Author: shqiperia
Roberta Metsola ka paraqitur kandidaturën e saj për kryesimin e Parlamentit Evropian, siç ka bërë të ditur gjatë pjesëmarrjes në Këshillin joformal Evropian. E pyetur nëse mendon se do të ketë një marrëveshje politike sot për punët kryesore të Evropës, Roberta Metsola shprehu shpresën se do të ketë. “Demokracia është shumë e gjallë. Duket se forcat pro-evropiane mund të vazhdojnë të punojnë së bashku në vitet e ardhshme në një periudhë legjislative kërkuese”, theksoi Roberta Metsola. Ajo gjithashtu nënvizoi se kërkesat dhe rezultatet e parlamentit duhet të merren parasysh për zgjedhjen e presidentit të Komisionit Evropian. /vizionplus.tv
Bordi për Akreditim të Arsimit të Lartë në seancën e sotme ka marrë Vendim për anulimin e akreditimit të projektit për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore pranë institucionit privat të arsimit të lartë Universiteti Ndërkombëtar në Strugë. “Me këtë vendim të Bordit për Akreditimin e Arsimit të Lartë anulohen të gjitha veprimet tjera juridike që kanë të bëjnë me fillimin e punës në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore të institucionit privat të arsimit të lartë Universiteti Ndërkombëtar i Strugës”, njoftoi Bordi për Akreditim të Arsimit të Lartë. Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë javën e kaluar njoftoi se asnjë…
Sulmuesi Romelu Lukaku pas shumë rasteve të humbura në pjesën e parë, ka realizuar, mirëpo goli nuk ishte i vlefshëm për shkak të pozitës jashtë loje. Sulmuesi 30-vjeçar arriti të realizonte në minutën e 56-të pas asistimit të Onanas, por ishte në pozitë jashtë loje në zonën e pesë-metërshit të Sllovakisë. Sllovakia në pjesën e dytë është duke u mbrojtur, teksa belgët kanë iniciativën për ta barazuar rezultatin. Ishte Ivan Schranz, i cili realizoi në minutën e shtatë për ta zënë në befasi Belgjikën në grupin E të Evropianit. Anësori belg Jeremy Doku gaboi në mbrojtje dhe këtë gabim e…
Guterres: Marrëveshja e Prespës është dëshmi e fuqisë së diplomacisë, dialogut dhe kompromiseve
Në një fjalim video në Konferencën për Paqen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Athinë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tregoi se gjashtë vjet më parë qeveritë e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të udhëhequra nga kryeministrat e tyre Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, të bashkuar për të ndihmuar në heqjen e pengesës së kahershme për një të ardhme të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, pas së cilës u arrit Marrëveshja e Prespës. “Marrëveshja e Prespës është një dëshmi e fuqisë së diplomacisë, dialogut dhe kompromiseve”. Dua të falënderoj ndërmjetësimin e përkushtuar të deputetit tim personal në…
Erdogan: Bota duhet të marrë masa kundër Izraelit, po punoj për mobilizimin e botës islame
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka uruar zyrtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet për festën e Kurban Bajramit, duke u fokusuar tek situata në Lindjen e Mesme. Përmes një videokonference ai dha mesazhin e tij pro palestinezëve, për të cilët tha se kanë vuajtur shumë dhe janë të etur për paqe. “Populli palestinez, i cili ka vuajtur pushtimin, persekutimin dhe masakrat sistematike për 76 vjet, po përjeton edhe një herë një festë të trishtuar, të etur për paqe. Bota duhet të marrë masa kundër Izraelit gjakatar dhe të ndalojë menjëherë masakrat që shohim çdo ditë. Nga ana tjetër,…
Sulmuesi Romelu Lukaku ka lëshuar tri raste të mira para portës së Sllovakisë në pjesën e parë, teksa sllovakët me rastin e vetëm në këtë pjesë realizuan. Ishte Ivan Schranz, i cili realizoi në minutën e shtatë për ta zënë në befasi Belgjikën në grupin E të Evropianit. Anësori belg Jeremy Doku gaboi në mbrojtje dhe këtë gabim e shfrytëzoi Ivan Schranz, i cili nga topi i kthyer mposhti portierin belg Casteels. Portieri Casteels në minutat e fundit priti një gjuajtje të bukur nga Lukas Haraslin për ta mbajtur Belgjikën në lojë. Belgjika rastet, Sllovakia golin në pjesën…
Fëmijë apo karrierë? Të ftuarat tregojnë eksperiencën e tyre: Kam vuajtur shumë mentalitetin
Shumë vajza të reja janë duke zgjedhur të mos kenë një fëmijë, duke iu përkushtuar karrierës dhe vetes së tyre. Megjithatë, zgjedhja nuk është e njëjtë për të gjitha. Në lidhje me këtë temë u diskutua në “Vizionin e Pasdites”, ku ishin të ftuar Ami Gjoka, nënë e një vajzë, Ambra Hysa, shkrimtare, sociologia Migena Kapllani dhe gjinekologu Astrit bimbashi. Ami ka treguar përvojën e saj pasi u bë nënë në moshën 19-vjeçare dhe tha se në atë kohë kishte mungesë të madhe informacioni. “U gjenda përballë situatës dhe ka qenë një forcë e imja që më thonte nuk ekziston…
“Njoftojmë opinionin se pas takimit të sotëm të organizuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza, me prezencën e përfaqësuesve të Komunës Qendër, Bashkisë së Shkupit dhe MPB-së, lidhur me rrënimin e murit dhe rrethojës së Qendrës Klinike, është konfirmuar pretendimi i Bashkisë së Shkupit se organi ligjor për të vepruar në këtë rast, përkatësisht sipas akteve ligjore dhe nënligjore i takon Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë”. Kështu thonë nga Bashkia e Shkupit në lidhje me murin e rënuar, që funksionon si gardh i Qendrës Klinike. Prej atje thonë se ky mur është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë, d.m.th., ndërtimi/rindërtimi i…
Sllovakia befason Belgjikën
Sllovakia ka befasuar Belgjikën që në minutat e parë të takimit, transmeton gazeta online Reporteri.net. Anësori belg Jeremy Doku gaboi në mbrojtje dhe këtë gabim e shfrytëzoi Ivan Schranz, i cili nga topi i kthyer mposhti portierin belg Casteels. Një minutë më herët, Romelu Lukaku dhe Trossard patën një mundësi të mirë shënimi, por nuk u kuptuan me njëri-tjetrin dhe portieri Dubravka kapi topin e harkuar nga anësori i Arsenalit. Ndërkaq, në ndeshjen e zhvilluar nga ora 15:00, Rumania ka mposhtur Ukrainën me rezultatin 3 me 0 dhe prin në grupin E. GOAL: Belgium 0-1 Slovakia! SCHRANZ PUTS SLOVAKIA 1-0…
Shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, ka ndërruar jetë në ishull Lezhënë momentin që është futur në det. Paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /vizionplus.tv