Author: shqiperia

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në këmbë është dërguar në Spitalin Universitar të Heraklionit. Sipas mediave greke, ai është gjetur i përgjakur në orën 2 të mëngjesit të së shtunës, në zonën e Bashkisë Malevizi, konkretisht në pyllin e Kerit, dhe i ka thënë policisë se persona të panjohur e kanë qëlluar në këmbë. Ai është transportuar menjëherë me autoambulancë në spital ku po trajtohet pa rrezik për shëndetin. Arsyet që çuan në ngjarjen e përgjakshme si dhe identiteti i autorit apo autorëve të atentatit janë duke u kërkuar nga policia. 40-vjeçari i plagosur, shtetas shqiptar, nuk ka…

Lexo më shumë

Edhe pse me vonesë, pagesa për tremujorin e dytë nga aplikacioni “TVSH-ja ime” do të kryhet sipas afatit ligjor, përkatësisht deri në fund të muajit gusht. Për këtë tremujor do të kthehen 858 milionë denarë ndaj 491.407 qytetarë që kanë skanuar llogari fiskale në periudhën nga muaji prill deri në qershor të këtij viti. Kujtojmë se me formimin e Qeverisë së re, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kocoska theksoi se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet. Ndryshe, 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019, kurse qytetarët mund të kthejnë maksimum 2.100 denarë për…

Lexo më shumë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kujtuar sot 12 vjetorin e albumit të saj të parë debutues, “ORA”, përmes një videoje shumë të veçantë të publikuar në Instagram. Në këtë video, shihen momente nga performimet e saj të këngëve të këtij albumi, teksa e gjithë videoja është e shoqëruar nën ritmet e këngës “Shine Ya Light” – një këngë e cila është dedikim për vendlindjen e saj, Kosovën. “Zoti im, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 12 vjet që nga dalja e albumit tim debutues ‘Ora’! Ajo është një mbretëreshë dekade!! Dashuri e madhe për të gjithë…

Lexo më shumë

Autoritetet në itali kanë nsiur hetimet për vrasje nga pakujdesia për fundosjen e jahtit luksoz ku u mbytën 7 persona. Duke njoftuar nisjen e hetimeve, Prokurori Italian tha se agjentët zbuluan se nuk ishte moti i keq që shkaktoi fundosjen e anijes me vela por rezultati i veprimeve të ekuipazhit dhe mënyra e menaxhimit të situatës. Ai tha gjithashtu se hetimi nuk kishte për qëllim asnjë indivi por zbardhjen e plotë të rrethanave. I pyetur se si ishte e mundur që asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk u mbyt, prokurori i cështjes tha se viktimat mund të kishin qenë në…

Lexo më shumë

Shumica e pickimeve të merimangave nuk paraqesin rreziqe serioze për njerëzit. Merimangat zakonisht pickojnë kur ndihen të kërcënuar dhe helmi i tyre kryesisht shkakton simptoma të lehta si skuqje, ënjtje dhe dhimbje në vendin e pickimit. Megjithatë, është e rëndësishme të dini se si të reagoni ndaj një pickimi, pasi ndonjëherë mund të ketë komplikime serioze. Si mund të dalloni një pickim merimangë? Në disa raste, pickimi i merimangës mund të shkaktojë reaksione më të rënda, veçanërisht te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj helmit. Zakonisht ka skuqje, dhimbje dhe ënjtje, por simptomat mund të jenë aq të lehta sa…

Lexo më shumë

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në lidhje me akuzat e LSDM-së se Qeveria e Mickoskit nuk ka përmbushur premtimin parazgjedhor për rritje të pagave tha se pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë. “Pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që të rriten pagat, por edhe të kenë vlerë, të mos ketë inflacion”, u shpreh Mickoski. Ai shtoi se LSDM po manipulon dhe ofendon qytetarët, ndërsa Qeveria po punon sipas programit zgjedhor për shkak se ky program ka marrë afër 450.000 vota. “Ata le të vazhdojnë me gënjeshtra.…

Lexo më shumë

Rusia dhe Ukraina njoftuan sot se kanë shkëmbyer 230 robër lufte, duke përfshirë ushtarë rusë të kapur gjatë ofensivës ukrainase në rajonin e Kurskut. “Pas një procesi negocimi, 115 ushtarë rusë të kapur në rajonin e Kurskut u larguan nga territoret e kontrolluara nga regjimi i Kievit. Në këmbim, 115 të burgosur të forcave të armatosura ukrainase u liruan”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. Ministria sqaroi se ushtarët rusë janë tani në Bjellorusi. “Sot 115 të tjerë mbrojtës tanë janë kthyer në shtëpitë e tyre”, konfirmoi nga ana e tij presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe…

Lexo më shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrusheski në konferencë për shtyp tha se LSDM duhet të tregojë nëse njërin nga të arrestuarit për vrasjen në QT Mavrovasja e kanë lëshuar nga burgu për të punuar në zgjedhje. “E.K është njëri nga të arrestuarit për vrasjen te QT Mavrovasja i cili është arratisur nga Idrizova më 15.04.2024, 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare. LSDM duhet të tregojë nëse e kanë lëshuar nga burgu me qëllim që ta angazhojnë në zgjedhje”, tha Petrusheski. Ai shtoi se LSDM mbulon të arrestuar për varsje dhe shpëton gjyqtarë të BDI-së si Pajazit Pajaziti. “Përgjegjësi do të ketë dhe…

Lexo më shumë

Nëse mbani të njëjtat pizhame për një kohë të gjatë, mund të shkaktoni një sërë problemesh dermatologjike. Kjo është arsyeja pse ekspertët këshillojnë t’i ndërroni shpesh. Statistikat tregojnë se mesatarisht se gratë i lajnë pizhamet pas 17 ditësh ndërsa burrat pas 13 ditësh përdorim. Nga 2,500 femrat që morën pjesë në hulumtim, pothuajse gjysma e tyre thanë se arsyeja kryesore që nuk i ndërrojnë pizhamat e tyre mjaft shpesh është fakti se harrojnë sa netë i kanë veshur. Nga ana tjetër, shumica e meshkujve deklaruan se nuk i lajnë atë çdo javë, sepse “veshin çfarëdo që t’ju vijë për mbarë”.…

Lexo më shumë

Një oficer i policisë franceze është lënduar të shtunën kur një veturë e kapluar nga zjarri shpërtheu në parkingun e një sinagoge në qytetin bregdetar La Grande-Motte, tha një zyrtar i unionit të policisë. Policia tha se po e heton këtë incident si tentim zjarrvënie e qëllimshme. “Një veturë shpërtheu përballë sinagogës në La Grande-Motte. Një oficer lokal u lëndua”, shkroi në X William Maury nga unioni i Aleancës së Policisë Nacionale. Ai tha për BFM TV se polici i lënduar është jashtë rrezikut për jetë. Mediat lokale raportuan se dy vetura u përfshinë nga zjarri dhe së një njërën…

Lexo më shumë