Author: shqiperia

Gjevgjelia, Bogdanci, Vallandova dhe Dojrani sot dhe nesër janë në fazë portokalli, pasi Qeveria mbajti seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valë të të nxehtit në shtet dhe ka miratuar disa rekomandime. Nga i nxehti do të preken edhe territoret e rajonit të Shkupit dhe Vardarit, por të fazës së verdhë (alert – gatishmëri). Në këto rajone do të jenë në fuqi rekomandimet e përgjithshme. “Nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Institutit për Çështje Hidrometeorologjike janë marrë informacione se më 11 dhe 12 qershor territori i qyteteve Gjevgjeli, Bogdanci Vallandovë dhe Dojran do të përfshihet me temperatura të…

Lexo më shumë

“Strategjia e OBRM-PDUKM-së thotë se borxhi publik do të rritet mbi 60% të BPV-së. Është kontradiktore që kjo gjë nuk përmendet askund në programin e tyre Platforma 1198, por me huamarrjen e paralajmëruar prej një miliardë eurosh, borxhi publik do të jetë 66% e vlerës së BPV-së”, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në “24 Analiza”. Duke komentuar deklaratën e Hristijan Mickoskit për huamarrjen e shtetit prej një miliard eurosh, Bytyqi theksoi se në opinion kemi ndryshim të retorikës, ajo që ishte e rëndësishme deri dje, tashmë po relativizohet sot. “Papritmas thuhet se nuk ka rëndësi sa është përqindja e…

Lexo më shumë

Jed Diamond: Zemërimi ka qenë një problem gjatë gjithë jetës sime. Kjo kontribuoi në përfundimin e dy martesave të mia dhe pothuajse solli vdekjen e të tretës sime. Kur më vuri në dukje problemin tim të zemërimit, zakonisht nga gruaja ime, menjëherë bëhesha në mbrojtje dhe insistova me zë të lartë: “Nuk jam i zemëruar!” Brenda u ndjeva i hutuar, jashtë kontrollit dhe i padrejtë. Në mendjen time i thosha vetes: “Epo, kush nuk do të zemërohej, kur dikush po ju sulmon si ajo?” Kur u përpoqa t’i shpjegoja ndjenjat e mia gruas sime, ajo u mistifikua. Asgjë që ajo…

Lexo më shumë

Një djalë njëzet vjeçar nga Shkupi është lënduar rëndë pas aksidentit të tmerrshëm trafiku që ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Serbia” në Kisella Vodë të Shkupit. “Me datë 10.06.2024 rreth orës 21.30 në SPB Shkup është raportuar se në bulkevardin Serbia, H.B (20) nga Shkupi, duke drejtuar veturën e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë elektrike”. “Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinika Nënë Tereza”, thonë nga MPB. Pas aksidentit zjarrfikësit kanë marrë pjesë në nxjerrjen e shoferit nga makina./Telegrafi/ The…

Lexo më shumë

Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e Eldi Dizdarit, ndaj të cilit gjykata italiane ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”. Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në ligjin Nr.10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit…

Lexo më shumë

Një mjet përfshihet nga flakët në ecje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në pjesën e unazës veriore të qytetit të Korçës. Drejtuesi i mjetit sapo ka parë flakët ka dalë  menjëherë përjashta ndërkohë që automjeti i tij tip “Ford” me targat AB 976EB është djegur pothuajse plotësisht, megjithese shërbimi zjarrfikës ka ardhur shumë shpejt në vendin e ngjarjes Mendohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik në mjetin e cili ishte i pajisur me bombël gazi. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që mjetet përfshihen nga flakët. Në rastin e parë kemi një…

Lexo më shumë

Kombëtarja shqiptare do ta shijojë eksperiencën e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian, pas asaj të vitit 2016. Kuqezinjtë kanë përfunduar në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Një grup i hekurt nga i cili “Shqiponjat” shihen me më pak gjasa për të avancuar tutje. Sidoqoftë, ekziston një pikë shprese për ekipin e Sylvinhon që të shkojë tutje, të paktën përmes pozitës së tretë. Por, si mund të arrihet kjo? Euro 2024 do ta ketë formatin e njëjtë me atë të katër vjetëve më parë. 24 ekipe janë ndarë në gjashtë grupe dhe dy…

Lexo më shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 19 për vozitje pa patentë shofer, gjashtë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave dhe 11 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Nëntë masa janë vendosur për mospërdorim të rripit të sigurimit, nëntë sanksione për kalim në sinjalistikë të mbyllur (semafor të kuq). “Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e…

Lexo më shumë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të ndjekur nga afër ndeshjet e europianit. Në një njoftim për media, Ministria e Jashtme thotë se në Dortmund, Hamburg dhe Dyseldorf do të jenë të hapura konsullatat shqiptare për të ofruar ndihmë për personat që nuk kanë leje kalimi apo u ka humbur dokumenti i identifikimit. Ministria e Jashtme ka bërë publike edhe data përkatëse, për çdo zyrë konsullore. Njoftimi i plotë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit…

Lexo më shumë

Djali i Bekim Hamëz Jasharit, Besimi, është fejuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bekim Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe imazhe nga ceremonia e festa. Jashari tregon ndër tjerash se djali i tij mban emrin e vëllai të tij dëshmor. Postimi i plotë i Bekim Jasharit: Të dashur miq, Djali ynë, Besimi, i cili mbanë me krenari emrin e vëllaut tim dëshmor, na mbushi zemrat me gëzim të madh të gjithë familjes sonë. Ai mbrëmë kurorëzoi fejesën me Monikën, në prani të mixhes Rifat dhe anëtarëve tjerë të familjes, si dëshmitarë të dashurisë…

Lexo më shumë