Author: shqiperia

Drejtoria për Punë Hirdometeorologjike njofton se nën ndikimin e aktivitetit ciklon nga lindja do të ketë një periudhë paqëndrueshmërie me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Proceset do të jenë veçanërisht më intensive ditën e enjte dhe të premte kur do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fortë dhe dukuri lokale e stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër në disa vende. Në Shkup nga nesër deri të premten do të ketë dukje të shpeshtë të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në pjesë të luginës…

Lexo më shumë

Udhëtimi ajror ndodh të prishë sistemin e tretjes, duke çuar në simptoma si gazrat, fryrjet dhe nevojën për t’u çliruar. ‘E keni parasysh ngushtësinë që ndieni nga rripi i sigurimit gjatë fluturimit? E po ndodh vërtetë’, – tha Dr. Melissa Hershman, gastroenterologe në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon. ‘Disa njerëz, për shembull ata me sindromën e zorrës së irrituar, shqetësohen nga gazrat dhe fryrja e barkut më shumë se të tjerët’, – tha Dr. Baha Moshiree, një gastroenterolog. Megjithatë, nëse mësoni shkaqet e këtyre simptomave, jeni në hap larg reduktimit të problemit. Ne gjithmonë kemi gazra në traktin…

Lexo më shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov në “Daily Click” në TV21 tha se punëdhënësit që japin paga në zarfe e dëmtojnë buxhetin deri në 250 milionë euro në vit. “25.000 punëtorë e marrin rrogën në zarf, e cila zhvillon ekonominë gri, dhe punëdhënësit vjedhin nga thesari i shtetit në vlerë prej 250 milionë euro në vit”, deklaroi Trendafilov. Trendafilov: 25.000 punëtorë marrin rroga në zarfe, punëdhënësit vjedhin 250 milionë euro në vit nga shteti appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve “Diplo 2024”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i ftuar në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”. Ministri Hasani theksoi se qeveria shqiptare vlerëson dhe respekton rolin e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktorë dhe aktorë pro aktivë në hartimin dhe implementimin e politikave, si në rrafsh lokal ashtu dhe rajonal “Tirana nuk ndërhyn në çështjet e brendshme dhe në dialogun e brendshëm të shqiptarëve kudo që ata janë. Ne përpiqemi të angazhohemi dhe të flasim me motrat dhe vëllezërit tanë për një çështje shumë…

Lexo më shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka kryer testimin e parë të raketave balistike që ka prodhuar vetë. Zelensky e bëri këtë njoftim gjatë një konference në Kiev të mbajtur më 27 gusht. Detaje të tjera ende nuk dihen, por Ukraina ka thënë se po punon në zhvillimin e sistemit të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, Hrim-2, raketa që janë të dizajnuara për të kombinuar veçori të një sistemi taktik raketor me atë të një raketahedhësi të shumëfishtë. Javën e kaluar, Zelensky po ashtu konfirmoi se Ukraina ka prodhuar raketën Palianytsia, të cilën e quajti “klasë të…

Lexo më shumë

Zv. kryeministri Izet Mexhiti është në vizitë dyditore në Shqipëri, ku do të takohet me krerët shtetëror. Nga Tirana, Mexhiti tha se, Qeveria është një fillim i ri për Maqedoninë e Veriut dhe siç tha, është një fillim pasi edhe OBRM-PDUKM nuk është e njëjta me OBRM-PDUKM-në e Gruevskit. “Qeveria përbëhet prej dy shumicave, është shumica maqedone dhe shumica shqiptare dhe pakicave të tjera dhe cili fiton në kampin maqedonas nuk e përcaktojmë ne por votuesi maqedonas ndërsa në kampin shqiptar e përcakton votuesi shqiptar. Kjo qeveri e re është një fillim i ri për Maqedoninë. Fillimi i ri se…

Lexo më shumë

Shtatori është një muaj i mbushur me ndryshime dhe fillime të reja, por për disa shenja kushtet janë më të favorshme ndërsa të tjerëve do të duhet të përpiqen më shumë për të shijuar dhuratat e tij. Sidoqoftë, cilësdo që i përkisni, ka të paktën një ditë me fat në muaj gjatë së cilës, për shembull, do t’ju jepen shanse të dyta ose perspektiva për prosperitet dhe lumturi në dashuri. Shihni se çfarë është e juaja, në varësi të pozicionit tuaj në zodiak. Dashi: E diel, 1 shtator. Pasi të kuptoni pasojat e një ideje të re, i vetmi kufi…

Lexo më shumë

Mungesa e fuqisë punëtore në juglindje ka bërë që bizneset të kërkojnë punëtorë nga vendet e treta. I tillë është rasti i njërit prej lokaleve në Pazarin e Vjetër në Korçë, të cilët pjesë të stafit kanë dy kamerierë nga Gana. 26 vjeçarja Haggar dhe 30 vjeçari Courage tregojnë se puna në Shqipëri për ta është shumë fitimprurëse. “Unë jam nga Gana, vendosa ta le vendin tim dhe vij në Shqipëri. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për vendin tuaj por njerëzit këtu janë shumë mikpritës, klientët më trajtojnë mirë dhe nuk jam penduar që kam ardhur. Çdo gjë shkon…

Lexo më shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot ka folur në lidhje me shkuarjen e tij në dasmë në Kosovë. Ai thotë se sipas ligjit ai është i obliguar që gjithkund të lëvizë me veturën zyrtare. “Sipas ligjit dhe rregullores së qeverisë, unë jam i obliguar si kryetar i Kuvendit që gjithkund të lëvizi me veturën zyrtare. Unë nuk dua kjo të jetë kështu. Të gjithë duam që të kemi pak privatësi, unë aspak nuk e kam, dhe për fat të keq në këtë rast e kisha patjetër në ngjarje private të udhëtojë me veturën zyrtare”, tha Gashi./Telegrafi/…

Lexo më shumë

LSDM sot ka akuzuar ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovskin se po keqpërdor vendkalimin kufitarë në Bllacë. Nga LSDM thonë se këtë e ka pohuar edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. “Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pranuar sot se dasmorët me vetura private në vendkalimin kufitar Bllacë kanë kaluar pa kontroll nga policia dhe konfirmoi se përgjegjësia për këtë është e Toshkovskit, i cili është shef i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gashi ka konfirmuar të gjitha informacionet e publikuara nga LSDM-ja për lëshimet dhe keqpërdorimet në pikën kufitare Bllacë dhe përgjegjësinë e ka vendosur te Toshkovski. Të gjitha përpjekjet…

Lexo më shumë