Author: shqiperia
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ka pyetur koalicionin shqiptar në qeveri VLEN se ku mbeti themelimi i Akademisë Shqiptare? Ata shtojnë se VLEN-i nuk guxon t’i përgjigjet Mickoskit për çështjen e Akademisë sepse u bënë pjesë e qeverisë së re si humbësa. Reagimi i plotë: Ku mbeti “Akademia Shqiptare”, a ua mbylli gojën Mickoski!? Ka javë që drejtuesit e koalicionit vLEN, kanë heshtur tërësisht temën për institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për shkencë, kulturë dhe art. Nga ana tjetër, sot padroni i tyre, Hristijan Mickoski, këtë temë e shpalli të mbyllur dhe të dështuar, duke deklaruar se këtë…
Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj sonte do të boksojë kundër ganezit, Maluwi Folivi. Meçi pritet të fillojë rreth orës 20:30 në Londër në “Harrow Leisure Centre”, shkruan Reporteri.net. Bakaj ka 11 duele në karrierë dhe të gjitha i ka fitore. Kjo ndeshje boksi do të transmetohet në SuperSport1. /Reporteri.net/. Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj ngjitet sonte në ring, ky është orari i meçit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Është rritur numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në sy dhe mbajtja e syzeve me dioptri tek fëmijët. Përveç sëmundjeve të anomalisë kongjenitale dhe sëmundjeve të tjera, ndikim të madh në dëmtimin e syve tek fëmijët kanë edhe përdorimi i tepërt i tabletave, kompjuterëve dhe lojërave argëtuese në play station. “Mund të them se është rritur numri, d.m.th nevoja për ndërhyrje kirurgjikale tek fëmijët. Madje për 5 për qind është rritur numri i glaukomës tek fëmijët, për dallim nga vitet e kaluara, ku duhen ndërhyrje kirurgjikale. Këto janë numra seriozë dhe unë personalisht nuk mund të përcaktojë se nga çka shkaktohet, por,…
KRRE po bën analiza për të pasur edhe një orë më shumë tarifë të lirë për energjinë elektrike
Deri në fund të këtij muaji KRRE do të kumtojë nëse qytetarët nga 1 janari do të mund të shfrytëzojnë një orë shtesë energji të lirë elektrike. “Nëse vendoset lista, kjo do jetë nga 1 janari. D.m.th. ne me analizat jemi nga fundi, do të duhet ato analiza t’i prezantojmë para opinionit të ekspertëve dhe kuptohet para kompanive EMV dhe EVN Home. Nëse analizat tregojnë se duhet të pranohet, megjithatë pa i bërë dëm EMV-së dhe EVN Home, do të propozohet që tarifa e tanishme ditore të vlej deri në orën 16 në vend të deri në orën 15 siç…
Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut
Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester Unitedi për herë të dytë brenda pak viteve ndërsa tani detaje të reja janë zbuluar që ilustrojnë prishjen e raporteve të tij me Erik Ten Hag. Ronaldo kaloi dy periudha të ndryshme në ‘Old Trafford’, e para e cila zgjati mes viteve 2003 dhe 2009 atëherë kur ai u bë lojtari më i mirë në botë dhe më pas u largua për 80 milionë euro tek Real Madridi. Periudha e tij e dytë tek Unitedi nuk shkoi aq mirë sa pritej, pasi Ronaldo iu ribashkua atyre nga Juventusi në vitin 2021. Përkundër faktit se…
MPJ-ja nesër do të thërrasë ambasadorin bullgar për fotografinë e Radevit dhe Siljanovska Davkovës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme nesër do ta thërrasë ambasadorin bullgar në shtet, Zheljasko Radukov, për fotografimin para flamurit bullgar të presidentëve Rumen Radevit dhe Gordana Siljanovskës në takimin pardje në Sofje. “Lidhur me paralajmërimin e presidentes Siljanovska Davkova informojmë se gjatë ditëes së nesërme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në bisedë do të thirret ambasadori i Republikës së Bullgarisë, deklaruan për MIA-n nga MPJ-ja. Nga Kabineti i presidentes Siljanovska – Davkova dje paralajmëruan se do të kërkojnë shpjegim për fotografinë para flamurit bullgar të bërë në kabinetin e presidentit të…
Ndërpritet linja ajrore Shkup-Sarajevë
Kompania greke Aegean Airlines do të ndërpresë fluturimet e saj mes Shkupit dhe Sarajevës nga 29 nëntori, pak më shumë se një vit pas lidhjes së dy qyteteve. Gjithashtu është anuluar shitja e biletave për sezonin veror 2025. Kompania e fluturimeve nuk e komentoi vendimin e saj për anulimin e fluturimeve. Lidhja mes Shkupit dhe Sarajevës me këtë linjë ajrore ishte bërë për herë të parë pas trembëdhjetë viteve. Ndërpritet linja ajrore Shkup-Sarajevë appeared first on Telegrafi.
Një mashtrim i ri që përfshin paraqitjen e të dhënave personale po përhapet në internet. Pas raportimeve të fundit për vdekjet e personazheve të famshëm maqedonas, si dhe investimeve të supozuara në kripto ku përfshiheshin edhe gazetar, tani po shfaqen mesazhe false në whatsup që kërkojnë llogari dhe përditësim të të dhënave. Këtë herë, mashtruesit paraqiten si rrjeti social Facebook dhe u kërkojnë përdoruesve të përditësojnë llogarinë e tyre. Keni kujdes, mos hapni linqet në mesazh dhe mos lini të dhënat tuaja në të. Ja si duket mesazhi që mund të merrni: Mashtrim i ri në Maqedoni…
Ish reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli po vazhdon shkëlqimin në kampionatin suedez. Zeneli ka shënuar gol për skuadrën e tij Elfsborg ndaj Halmstadit në ndeshjen e javës së 22-të në Allsvenskan të Suedisë për 1:0, shkruan Reporteri.net. Zeneli golin e shënoi vetëm pas tre minutash nga fillimi i ndeshjes. Ky ishte goli i gjashtë i Arbër Zenelit në kampionatin suedez me fanellën e Elfsborgut. Zeneli ka kohë që nuk ftohet nga Kosova, ndërsa për ndeshjet e shtatorit, sipas FFK-së, ishte në listën rezervë. Arbër Zeneli shënon supergol për Elfsborgun në Suedi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër, ka mbrojtur pragun dhe jetën e shqiptarëve. Kështu deklaron Rafiz Aliti, i njohur si Komandant “Msusi”. “Msusi” i luftës thotë se si përfaqësues politik për statusin e ish ushtarëve ka biseduar me dy kampet politike, si me LSDM po edhe me VMRO-në. “Lufta ishte e drejtë, ne i mbrojtëm vatrat tona, ne nuk shkuam as në Strumicë as në Vallandovë që ti okupojmë shtëpitë e tyre, përkundrazi, ata që thirren se ishin “branitella” granatuan fshatrat dhe shtëpitë shqiptare. Ishin ata që pësuan, civilët, nëpër fshatrat tonë. I them këto se…








