Author: shqiperia
Shteti është vënë realisht në një situatë të palakmueshme ku ne nuk e kemi luksin të përçajmë, polarizojmë, të llogarisim në tuajat, tonat, të tyret, duhet të angazhohen të gjitha burimet e mundshme për të arritur qëllime të caktuara dhe për këtë arsye është një dorën e shtrirë për ata që janë përfaqësues dhe simpatizantë të LSDM-së. Por kjo nuk do të thotë se dikush që ka bërë një gabim para ligjit do të ikë nga përgjegjësia. Nëse dikush ka qenë drejtor, ministër, zyrtar i LSDM-së dhe BDI-së dhe sipas provave materiale vërtetohet se ka shkelur ligjin, do të përgjigjet…
Adoleshenti nga Florida vret prindërit dhe qëllon policin, humb jetën pas shkëmbimit të zjarrit
Një 19-vjeçar vrau prindërit e tij në shtëpinë e tyre në Florida dhe qëlloi një oficer gjatë shkëmbimit të zjarrit. Më pas adoleshenti, Christos Alexander Themelis u qëllua për vdekje. 19-vjeçari vrau babanë e tij 51-vjeçar Christos Byron Themelis brenda shtëpisë dhe më pas nënën e tij 48-vjeçare Rebecca Ann Themelis. Policia mori një telefonatë nga nëna e adoleshentit, e cila tha se djali i saj kishte qëlluar burrin. Më pas u dëgjuan të shtëna të tjera, tha Sherifi Chad Chronister. Ndërsa nëna ishte në oborrin e përparmë, djali e goditi pa mëshirë në pjesën e pasme të kokës. Më…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Për të njëjtën vepër penale, por këtë herë ndaj ish bashkëshortes, është arrestuar edhe një burrë në Krujë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Gj. M., banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij”, njofton policia./vizionplus.tv
Numri i përdoruesve të skuterave elektrikë ka ardhur duke u shtuar në vendin tonë. Pavarësisht lehtësisë që të ofrojnë në lëvizje, skuterat shpesh janë kthyer edhe në burim aksidenti. Avokati Gëzim Hoxha, në një lidhje të drejpërdrejtë me emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se duhen masa konkrete nga ana e qeverisë në mënyrë që përdoruesit e këtyre mjeteve të edukohen. Avokati Hoxha: Situata është e përkeqësuar në raport me dy vite më parë. Ekonomia e tregut po ecën me ritme të shpejta, por qeveria nuk po ecën me masa organizative për të siguruar jetën e…
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), njoftoi më 17 qershor për procedura disiplinore dhe hetim të mëtejmë për sjelljen e tifozëve serbë gjatë ndeshjes Serbi-Angli, në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit, EURO 2024. Kampionati filloi të premten më 14 qershor dhe do të përfundojë me ndeshjen finale më 14 korrik. Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në 10 qytete të ndryshme të Gjermanisë. UEFA tha se akuzat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë përfshinin hedhjen e objekteve dhe “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”. Ndërkohë, hetimi përfshin pretendimin për “sjellje diskriminuese”. Ndërkaq të…
Mandatari Hristijan Mickoski sot pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin e punës së saj. Votimi për qeverinë e re pritet të bëhet këtë fundjavë. Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftojnë se do të mbahet seanca e pestë e saj. Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës të kësaj seance janë dy…
Provimi i tretë i Maturës Shtetërore, 28 mijë maturantë do të testohen sot në lëndën e Matematikës
Maturantët do të testohen sot në provimin e tretë, atë të Matematikës. Provimi është parashikuar të nisë në orën 10:00 dhe kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë e gjysëm. Provimi për lëndën e matematikës është i treti të cilit i nënshtrohen rreth 28 mijë maturantë, ndërkohë që provimi i fundit është ai për lëndët me zgjedhje, i cili do të mbahet më 24 qershor. Deri më tani, maturantët janë njohur me rezultatet e provimit të parë, Gjuhës së Huaj./vizionplus.tv
Buçkovski: Me Marrëveshjen e Ohrit u bëmë shembull pozitiv për ndërtimin e një shoqërie multietnike
Ish-kryeministri Vllado Buçkovksi thotë se me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit Maqedonia e Veriut u bë shembull pozitiv jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për mbarë Evropën. “Ne e filluam procesin e anëtarësimit në BE në vitin 2001. Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit ne ishim shembull pozitiv jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për mbarë Evropën. Katër vjet më vonë ne patëm statusin e kandidatit. Ishte një mrekulli për rajonin”, tha ish-kryeministri Vllado Buçkovksi në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Athinë. Ai shtoi se përvoja pozitive e ndërtimit të një shoqërie multietnike është model i…
Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar. Së fundmi, Loredana ka postuar disa foto me partnerin e saj, Karim, me të cilin po kalojnë pushimet bashkë. Loredana publikon foto nga pushimet me të dashurin gjerman / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sami Rexhepi ishte tifozi që u fut në fushë teksa kombëtarja luante me Italinë ka folur së fundmi. Ai tregoi se ideja i lindi para se të luhej ndeshja, si një “bast” me të birin. Ai tha se do të shkojë edhe të mërkurën në stadium në Gjermani, por nuk tregoi për ndonjë plan të radhës për t’u futur në fushë. “Tani ndodhem te shtëpia ime… jetoj në Gjermani. Isha duke fol me djalin, i thashë më shih në televizor. Prita 80 minuta dhe u futa brenda. E pashë që loja po mbaronte dhe hyra brenda”, ka thënë ai. Ai…