Author: shqiperia
Ndeshja me Italinë do të mbahet mend gjatë nga Elseid Hysaj. Jo për faktin që përballë kishte Kampionët në fuqi, por për shkak të veprimit të tij të shumë diskutuar në momentin e golit të barazimit nga Nicolo Barella. Mbrojtësi po kritikohet shumë për shkak se në momentin që lojtari italian gjuajti drejt portës, Hysaj uli kokën dhe shmangu kontaktin me topin. Diçka e tillë ka irrituar pa fund tifozët, të cilë tkanë vërdhurar në një “lumë” kritikash drejt tij. Por “kalvari” i “vuajtjeve” mund të vazhdojë. Për duelin me Kroacinë, Sylvinho mund t’i japë një “dënim”. Braziliani mbase nuk…
Sot përfundon viti shkollor 2023/2024 për nxënësit e shkollave fillore. Sivjet, për shkak të pushimit pranveror, u zgjat viti shkollor vetëm për nxënësit e shkollave fillore. Nxënësit e shkollave të mesme diplomuan më 10 qershor, me kërkesë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme. Zgjatja e vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore ka hasur në një sërë reagimesh, kryesisht nga prindër të cilët kërkuan përfundimin e mësimit para datës 17 qershor ose shkurtimin e mësimit, për shkak të temperaturave të larta ditore që arrijnë deri në 40 gradë. Sipas tyre, shkollat nuk i kanë kushtet për të zhvilluar…
Me Merkurin në lidhje me Venusin si tranzitin “i famshëm” të ditës, tashmë mund të themi se e hëna e 17 qershorit do të jetë vërtet një ditë e mirë. Nëse kontrollojmë leximet astrologjike për këtë ditë, do të mund të shohim se si nga sot tre shenja përjetojnë një ndryshim. Me fjalë të tjera, do të jenë ato shenja që mund të kuptojnë kuptimin e vërtetë pas asaj që po ndodh dhe të hyjnë në një epokë të bollëkut dhe pasurisë. Binjakët Jemi ende në sezonin tuaj të ditëlindjes, ndaj yjet janë në favorin tuaj dhe gjithçka që vjen…
14 persona kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të nxehtësisë së madhe. Ministria e Jashtme e Jordanisë bëri të ditur se 14 shtetas të saj humbën jetën për shkak të valës së të nxehtit e cila ka shkuar deri në 47 gradë celcius në Mekë, dhe 17 të tjerë rezultojnë të zhukur. Kryqi i Kuq iranian konfirmoi, gjithashtu që pesë pelegrinë iranianë ndërruan jetë, por pa përmendur arsyet. Autoritetet saudite kanë deklaruar se janë mijëra pelegrinë që janë goditur nga vala e të nxehtit në malin Arafat por nuk kanë dhënë detaje për numrin e…
Qytetin e Elbasanit jo vetëm gjatë fundjavave, por edhe në ditë të zakonshme e gjen të mbushur me turistë. Edhe pse zakonisht është ndalesë një ditore, turistët shfaqin interes për historinë dhe kulturën. Së fundmi qytetin e kanë vizituar edhe një grup kinezësh. Lidhja që ky qytet ka me Kinën daton që nga koha e ndërtimit të ish-kombinatit metalurgjik nga inxhinierët kinezë. “Është hera ime e parë që vij në Elbasan. Më pëlqen shumë kalaja. Besoj se është një kala që ka shumë vite mbi shpinë. Po ashtu rrugës pashë shumë monumente që do të thotë ana artistike është e…
“World Traveller” viziton Durrësin, kroçera sjell në bregdetin shqiptar turistë amerikane e akandeze
Në Durrës ka mbërritur një tjetër kroçerë luksoze, e cila shton portin më të madh të vendit tonë në itinerarin përreth detit Mesdhe. “World Traveller” kishte në bord afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë. Kjo është hera e parë që kroçera në fjalë vjen në vendin tonë. Kapiteni i portit të Durrësit Taulant Allkja i uroi mirëseardhjen kapitenit të kroçerës duke i dhuruar pllakatin e mirëseardhjes. Kroçera “World Traveller” ka planifikuar të vijë edhe 2 herë të tjera në muajin korrik, në portet e Sarandës dhe Vlorës. Gjatë qëndrimit disaorësh, turistët vizituan Durrësin Krujën dhe Tiranën si dhe provuar lloje…
Teksa është në pritje të vendimit të Apelit të Posaçëm, krybashkiaku i zgjedhuri i Himarës, Fredi Beleri bën rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai kundërshton regjistrimin e procedimit penal të Prokurorisë së Vlorës, që kreu hetimin ndaj tij, e që më pas u finalizua me vendimin e Gjykatës së Posaçme me dy vjet burg. Për ta mbështetur rekursin, ai pretendon se kjo Prokurori ka falsifikuar dy dokumente që provojnë pikërisht fajsinë e tij. Konkretisht, bëhet fjalë për dy fashikuj hetimorë, dëshmia e penalitetit dhe po ashtu dokumentet e dala nga regjistri i procedimeve penale te Prokurorisë së Vlorës. Vendimi i…
Po shtronte linjën e internetit, 40 vjeçari në Kavajë humb jetën pasi bie në kontakt me energjinë
Një 40-vjeçar në Kavajë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrikë. Burri, sipas policisë, ka qenë duke shtruar një linjë interneti në momentin që ka ndodhur ngjarja. “Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që ka dërguar ankesë zyrtare në UEFA pas thirrjeve shoviniste të tifozëve serbë në EURO 2024. “Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka reaguar zyrtarisht në UEFA për shkak të shfaqjes së flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës, gjatë ndeshjes Serbi – Angli, në kuadër të Euro 2024”, thuhet në njoftimin e FFK-së. “Shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si Euro 2024 është e pakuptimtë dhe absurde. Përmes thirrjeve të tilla dëshmohet urrejtja e mbjellë…
Dy godina të reja në lagjen “5 Maji” në Tiranë janë në përfundim dhe brenda shtatorit do të strehojnë familjet e prekura nga tërmeti. “Me të mbaruar kolaudimin e paketës prej 50 apartamentesh do të hedhim shortin. Për sa kohë kemi 284 familje të tjera, që do të futen në këto banesa të reja, besoj i kemi dhënë një leksion të gjithë banorëve këtu. Praktikisht është krijuar një komunitet sepse ndryshe është kur është pallati yt tek pullë dhe ndryshe kur popullohet e gjithë lagjja. Lajmi tjetër i mirë është se sapo na kanë kaluar në administrim parkingjet dhe katet…