Author: shqiperia

MPB Maqedoni informon se dje (16.06.2024), zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar në Sopot në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veriore e kanë arrestuar M.J.(45) nga Kumanova. “Rreth orës 10:30 në rrugën lokale nga fshati Sopot në fshatin Sushevë është kontrolluar automjeti “Chevrolet Aveo” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga M.J, ndërsa janë gjetur dy emigrantë nga Republika të Turqisë”. “Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/ Arrestohet një transportues i emigrantëve nga…

Lexo më shumë

Pas Italisë në datën 14 qershor, kuqezinjtë do të përballen në datën 19 qershor në orën 15:00 me Kroacinë. Edhe pse Shqipëria ndodhet në “grupin e ferrit”, goli i Nedim Bajramit në sekondën e 23-të, hyri në historinë e Europianit, si goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë. Por përballja e ardhshme me kroatët do të përcaktojë fatin e shqiptarëve në fazën e grupeve, e cila do të varet edhe nga përballja e Italisë me Spanjën. Por mediat greke i kanë kushtuar një artikull paraqitjes së Shqipërisë në Euro 2024, ku vëmendje të shtuar i kanë kushtuar edhe Jasir Asanit.…

Lexo më shumë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Vlorë kanë bllokuar dy mjete lundruese të cilat shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Një prej mjeteve u bllokua në Zvërnec dhe drejtuesi  u ndëshkua me masë administrative 100,000 lekë të rinj. Ndërsa në plazhin e Palasës u bllokua një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Drejtuesi i gomones u ndëshkua me 100,000 lekë të rinj. Policia Kufitare njofton se në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore do të vijojnë monitorimin e të gjitha zonave…

Lexo më shumë

Sot, krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen në një darkë jozyrtare të Këshillit Evropian, dhe një nga temat e rendit të ditës do të jetë se kush do të marrë postet kryesore të BE-së. Takimi vjen në një moment vendimtar, menjëherë pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, të cilat kanë tronditur balancën e pushtetit dhe do të shohin fytyra të reja dhe të vjetra që konkurrojnë për poste kyçe në institucionet e ndryshme të bllokut. Në këtë debat, Kyriakos Mitsotakis do të ketë një rol qendror, pasi së bashku me homologun e tij…

Lexo më shumë

Propozim përbërja e qeverisë së re është kompletuar dhe së bashku me programin nesër duhet t’i parashtrohet Kuvendit, përderisa votimi pritet të ndoshta fundjavën e ardhshme. Kandidatët për anëtarë të qeverisë nga koalicioni “Maqedonia Jote” mbrëmë u konfirmuan nga Komiteti ekzekutiv dhe qendror i OBRM-PDUKM-së. Nga “Maqedonia Jote” në qeveri do të ketë 15 anëtarë, prej të cilëve tre në vende zëvendëskryeministrash, kuadro nga koalicioni VLEN do të udhëheqin me pesë ministri dhe do të kenë një vend zëvendëskryeministri, ndërsa dy resorë ministrish do të kryesojë partia ZNAM – Për Maqedoninë tonë. “Nga trupat partiak mora mandat për negociata dhe…

Lexo më shumë

Rritja e çmimeve dhe mos indeksimi i pagave i ka zhytur familjet shqiptare prej disa vitesh në varfëri. Në Tiranë dhe në rrethe, sot ka ende familje që marrin ushqime me listë, në pamundësi për të mbuluar të gjitha shpenzimet jetike mujore. Eduart Gjokutaj në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus u shpreh se kriza ka nisur që në vitin 2021, që u ndikua nga pandemia. Ai shton se rritje të madhe të çmimit kanë pasur frutat dhe perimet, që janë jetike për çdo familje shqiptare. “Situata që nga viti 2021, edhe me ndikimin e pandemisë, pësoi rrudhje…

Lexo më shumë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shpërbërë kabinetin gjashtë anëtarësh të luftës, tha të hënën një zyrtar izraelit, në një lëvizje gjerësisht të pritshme e cila erdhi pas dorëheqjes se ish-gjeneralit centrist Benny Gantz. Netanyahu tani pritet të zhvillojë konsultime për luftën në Gaza me një grup të vogël ministrash, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer, të cilët kishin qenë në kabinetin e luftës. Kryeministri ishte përballur me kërkesat nga partnerët nacionalistë-fetarë në koalicionin e tij, ministri i Financave Bezalel Smotrich dhe ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, për t’u përfshirë në kabinetin…

Lexo më shumë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden “ngriu” në skenë  dhe me sa duket kishte nevojë për ndihmën e Barack Obamës për të lënë skenën në një mbledhje fondesh në Los Anxhelos. Kur turma u ngrit për duartrokitje, Biden vazhdoi t’i shikonte për pak kohë. Obama më pas e kapi për krahu dhe e çoi jashtë skenës me një buzëqeshje. Momenti i sikletshëm ndodhi pasi Biden dhe Obama morën pjesë në një intervistë 45-minutëshe me Jimmy Kimmel në Teatrin Peacock. That’s a wrap on record-setting Democratic fundraiser for Joe Biden’s reelection campaign (netting $28M). Former President Barack Obama and President Joe Biden…

Lexo më shumë

Pas gjashtë vitesh në burg, sot lirohet ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, Janakieski ka qenë në arrest shtëpiak dhe burg efektiv. Fillimisht është dërguar në burgun “Idrizovë”, ku ka vuajtur dënimin për rastin “Titanik” të PSP-së dhe më pas është transferuar në burgun “Shkupi”, ku ka qenë deri më sot. Që nga formimi i PSP-së, Janakieski është ndjekur penalisht në disa lëndë gjyqësore. Pas arratisjes së liderit të OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ai përfundoi në paraburgim. Në nëntor të vitit të kaluar, Mile Janakieski e ka mposhtur shtetin…

Lexo më shumë

“Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare”, ka denoncuar prestigjiozja britanike BBC, duke cituar dëshmitarë të cilët thonë se janë hedhur qëllimisht në ujë. Të nëntë janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke ose që janë nxjerrë sërish në det pasi arritën në ishujt grekë, sipas BBC. Roja bregdetare greke  ka kundërshtuar me forcë të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme. Media britanike shkruan se ka publikuar pamjet e 12 personave duke u futur në një varkë…

Lexo më shumë