Author: shqiperia
Prezantuesi amerikan Phil Donahue ka humbur jetën në moshën 88-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar familja e tij për mediat amerikane. Prezantuesi vdiq në shtëpinë e tij të dielën pas një sëmundjeje të gjatë. Donahue, i cili krijoi dhe drejtoi emisionin Phil Donahue, u konsiderua “mbreti i bisedave gjatë ditës” në SHBA. Gjatë karrierës së tij, Donahue intervistoi figura të njohura, duke përfshirë Nelson Mandela, Muhammad Ali, Sammy Davis Jr, Sir Elton John, Ëhoopi Goldberg, Robin Williams, Dolly Parton dhe Michael J Fox. Donahue konsiderohet një pionier në peizazhin televiziv. Ai drejtoi më shumë se 6,000 edicione të talk shoë-t të…
Takimi mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv përfundoi pas më shumë se tre orësh. Sipas deklaratës nga zyra e shtypit e kryeministrit izraelit, Netanyahu “përsëriti angazhimin e Izraelit ndaj propozimit aktual amerikan për lirimin e pengjeve, i cili merr parasysh nevojat e sigurisë së Izraelit, për të cilat ai këmbëngul me forcë”. Në të njëjtën kohë, në njoftim thuhet se takimi ka qenë pozitiv dhe është zhvilluar në një “atmosferë të mirë”. Sipas Times of Israel duke cituar një zyrtar izraelit, Netanyahu i tha Blinken se do të dërgonte negociatorët e tij kryesorë në samitin në Kajro këtë…
Një aksident i ndodhur i ndodhur në superstradën Shkodër-Lezhë shkaktoi bllokum të trafikut dhe rëndim të tij. Në tentativë për të kryer një parakalim, një autoveturë brenda të cilës udhëtonte një familje goditi nga pas nje autobus të linjës Shkodër-Tiranë. Për shkak të lagështirës, makina më pas u godit nga një kamion. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati persona të lënduar. Familja u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektivë të qarkullimit rrugor për të zhbllokuar trafikun./vizionplus.tv
Dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit Vesna Janevska siguron se nga shtatori nuk do të ketë asnjë problem me tekstet shkollore. Thotë se nxënësit do të mësojnë nga tekstet e shtypura edhe në lëndët e historisë dhe shoqërisë për klasat 5 dhe 6, historia për klasën e 7-të dhe gjeografia për klasën e 7-të. “Tani fëmijët do të kenë para tyre libra të shtypura në letër, të prodhuara si materiale mësimore nga Byroja e Arsimit dhe autorë individual”, tha Vesna Janevska- ministre e Arsimit. Pas reagimeve të shumta të prindërve dhe mësimdhënësve për…
Presidenti i Bjellorusisë Alexandër Lukashenko ka paralajmëruar se nuk ka ndërmend të ndalojë emigrantët që kalojnë përmes Bjellorusisë dhe kanë si destinacion vendet anëtare të Bashkimit Evropian. “Më vendosni një lak në qafë në formën e sanksioneve dhe më pas kërkoni që unë të mbroj BE-në nga flukset e emigrantëve? Kjo nuk do të ndodhë”, deklaroi Lukashenko në një intervistë të dhënë për televizionin rus. Bashkimi Evropian dhe qeveria e Polonisë kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko për shtyrje të qëllimshme të emigrantëve të parregullt në BE nga viti 2021, duke i pajisur me viza…
Italia ka lëshuar alarmin e verdhë në 10 rajone, pasi do të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi, në zonat qendrore-jugore të Adriatikut dhe në pjesën e poshtme të detit Tirren. Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Mbrojtjes Civile i cili ka lëshuar një paralajmërim të mëtejshëm për kushtet e pafavorshme atmosferike, duke zgjatur paralajmërimet e lëshuara ditët e fundit Paralajmërimi parashikon reshje dhe stuhi mbrëmjen e sotme mbi Kalabri dhe Siçili. Reshjet do të shoqërohen me vetëtima, stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta, sqaron Mbrojtja Civile. Në bazë të fenomeneve të pritshme dhe të vazhdueshme,…
Grupet e armatosura të Hamasit dhe Xhihadit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin e një bombe në afërsi të një sinagoge në Tel Aviv, i cili u përshkrua si sulm terrorist nga policia izraelite dhe agjencia izraelite e inteligjencës, Shin Bet. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Një burrë që po e bartte bombën u vra dhe një kalimtar rasti u plagos gjatë incidentit të dielën vonë, sipas policisë izraelite. Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, David Mencer, tha se burri po e bartte një çantë shpine të mbushur me eksplozivë, e cila shpërtheu…
Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Koce Trajanovski, tha se konsorciumi Behtel dhe Enka ende nuk i ka filluar punimet në korridorin 8 dhe 10D, sepse duhet të bëhet shpronësimi i tokës dhe dislokimi i linjave elektrike të vendosura në trase. Për këtë shteti do të duhet të sigurojë mjete shtesë në shumën aktuale prej 1.3 miliardë euro. “Ne jemi duke bërë përpjekje intensive dhe muajin e fundit po bëjmë një përpjekje të madhe sa i përket shpronësimit sepse nëse nuk e zgjidhim shpronësimin nuk mund të hyjnë. Pra hyjnë pasi të pastrohet toka, do të thotë të shpronësohet,…
Gjatë udhëtimit me avion me siguri që të gjithë jemi përballur me bllokimin e veshëve. Në terma mjekësor, ndryshe ky fenomen quhet “barotrauma e veshit”. Zhurma e dhimbshme e veshit që ndonjëherë ndodh kur avioni është në ngjitje ose në zbritje. Nëse për disa persona kjo është një ndjesi irrituese, për të tjerë është shqetësim që zgjat edhe pas daljes nga avioni. Për të shmangur këtë auditologia Sarah Lundstrom shpjegon më shumë rreth këtij fenomeni. Çfarë është “barotrauma e veshit”? “Kjo ndodh kur “veshi mbyllet për shkak të ndryshimeve të presionit të ajrit gjatë fluturimit”, shpjegon mjekja Lundstrom. Lajmi i…
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga plagosja e rëndë e Lorenc Kostës pasditen e sotme në Tiranë. Autor i dyshuar i ngjarjes është efektivi i policisë, Erion Goxhara. Kosta ka qenë duke ecur në këmbë ndërsa autori ka ndaluar makinën. Pasi ka dalë Goxhara e ka qëlluar me plumba në pjesën e këmbëve për t’a dëmtuar rëndë. Më pas, efektivi i policisë i ka bërë fotografi. Dyshohet se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit, dyshim çka ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem. Pas ngjarjes Goxhara është larguar me mjetin e tij, ka…












