Author: shqiperia

Reshjet e shiut kanë “pushtuar” këtë të hënë qytetin e Vlorës. Dita ka nisur me reshje të lehta, për të shtuar më pas intensitetin në orët e mesditës. Sasia e dendur e reshjeve të shiut ka larguar nga plazhi edhe pushuesit. Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa raporton se situata e krijuar nga reshjet e shiut ka shkaktuar kaos dhe trafik në qarkullimin e mjeteve në qytetin bregdetar./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Ushtria ukrainase po arrin qëllimet që ka vendosur në ofensivën e saj në rajonin kufitar rus të Kurskut, ku nisi një sulm të paprecedentë gati dy javë më parë, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Ne po i arrijmë qëllimet tona”, tha Zelensky për operacionin që filloi më 6 gusht dhe tensionoi menjëherë Moskën. Ky operacion, tha ai, synon “krijimin e një zone neutrale midis Rusisë dhe Ukrainës”. Ndërkohë, Ukraina urdhëroi sot evakuimin e familjeve me fëmijë nga qyteti i Pokrovsk dhe rrethinat e tij, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të avancojnë drejt qytetit strategjik në Ukrainën lindore. “Ne po fillojmë…

Lexo më shumë

120,810 pasagjerë kanë udhëtuar nëpërmjet portit të Durrësit nga portet italiane drejt Durrësit dhe anasjelltas. Burime zyrtare nga Autoritetit Portual Durrës bëjnë të ditur për gazetarin e Vizion Plus Aleks Kalemasi se tragetet e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona kanë transportuar 73,701 pasagjerë në hyrje dhe 47,109 pasagjerë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.  Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve. Përgjatë periudhës 1-15 gusht numërohen rreth 33 mijë automjete si dhe 3,950 kamionë dhe trailerë. Të gjitha strukturat që operojnë në portin më të…

Lexo më shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski e riafimoi qëndrimin për përgatitjen e një ligji të ri për planifikim urbanistik, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të cilat patën një varg reagimesh për ndryshimet e ligjit ekzistues që me procedurë të shkurtër ishte votuar javën e kaluar. “Thash se definitivisht na duhet një ligj i ri. Propozoj përbërje heterogjene në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare të cilat janë prekur që të përgatisim ligj plotësisht të ri për planifikim urbanistik, kështu që me presidenten kemi qëndrim plotësisht të njëjtë lidhur me këtë çështje”,…

Lexo më shumë

Sonte, e hënë 19 gusht , është një natë e veçantë pasi vjen Super Hëna e Plotë e Gushtit, e njohur edhe si Hëna e Plotë e Oxyrhynchus por edhe Hëna Blu , siç quhet një fenomen që vërehet një herë në 2-3 vjet. Një Hënë, domethënë 15% më e ndritshme dhe 30% më e madhe se Hënat e tjera të Plotë. Ky spektakël qiellor është për faktin se orbita e satelitit tonë natyror arrin pikën më të afërt me Tokën sonte. Do ta shijojmë idealisht kur të ngrihet (në Shqipëri, në orën 20.25 ), pasi kur është afër horizontit…

Lexo më shumë

Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për dhunë. Policia njofton se dy burra të moshave 45 dhe 46 vjeç kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Njërsa një tjetër, 32-vjeç me iniciale A.G, gjatë shoqërimit në komisariat ka goditur policin për shkak të detyrës. “K. Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; – A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë shoqërimit në komisariat, ka goditur për shkak të detyrës një punonjës Policie. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3…

Lexo më shumë

Një 61-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i spitalit ku ndodhej i shtruar. Burri nga Burreli ndodhej në QSUT dhe sipas policisë dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Paraprakisht mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm. Në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2), erë të fortë dhe me breshëri. Të mërkurën do të ketë dukuri të izoluar me reshje të dendura shiu dhe bubullima dhe do të fryjë erë mesatare nga veriu. Nga e enjtja temperatura ditore do të jetë në rritje. Temperaturat minimale do të jenë prej 11 deri në 21, ndërsa…

Lexo më shumë

Temperaturat e larta duket se do ja lënë vendin reshjeve të shiut dhe stuhisë në Greqi. Meteorologu grek Thodoris Kolidas ka paralajmëruar qytetarët që jetojnë kryesisht në zonën veriperëndimore që të tregojnë kujdes. Më herët, autoritetet kanë nxjerrë Buletinin Emergjent të Përkeqësimit të Motit për stuhi të forta dhe breshëri në zonat qendrore dhe veriore për ditën e sotme dhe nesër, të cilat do të shoqërohen lokalisht me një frekuencë të lartë rrufeje. Sipas tyre, reshjet e dendura të shiut dhe studia do të jenë prezente në 10 zona, për të cilat është ngritur edhe “alarmi i kuq”./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Një numër rekord i punëtorëve humanitarë vdiqën vitin e kaluar në konflikte në mbarë botën, ndërsa ky vit mund të jetë edhe më katastrofik, njoftuan sot Kombet e Bashkuara (OKB). Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare njoftoi se 280 punëtorë humanitarë në 33 vende vdiqën në vitin 2023, që është dyfishi i numrit të 118 personave që vdiqën vitin e kaluar. Raporti thekson gjithashtu se më shumë se gjysma vdiqën gjatë tre muajve të parë të luftës së Izraelit në Gaza, e cila filloi në tetor të vitit të kaluar, kryesisht në sulme ajrore. Zyra njoftoi se ky…

Lexo më shumë