Author: shqiperia
Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot foli në Konferencën ndërkombëtare dyditore për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që po mbahet në Athinë të Greqisë. Konferenca është platformë e përbashkët e Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” dhe Institutit Alexis Tsipras nga Greqia e organizuar me rastin e gjashtë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018. Marrëveshja e Prespës paraqet një moment historik të lidershipit, falë të cilëve kontesti u shndërrua në bashkëpunim. Këtë e theksoi Venko Filipçe, drejtor i Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” në fjalën e tij në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare për…
Malcolm Stocker, 68 vjeç është diagnostikuar me pneumoni dhe prej një muaji ka qenë në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin Ahu, në Turqi. Familja e 68-vjeçarit pretendojnë se ai po mbahet peng nga spitali derisa të paguhet fatura e tij mjekësore prej 41,000 paund. “Është zemërthyese të shoh babin tim të shtrirë në spital dhe kaq të pafuqishëm. Ai nuk e di vërtet se ku është dhe mendon se është në një anije lundrimi. Ai ka dalë nga koma e shkaktuar për një kohë. Thjesht duam ta kthejmë në shtëpi, por derisa të paguajmë spitalin ata refuzojnë t’i kthejnë…
“Do i tregojmë edhe ne botës arsenalin tonë të armëve”. Ky ishte paralajmërimi i fortë i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Kremlini tha se këto komente përbëjnë një përshkallëzim të situatës. Stoltenberg tha më herët për gazetën The Telegraph se NATO është në bisedime për të zhvilluar më shumë armë bërthamore, duke i nxjerrë ato nga magazinimi dhe gati për t’u përballur me kërcënimin në rritje nga Rusia dhe Kina. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se komentet e Stoltenberg duket se kundërshtojnë komunikatën e përbashkët të Konferencës së Paqes në Ukrainë se çdo kërcënim ose përdorim i armëve bërthamore në kontekstin e luftës është…
Mario Mitaj doli sot në konferencën për shtypin përpara Shqipëri-Kroaci – të mërkurën (15:00) në Hamburg – dueli i dytë i kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Kush mund të jetë heroi shqiptar ndaj Kroacisë? Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë me Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja me cilësitë e tij dhe Asani me goditjet e tij. Të luajmë sa më mirë dhe ta çojmë Kombëtaren sa më lart. Mendoj se Broja mund të jetë lojtari që mund t’u bëjë dëm kroatëve. E kemi harruar ndeshjen me Italinë, pavarësisht…
E premtja është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks në RMV. Të premten, siç njofton MPPS do të shënohet “Dita e shpirtit”. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Moldavisë, 21 qershor 2024 (e premte ), Dita e shpirtit, është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron festën e qytetarëve të besimit ortodoks”, thuhet në njoftim. Maqedoni, të premten ditë jo pune për besimtarët ortodoks appeared first on Telegrafi.
Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, që është pjesë e koalicionit të ri Qeveritar ka dhënë një premtim të ri për rastet gjyqësore, për të cilat publiku në Maqedoninë e Veriut ka dyshime se janë të montuara. Për rastin “Monstra”, Ibrahimi, në “DailyClick”, tha se mund të ketë vetëm amnisti të të dënuarve, ndërkaq për rastin “Alfa” tha se ka mundësi të shkojë në rigjykim. “Është biseduar por nuk është se janë ofruar zgjidhje përfundimtare për shkak se çdo rast është specifik. Fjala vjen rasti “Monstra” ka pasur rigjykim dhe ai rast mund të ndryshojë ose përmes amnistisë ose përmes faljes së…
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një terren stërvitor të ushtrisë çeke. Si pasojë 9 ushtarë kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre u transportuan me helikopter në spital, tha Adam Fritscher, zëdhënësi i Spitalit Universitar Olomouc. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e stërvitjes Libava në lindje të Republikës Çeke, tha ushtria në një deklaratë. “Kemi të bëjmë me një aksident të rëndë në zonën e stërvitjes ushtarake Libavá, ku kanë shpërthyer municione. Fatkeqësisht në vendngjarje ka të lënduar. Po mundohemi të japim ndihmë sa më shpejt, po ndërhyn helikopteri i shpëtimit. Ngjarja po trajtohet nga Policia…
Shpresë për prindërit e rinj, mjekësia gati të hyj në epokën ku foshnjet trajtohen para lindjes
E njohur për shkencën si myelomeningocele, spina bifida është kur palca kurrizore e cila fillon të zhvillohet tek fetusi si një tub në formë kanoli, që paloset në vetvete për të mbyllur sistemin nervor – nuk bashkohet plotësisht. E lë autostradën e nervave të derdhet në një fryrje të vogël diku përgjatë shtyllës kurrizore. Ky defekt i lindjes së sistemit nervor mund të çojë në probleme gjatë gjithë jetës, si dhe në lëvizje kronike të dëmtuar dhe paralizë nga ijet poshtë. Spina bifida zakonisht trajtohet në 24 deri në 48 orë menjëherë pas lindjes: kirurgët qepin palcën kurrizore dhe e…
Mjekët nuk i kanë besuar syve kur panë një tumor gjigant në barkun e një 64-vjeçareje pasi kjo e fundit shkoi me urgjencë në spital me dhimbje dhe hemorragji në stomak. Fillimisht, mjekët në Spitalin Qendror të Izmirit kërkuan një ekografi barku për 64-vjeçaren, përmes së cilës kanë konstatuar një masë me dimensione 38 cm x 26 cm në zonën e fundit të barkut. Sipas mediave turke, mjekët vendosen menjëherë që të kryenin një ndërhyrje kirurgjikale ndaj zonjës për të ndaluar gjakderdhjen, por edhe për të verifikuar më tej masën e madhe në bark. Pasi e hapën, mjekët konstatuan një…
Gjyqi në apel në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office” kanë lënë në fuqi vendimin për t’i ndaluar hyrjen në Britani ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Pas këtij vendimi ka ardhur edhe një reagim i gjatë nga zyra e shtypit të PD. Nën shënjestrën e akuzave të PD është ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King Smith, i cili sipas opozitës nën orkestrimin e Edi Ramës dhe George Soros është munduar të mbledhë nga zyra në zyra në Tiranë prova, që të gjejë fakte për implikimin e Berishës në…