Author: shqiperia

Një person ka mbetur i lënduar rëndë pasi një automjet është përplasur në një shinë hekurudhore ditën e djeshme, njoftojnë sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza. “Ka pasur një aksion të kombinuar shpëtimi të shpejtë dhe të kufizuar në kohë për të nxjerrë dy persona të lënduar në një aksident trafiku. Automjeti i tyre është përplasur në një hekurudhë, një person ka mbetur i lënduar rëndë. Automjetin po e largonin nga shina deri në trenin e radhës nga Velesi për në Gradsko, ndërmjet orës 15:08 dhe 17:30. Përveç zjarrfikësve, policisë dhe Shërbimit të Urgjencës Mjekësor, në terren kanë intervenuar…

Lexo më shumë

Sulmet e rastësishme por në dukje në Britaninë e Madhe dhe pjesë të tjera të Evropës po vijnë nga e majta dhe nga e djathta… Përgjigja e kryeministres së qendrës së majtë në Danimarkë, Mette Frederiksen, ndaj sulmit fizik në një rrugë të Kopenhagës ishte dinjitoze dhe shumë njerëzore. “Nuk po bëj mirë dhe ende nuk jam vetvetja”, tha ajo javën e kaluar. Sulmi, në të cilin ajo i shpëtoi një lëndimi të rëndë, që e kishte lënë atë të ndihej e tronditur dhe të frikësuar. Frederiksen sugjeroi se përvoja e saj ishte kulmi i disa tendencave gjerësisht të njohura:…

Lexo më shumë

Një 30-vjeçar i identifikuar si  Luvio Shtora është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Sipas policisë, i riu shiste lëndë narkotike në zonën e Nishtullës, ndërsa sapo konstatoi prezencën e policisë hodhi qesen në tokë dhe tentoi të ikte me vrap. Pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi dot t’i shpëtonte policisë. “Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore  se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale  kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin: L.Sh., 30 vjeç,…

Lexo më shumë

Kryeministrja Giorgia Meloni ka mbyllur me një kërcim mjaft special samitin e G7 i cili u mbaj në Puglia, Itali. Në videon e postuar nga vetë kryeministrja në rrjetet sociale, ajo shihet duke kërceyer “pizzica” një kërcim tipik popullor pulian. “Ishte një nder për Italinë të organizonte dhe të priste G7. Një sukses për të cilin dua të falënderoj pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kontribuan në suksesin e kësaj nisme të rëndësishme”, ka shkruar ajo krahas videos e cila u bë menjëherë virale.

Lexo më shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj një emri që mandatari Hristijan Mickoski e përmendi gjatë shpalosjes së propozimeve për ministra në Qeverinë e ardhshme OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZANM. Lexo po ashtu Mickoski njoftoi emrat e përbërjes së re qeveritare “Marrëveshja e Ohrit për herë të parë pas vitit 2001 në dorë të një serbi me bindje putiniste! Ndryshimi sapo filloi!”, ka shkruar Ademi në Facebook. Emri që do të propozohet për të qenë ministër që do të drejtojë Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive është Ivan Stoillkoviq. Këtë Ministri deri më tani e ka udhëhequr Artan Grubi. Ivan Stoillkoviq…

Lexo më shumë

Një 30-vjeçar shqiptar dhe një 46-vjeçar rus janë arrestuar nga policia greke pasi u përfshinë në një sulm të përgjakshëm në orët e vona të së shtunës në Chania. Ngjarja ndodhi në një mini market. Sipas flashnews, të dy janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në një pallat në zonën e Bashkisë Platanias ku ishin fshehur. Pronari sirian i mini marketit pohon se nuk i di arsyet e sulmit. Gjatë përleshjes kanë mbetur të plagosur dy djemtë e tij, 32 dhe 34 vjeç. 34-vjeçari ndodhet ende në spital pasi u qëllua në gju. Video e sherrit Në videon nga momenti i përleshjes,…

Lexo më shumë

Tri sondazhe e fundit në Britani parashikojnë një disfatë të sigurt për Partinë Konservatore të kryeministrit Rishi Sunak në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Partia Laburiste e opozitës së qendrës së majtë nën drejtimin e Keir Starmer ka një epërsi dy herë më të lartë, në krahasim me konservatorët e Sunak, të cilët kanë qenë në pushtet për 14 vjet nën pesë kryeministra të ndryshëm. Sunak, i kanë ngelur më pak se tre javë, për të vijuar me fushatën e tij dhe për të zbuluar platformën e tij dhe për të vijuar “betejën” për ndryshim të rezultatit. Agjencia kërkimore “Savanta”…

Lexo më shumë

Kroacia u mposht me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë nga Spanja në Euro 2024. Pas humbjes lojtari më i mirë i kroatëve, Luka Modriç ishte shumë i zhgënjyer, shkruan Reporteri.net. Modriq ndërkmaq ka paralajmëruar fitore ndaj Shqipërisë të mërkurën. “Nuk është keq të humbasësh ndaj Spanjës, e merituan. Të mërkurën shkojmë për fitore…”, ka thënë Modriç. Luka Modriç: Të mërkurën shkojmë për fitore kundër Shqipërisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Për muaj të tërë, vëzhguesit e Rusisë kanë deklaruar se presidenti Vladimir Putin do të shkonte në Korenë e Veriut. Putin u ftua nga Kim Jong Un vitin e kaluar dhe ftesa u pranua. Kjo vizitë tani thuhet se është vetëm disa ditë larg. Sipas medieve në Korencë e Jugut, vizita mund të zhvillohet të martën dhe imazhet satelitore kanë zbuluar përgatitjet që po zhvillohen në Korenë e Veriut. Por pse ka rëndësi dhe pse tani? Së pari, ekziston një kuriozitet i natyrshëm duke qenë se do të ishte vetëm hera e dytë e Putinit në Korenë e Veriut, e…

Lexo më shumë

Gjashtë vjet më parë, më 17 qershor 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga ana greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe u hap rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë. Marrëveshja u arrit në kohën kur SYRIZA ishte në pushtet në fqinjin tonë jugor, LSDM në vendin tonë dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të Jashtëm Nikola Dimitrov dhe Nikos Kozias…

Lexo më shumë