Author: shqiperia

Mungesa e flamurit shtetëror gjatë takimit të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, me homologun e saj bullgar, Rumen Radev, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Ndërkohë nga Kabineti I Presidentes Siljanovska kanë njoftuar se do të kërkojnë përgjigje nga Sofja zyrtare se përse mungonte flamuri maqedonas në takimin me Presidentin Radev. Nga Kabineti shpresojnë se bëhet fjalë për lëshim diplomatik. KABINETI PRESIDENCIAL “Para takimit kokë më kokë, Presidenti Radev ftoi Presidenten të bëjnë fotografi të përbashkët para flamurit bullgar edhe pse një akt i këtillë nuk ishte parashikuar e as dakorduar. Duam të besojmë se…

Lexo më shumë

Komunikacioni në aksin rrugor R-2133 Kumanovë – Llopatë nga sonte në orën 22:00 deri nesër në orën 5:00 të mëngjesit do të jetë në ndërprerje të plotë për shkak të punëve ndërtimore që po i kryen kompania ndërtimore “Shtrabat”, pas së cilës do të lëshohet në përdorim, njofton LAMM. Nga atje theksojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon…

Lexo më shumë

25 persona janë arrestuar dhe proceduar gjatë javës së fundit nga Policia Rrugore e Tiranës pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mes tyre për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike. Një prej mjeteve të sekuestruara është i personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Kozaku. Sipas informacioneve, policia rrugore e Tiranës ia sekuestroi mjetin pasi konstatoi se në orën 3 të natës ai kishte hyrë live në rrjetin social TikTok, dyshohet në gjendje të dehur ku shfaqej duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e…

Lexo më shumë

Në kuadër të ciklit të ri të emisioneve nëpër restorantet shqiptare, Telegrafi Maqedoni vizitoi restorantin Sirena në qytetin e Tetovës.   Restorant me një traditë shumë vjeçare në gastronomi e të cilët për ne përgaditën specialitetin e mishit të qingjit, një recetë tradicionale dhe mjaft e shijshme. Për përgaditjen e recetës së mishit të qingjit, shefi i kuzhinës së restorant Sirena tregoi sekretin se mishi duhet të jetë gjithmonë i freskët, i marinuar me kripë, biber, qepë dhe gjalpë dhe si i tillë duhet të qëndroi afërsisht gjysëm ore i marinuar para se të piqet në furrë për disa minuta.…

Lexo më shumë

Koalicioni Vlen edhe sot në konferencë për shtyp vazhdoi me publikimin e informatave për tenderë në lidhje me kompaninë e familjes së deputetit Elmi Aziri nga Fronti Evropian. “Dje publikuam informata për tenderët, të cilët kompania me lidhje familjare e deputetit Elmi Aziri i ka fituar nga Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë, gjatë kohës së logjistikut kryesor të BDI, Artan Grubi. Sot, vazhdojmë me publikimin e informatave të reja se si kompania e njëjtë, pronari i së cilës është nip i bashkëshortes së deputetit Elmi Aziri, ka fituar tenderë nga Komuna e Likovës, nga Shkolla e mesme…

Lexo më shumë

Natën që lamë pas, është martuar vajza e politikanit Lutfi Hazirit, Kënga Haziri. Në postime të shumta në rrjete sociale, shihet atmosfera e krijuar, e disa momente shumë të veçanta të Lutës me të bijën, Këngën. Një moment super emocionues ishte kur babai i nuses, Lutfi Haziri qan me të bijën. Momenti kur Lutfi Haziri qan me të bijën në dasmën e saj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Pavarësisht se sipas kalendarit ende jemi në stinën e verës, në Maqedoninë e Veriut shënohen temperatura të ulëta të mëngjesit. Metereologët njoftojnë se në Berovë janë shënuar 4 gradë kurse në Kodrën e Diellit 3 gradë Celsius, temperatura këto jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Gjatë 24 orëve të fundit më shumë shi ka rënë në rajonin e Kumanovës me 7 litra në metër katror. Moti i ftohtë në këtë periudhë është si rezultat i depërtimit të ajrit polar nga veriu apo nga cikloni I ashtuquajtur “vrasësi i verës”. Për shkak të rënies së temperaturave të ajrit, metereologët…

Lexo më shumë

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna janë bërë bashkë për të sjellë një këngë. Kjo mund të tingëllojë paksa e pabesueshme për shkak të raporteve të tyre të tensionuara që kanë pasur përgjatë këtyre kohëve ku mollë sherri ishin vëllezërit Robert e Patris Berisha. Epo siç duket dy artistet e kanë lënë të shkuarën pas. Ato janë duke finalizuar një bashkëpunim mes tyre që pritet ta shohim se si do të pritet nga ish-bashkëshortët e tyre, raporton Prive. Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, së shpejti sjellin një këngë të re / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur, thonë nga BDI-ja, duke pohuar se Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes së kaluar, që kishte për qëllim ndryshimin e të gjitha shenjave të komunikacionit në autostrada, në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Sipas BDI-së, ky është një hap i paprecedent dhe i dëmshëm për zbatimin e ligjit që garanton barazinë gjuhësore. Pavarësisht faktit që procesi i përzgjedhjes së kompanisë për realizimin e projektit ishte përfunduar, udhëheqësia aktuale ka vendosur të ndërpresë procedurën. BDI Kjo ndërprerje mund të verifikohet lehtësisht në sistemin…

Lexo më shumë

Tregtarët besojnë se ulja e detyrimeve të importit të ushqimit dhe zbatimi i Aktit të Praktikave të Padrejta të Tregtisë do të ketë një efekt afatgjatë në uljen e çmimeve të ushqimeve, ndërsa ngrirja e çmimeve do të japë vetëm rezultate afatshkurtra. Ministria e Ekonomisë njoftoi për ngrirje të çmimeve të qindra produkteve. Sipas Durim Zeqirit nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, kjo masë do të jetë efektive vetëm derisa të zgjasë, pas së cilës ekziston mundësia që disa produkte të zhduken nga raftet. Zeqiri thekson se qeveria duhet të konsultohet me sektorin privat para se të ndërmarrë hapa të…

Lexo më shumë