Author: shqiperia
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj te premteje në Tiranë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në bulevardin “Zhan D’ark” në afërsi të Shkozës. Sipas burimeve një mjet i drejtuar nga Gëzim Marashi ka përplasur 76-vjeçarin Vlash Sokoli, i cili ka qënë me biçikletë duke kaluar rrugën. Si pasojë e plagëve, i moshuari ka ndërruar jetë në vend. Drejtuesi i mjetit nuk ka qënë nën efektin e alkoolit, ndërkohë dhe shpejtësia e mjetit nuk ka qenë shumë e madhe, por dyshohet se viktima ka ndërruar jetë nga përplasja për…
Plug & Play, një prej akseleratorëve më të mëdhenj në botë pritet të nxisë inovacionin në Shqipëri. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Delinda Ibrahimaj bashkë me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku morën pjesë në Samitin Vjetor të Plug & Play në Silicon Valley, ku u takuan dhe me Saeed Amidi, themeluesin dhe CEO-n e Plug & Play. “Në Samitin Vjetor të Plug & Play në Silicon Valley, takim me Z. Saeed Amidi, themeluesin dhe CEO-n e Plug & Play, një prej akseleratorëve më të mëdhenj në botë. Bashkë me Ministrin Arbjan Mazniku, përfaqësues nga @AADF, diskutuam për…
2.874 objekte janë ndërtuar nga subjektet afariste gjatë vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga personat fizik janë ndërtuar 2.020 objekte, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Nga Enti Shtetëror i Statistikave bëjnë të ditur se 3.445 banesa me gjithsej 243.815 metra katror janë kompletuar nga subjektet afariste për gjatë vitit 2023, ndërsa nga personat fizik janë përfunduar 2.331 banesa me 299.224 metra katror. Siç bëjnë të ditur, mesatarja e banesave të ndërtuara nga subjektet afariste është 70.8 metra katror, ndërsa nga personat fizik 128.4 metra katror. ESHS: Gjatë vitit 2023 në RMV janë ndërtuar gati 5…
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Kratovë, ndërsa është arrestuar një 37-vjeçare. Sipas informacioneve fillestare, të vrarë kanë mbetur bashkëshorti dhe vjehrri i të arrestuarës. Prokuroria dhe policia kanë kryer hetime, pas së cilës trupat janë dërguar për autopsi gjatë natës. Pas hetimeve do të përcaktohet edhe motivi i vrasjes së dyfishtë dhe mënyra se si është kryer krimi. Vrasje e dyfishtë në Kratovë, arrestohet një 37-vjeçare appeared first on Telegrafi.
Sot nga ora 21:00 do të nisë zyrtarisht Kampionati Evropian Euro 2024. Ndeshja hapëse e këtij kampionati do të jetë ajo në mes të nikoqirit, Gjermanisë, e cila do ta pres Skocinë në “Allianz Arena”. Gjermania shihet si favoritja kryesore në grupin A, ku është bashkë me Zvicrën, Hungarinë dhe Skocinë. Në Euro 2024 do të marrë pjesë edhe Shqipëria, e cila nesër do ta nisë rrugëtimin e dytë në histori në këtë kompeticion. Nesër, Shqipëria do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ku pritet që në shkallët e stadiumit të jenë të pranishëm mbi 50…
G7 ka rënë dakord të përdorë asetet e ngrira ruse për të mbledhur 50 miliardë dollarë (39 miliardë £) për Ukrainën në mënyrë që ta ndihmojë atë të luftojë forcat pushtuese ruse. Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte një tjetër kujtesë për Rusinë “se ne nuk po tërhiqemi”, por Moska ka kërcënuar me masa hakmarrëse “jashtëzakonisht të dhimbshme”. Paratë nuk pritet të arrijnë deri në fund të vitit, por shihen si një zgjidhje afatgjatë për të mbështetur përpjekjet e luftës dhe ekonominë e Ukrainës. Gjithashtu në samitin e G7 në Itali, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Biden nënshkruan…
Sot do të nisë punimet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, i drejtuar nga Famtir Xhafaj, i cili u miratua me shumicë votash nga mazhoranca më 6 qershor. Ky komision ka si synim të përgatisë reformat të cilat janë të nevojshme për të përshpejtuar procesin e integrimit. Mbledhja do të nisë në orën 09:30 dhe e pranishme do të jetë edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Deputetët e opozitës kanë vendosur që të mos marrin pjesë as në Komisionin Antikorrupsion as në në atë për luftën kundër dezinformimit, i cili drejtohet nga socialisti Erjon Braçe. Anëtarët socialistë të Komisionit Antokorrupsion do të jenë Klotida…
Të gjithë e dinë se qumështi, mishi dhe vezët ruhen më së miri në frigorifer, por ç’të themi për avokadon, domatet dhe patatet? Ruajtja e ushqimeve të caktuara në frigorifer ngadalëson rritjen e baktereve dhe ndihmon në parandalimin e helmimit nga ushqimi. Por për disa ushqime është më mirë nëse janë në temperaturë ambienti. Njohja se cilat ushqime duhet të ruhen në frigorifer dhe cilat duhet të mbahen në temperaturën e dhomës shkon shumë për të përfituar sa më shumë nga ushqimi juaj, shkruan The Healthy. Të pasura me vitaminë C, kalium dhe lëndë ushqyese të tjera të shëndetshme, domatet…
Shumë strategji të suksesshme të kursimit bazohen në aftësinë e refuzimit për të blerë diçka të panevojshme, për të bërë një investim të mirë apo për të arritur qëllimin që i kemi vendosur vetes. Megjithatë, ka disa gjëra për të cilat nuk duhet të kurseheni, sepse suksesi i jetës dhe i shëndetit varet direkt prej tyre. Bright Side ka përgatitur një listë me blerje të rëndësishme që duhet t’i bëni edhe nëse po përpiqeni të kurseni para. Këto gjëra janë kaq të thjeshta sa që shpesh nuk u kushtoni vëmendje. Këpucët “Unë nuk jam mjaft i pasur për të blerë gjëra…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dendura të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 24 deri në 31 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje shiu dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28 gradë Celsiusë. Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.