Author: shqiperia
Me ardhjen e stinës së verës, rritet edhe frika nga picikemt nga zvarranikët. Toksikologia Suela Xhufi e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus deklaroi se metodat popullore që janë përdorur deri më tani siç është lidhja e një cope në vendin e pickimit apo çarja më shumë e asaj zone është një mënyrë e gabuar. Xhufi theksoi se ndryshimi dhe rreziku më i madh shihet 30 minutat e para të pickimit, nëse do të kemi enjtje ose flluska në zonën e prekur. Në këto raste, ajo sugjeron që personat e kafshuar nga gjarpri duhet të shkojnë sa më parë…
Një bombardues i forcave ajrore ruse është rrëzuar në Kaukaz, duke vrarë ekuipazhin, gjatë një fluturimi rutinë stërvitor. Siç raportojnë mediat ruse, një bombardues Sukhoi Su-34 i forcave ajrore ruse është rrëzuar në Kaukaz gjatë një fluturimi stërvitor, ndoshta për shkak të një defekti teknik, si pasojë e të cilit ekuipazhi ka humbur jetën. “Bazuar në të dhënat paraprake, shkaku i rrëzimit të avionit ishte një mosfunksionim teknik”, tha një zëdhënës i ministrisë, sipas agjencisë së lajmeve TASS. Aksidenti ka ndodhur në rajonin e Osetisë, sipas të njëjtit burim. Është e paqartë nëse avioni me dy ulëse krah për krah…
Që nga fillimi i qershorit, Ukrainës i është lejuar të përdorë armë perëndimore në territorin rus. A e ndryshon kjo rrjedhën e luftës? Qeveria federale gjermane ka hezituar për një kohë të gjatë: A duhet të lejojë Ukrainën, e cila u sulmua nga Rusia, të përdorë armë gjermane kundër objektivave në Rusi? Shqetësimi i Berlinit ishte, se Kremlini mund ta shihte Gjermaninë si një palë ndërluftuese. Por pasi SHBA i dhanë Ukrainës lejen për për përdorimin e armëve amerikane, kancelari Olaf Scholz u tërhoq nga shqetësimet e tij. Sigurimi i paqes sot do të thotë “që ne mbështesim Ukrainën”, tha…
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë duke u bërë copash. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit teksa dy automjetet po qarkullonin në drejtime të ndryshme. Siç duket nga pamjet përplasja ka qenë shumë e fortë saqë njëri nga automjetet është ndarë mëdysh. Si pasojë e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku mësohet se 25 vjeçari është në gjendje shumë të rëndë. Ndërkohë është dashur ndërhyrja…
Nëntë zjarre në ambiente të jashtme janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar, thonë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në këto komuna: Gjorçe Petrov, Saraj dhe Gazi Babë (për shkak të djegies së mbeturinave); Radovish, Shtip, afër “Auto Çajka” dhe në Zhelinë, afër fshatit Çiflik (për shkak të vegjetacionit të ulët të djegur); Tetovë afër fshatit Falishtë (deponi), Mavrovë dhe Rostushë (transformator në natyrë dhe shkurre) dhe në Komunën e Demir Hisarit kanë pasur një intervenim të vogël. “Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm…
Sezoni i verës, por jo vetëm, kërkon një kujdes të shtuar për mirëmbajtjen e organizmit tonë. Shpeshherë, dietat janë bërë shkak për një sërë problematikash shëndetësore, të cilat përdoren nga persona të ndryshëm në mënyrë vetjake dhe pa marrë këshillën e duhur nga ekspertë të fushës. Dietologia Hyrida Basha e ftuar në studion e “7pa5” dha një sërë këshillash të vlefshme, për kujdesin që duhet të tregojmë. Ajo tha se në regjimin tonë duhet të ketë sa më shumë fruta të stinës dhe perime, teksa shtoi se dietat detox nuk ekzistojnë. Ajo bëri apel për një regjim të balancuar dhe…
Një ngjarje e rëndë dhe përtej njerëzores është shënuar ditën e djeshme në Greqi. Një 37-vjeçar, baba i 6 fëmijëve çoi në periferi të Ilia mbesën e tij 11-vjeçare dhe tentoi ta përdhunonte. Pas rezistencës së kësaj të fundit, ai vrau mbesën e tum me kaçavidë në qafë. Për të miturën nuk kishte asnjë gjurmë që prej të dielës, ndërsa ditën e hënë, ajo u denoncua në polici nga nëna e saj. Pas kërkimeve, e mitura u gjet e pajetë, ndërsa hetimet zbuluan më pas ngjarjen e tmerrshme. Edhe pse 37-vjeçari ka rrëfyer aktin e tij të neveritshëm, ai nuk…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Shkup. Sipas informacioneve të TV21, një BMW me targa të Shkupit është përplasur në shtyllë në bulevardin Boris Trajkovski në Kisella Vodë. Sipas informacioneve fillestare, shoferi i cili drejtonte veturën ka pësuar lëndime të rënda dhe me urgjencë është transferuar në klinikat e Shkupit. Për momentin nuk ka të dhëna shtesë për gjendjen e tij shëndetësore. Zjarrfikësit kanë marrë pjesë në shpëtimin dhe nxjerrjen e shoferit, i cili për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga bulevardi. Policia ka kryer kontroll në vendngjarje, ndërsa sot…
Gjykata e Apelit do të vendosë sot në orën 10:00 për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend. Gjyqtaret Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro do të përcaktojnë nëse kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Sali Berisha apo Lulzim Basha, pra se kujt prej tyre do i takojë vula e partisë. Odisea e betejës gjyqësore për kryetarin e PD nisi në 11 dhjetorin e vitit 2021 kur Sali Berisha mblodhi Kuvendin Kombëtar, shkarkoi Bashën nga detyra e kryetarit dhe zgjodhi strukturat e reja drejtuese. Berisha fitoi betejën në Gjykatën e Shkallës së Parë, por humbi në…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 30 deri në 39 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 35…