejet i rëndësishëm, sidomos shmangia e ambienteve të mbipupulluara. Në një intervistë për Alsat Zllate Memedoviq thotë se në shtator do të ketë mjaftueshën vaksina. Ndërkohë AI flet edhe për nivelin e ulët të imunizimit të fëmijëve me vaksinën MRP. “Mendoj se ka gjithnjë e më shumë faktorë, nuk mund të themi se ka një arsye pse po shohim rritje të numrit me Kovid. Arsyeja kryesore është se kovidi evoluon vazhdimisht, dhe ishte e qartë se do të ndodhte. Kishte periudha kur ato…










