Author: shqiperia
Emrat e kandidatëve për anëtarë të rinj të kabinetit qeveritar u kompletuan, kur një ditë më parë edhe partia që do të drejtojë koalicionin, OBRM-PDUKM, konfirmoi ekipin e saj. Ministër i Mbrojtjës do të jetë nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski kurse nënkryetari tjetër i saj, Aleksandar Nikollovski do të jetë zv/kryeministër dhe Ministër për Transport. Ministër i Brendshëm do të mbetet ministri i deritanishëm teknik, Pançe Toshkovski. Zv.kryeministër dhe ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive do të jetë Ivan Stoilloviq nga partia serbe në koalicion, kreu i Aerodromit Timço Mucunski do të jetë ministër i Jashtëm dhe për Tregti të Jashtme.…
Fakti që partitë e ekstremit të djathtë dolën mirë në zgjedhjet evropiane nuk ishte befasi, pasi sondazhet e kishin parashikuar prej kohësh triumfin e tyre. E djathta ekstreme ka qenë në rritje në Evropë gjatë dy dekadave të fundit. Rezultati i fundit i zgjedhjeve është kulmi i një tendence që nuk është më e papritur. Të kombinuara, votat që fituan u siguruan atyre një të katërtën e vendeve në Parlamentin Evropian, gjë që i vendos ata në të njëjtin nivel me Eurogrupin më të madh, Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë. Megjithatë, ndonëse pritej “triumfi” i të djathtës ekstreme, supriza qëndroi tek…
Formacionet zyrtare Belgjikë – Sllovaki
Belgjika do të përballet me Sllovakinë në kuadër të grupit E në Evropianin që po mbahet në Gjermani. Belgëve do t’u prijë mesfushori Kevin De Bruyne teksa për sllovakët lider i mbrojtjes do të jetë Milan Skriniar. Këto janë formacionet zyrtare: Formacionet zyrtare Belgjikë – Sllovaki / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
MPB informon se sot (17.06.2024) në ora 13:45 në rrugën “Ferid Murati” në Shkup, nga ana e punonjësve policorë, është arrestuar R.J (29) nga fshati Haraçinë, Shkup. Ai është arrestuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 12 vjetësh për veprat penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 7 dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese”. “Personi do të dërgohet në institucionin penal kompetent për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB. Kërkohej me urdhër të gjykatës, arrestohet i dënuari me…
Nesër hidhet shorti i Conference League, Tirana dhe Shkëndija mund të përballen me Malishevën
Këtë të martë në orën 16:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i raundi të parë kualifikues të UEFA Europa Conference League, me skuadrat shqiptare që do të mësojnë kundërshtarët e këtij raundi. Skuadra e Tiranës është pjesë e Grupit 1 dhe kundërshtarët e mundshëm të “bardhebluve” të kryeqytetit për këtë raund janë: FK Velez Mostar (Bosnjë Hercegovinë) FC Torpedo Kutaisi (Gjeorgji) FC Malisheva (Kosovë) FC Noah (Armeni) FC Isloch Minsk Region (Bjellorusi). Ndeshjet e këtij raundi të Conference League do të zhvillohen në datat 11 dhe 18 korrik, me datat dhe oraret e sakta që do publikohen…
Fillim ëndrrash i Rumanisë në Evropian
Rumania ka mposhtur Ukrainën me rezultat 3 me 0 për të nisur në formë të lartë Evropianin që po mbahet në Gjermani, transmeton Reporteri.net. Me këtë fitore rumunët prijnë në grupin E me tre pikë, ndërkaq në orën 18 do të zhvillohet edhe dueli tjetër mes Belgjikës dhe Sllovakisë. Rumania e vazhdoi formën e mirë nga kualifikimet në të cilat pati në grup edhe Zvicrën e Kosovën. Në kualifikime doli e para. Në takimin e zhvilluar në Munich golat i realizuan Nicolae Stanciu, Razvan Marin dhe Denis Dragus. Rumunët dominuan krejt takimin ndaj Ukrainës, për të cilën luajtën yjet si…
Shumë pak institucione paguajnë shtesën për punë jashtë orarit. Sipas Entit Shtetëror të Revizionit modulin e përllogaritjes së pagave e përdorin vetëm 29 institucione, ndërsa moduli i menaxhimit të pjesëmarrjes nuk përdoret fare. Sipas Revizionit janë konstatuar dallime në shumën e pagave për të njëjtat vende pune në institucione të ndryshme, si rezultat i marrëveshjeve të ndryshme ligjore dhe kolektive në bazë të të cilave përcaktohet edhe shuma e pikëve për nëpunësit administrativ. U konstatua se ndonëse korniza ligjor lejon pagesën e shtesave për punë jashtë orarit dhe përshtatjen me tregun e punës, shtesa për punë jashtë orarit paguhet vetëm…
The Guardian: Ursula von der Leyen në rrugën e duhur drejt mandatit të dytë si Presidente e KE
Sipas The Guardian, Ursula von der Leyen është në rrugën e duhur për të qëndruar për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian, ndërsa liderët e BE-së takohen këtë mbrëmje për një diskutim të parë mbi ndarjen e vendeve të punës kryesore të bllokut. 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të mblidhen për darkë në Bruksel në takimin e tyre të parë të grupit që nga zgjedhjet evropiane javën e kaluar që nxitën partitë nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë që Emmanuel Macron të thërriste zgjedhje të parakohshme në Francë. Në lojë është nëse von…
A ka njeri që mund të harrojë padurimin që kishim të gjithë si fëmijë kur prisnim të kalonin tre orë të tëra pasi të kishim ngrënë para se të zhytesheshim në det? Patjetër që jo! Më të rriturit gjithmonë na thoshin se noti me stomakun plot mund të shkaktonte ngërçe, gjë që do të na bënte të paaftë për të notuar dhe për pasojë do të mbyteshim… Por a është e vërtetë kjo? Sipas BBC, shkaqet e ngërçeve ende nuk janë kuptuar plotësisht. Nuk ka asnjë provë që sugjeron se noti pas ngrënies ju shkakton ngërçe. Ajo që ne dimë,…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku pesë persona janë goditur me thikë. Mediat vendase raportojnë se ngjarja është regjistruar në lagjen Borny të Metz. “Pesë persona u goditën me thikë të hënën, duke përfshirë dy të plagosur shumë rëndë, në qytetin verilindor francez Metz”, njoftoi kanali i lajmeve BFMTV, duke cituar prokurorin publik të Metz. Nga të dhënat e para është përjashtuar mundësia e një akti terrorist.