Author: shqiperia
Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur për disa minuta i vetëm në banesë pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era,duke e lënë nënën jashtë. Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati 7 katesh në lagjen “30 Vjetori”. Duke qënë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë,nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrëfikësit.Efektivët e shërbimit zjarrëfikës kanë ndërhyrë me sukses,duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.
Turqia e ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, shkruan Reporteri.net. Rezultati aktual është 1 me 0. Turqia ka shënuar edhe golin e 2-të në minutën e 27-të, por pas rishikimit të situatës në VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje. Turqia shënon kundër Gjeorgjisë, rezultati 1:0 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Rusia po i kthehet gjithnjë e më shumë shantazheve dhe stimujve financiarë për të punësuar gjermanë, të cilët do të kenë rolin e spiunëve në favor të saj. Kjo tentativë vjen pasi shërbimet ruse të inteligjencës u goditën nga dëbimi i rreth 600 diplomatëve rusë nga Evropa, shkruan agjencia e sigurisë së brendshme të Gjermanisë. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ka njoftuar se shërbimet sekrete ruse po shpenzojnë shumë për të rekrutuar agjentë në Gjermani, pavarësisht përpjekjeve perëndimore për të frenuar operacionet e tyre që kur Moska pushtoi Ukrainën. “Rusia po punon shumë për të kompensuar reduktimin e…
Kryetarët e komunave Timço Mucunski dhe Arben Taravari do të ulen në karriget ministrore për punë të jashtme dhe tregti dhe për shëndetësi pa e zgjidhur çështjen nëse komunat Aerodrom dhe Gostivar do të shkojnë në zgjedhje për gjashtë muaj apo do të presin zgjedhjet e rregullta lokale në vjeshtë 2025. Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nuk do të hyjnë në procedurë parlamentare para formimit të qeverisë së re, të udhëhequr nga Hristijan Mickoski, edhe pse qeveria i paralajmëroi së bashku me ligjin për riorganizim të qeverisë. Opozita LSDM dhe Fronti Evropian ende nuk kanë vendosur nëse do t’i…
Një tërmet me magnitudë afro 5 ballë të shkallës Rihter vrau të paktën katër persona dhe plagosi 120 të tjerë në verilindje të Iranit këtë të martë, sipas mediave zyrtare. Tërmeti u regjistrua rreth mesditës në qytetin Kasmar, në verilindje të Iranit. Instituti Sizmologjik i Shteteve të Bashkuara vlerësoi magnitudën e tërmetit në 4.9 të shkallës Rihter. Irani është i pozicionuar gjeografikisht aty ku takohen disa pllaka tektonike dhe përjeton aktivitet të fortë sizmik. Në fillim të vitit 2023, një tërmet me magnitudë 5.9 vrau tre persona dhe plagosi më shumë se 800 në një rajon malor të Iranit veriperëndimor pranë kufirit me Turqinë. Në…
Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Viron-Sarandë. Mjeti ishte i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij. Fatmirësisht, si pasojë e flakëve nuk pati persona të lënduar. “Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban , i cili më herët kundërshtoi emërimin e kryeministrit holandez Mark Rutte në drejtimin e NATO-s, më në fund vendosi të mbështesë këtë vendim. Rutte konfirmoi se nëse ai bëhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Hungaria nuk do të jetë e detyruar të marrë pjesë në aktivitetet e NATO-s në Ukrainë dhe duke pasur parasysh këtë angazhim, Hungaria është e gatshme ta mbështesë. Rutte dhe Orban, të cilët janë përplasur disa herë në të kaluarën, u takuan në margjinat e darkës së liderëve të BE-së në Bruksel, duke rritur pritshmëritë se së shpejti mund të…
Në stinën e verës kur temperaturat rriten, telefoni i mençur mund të rrezikohet nga nxehtësia. Kjo mund të ndikojë që telefoni të ngadalësojë punën dhe të bllokohet, sidomos nëse e keni përdorur për një periudhë të gjatë. Por, ekzistojnë disa hapa që mund të merren me qëllim që telefoni të qëndrojë në temperaturë optimale dhe bateria e tij të mos dëmtohet. Këshillat në vijim janë rekomanduar nga roboti virtual, ChatGPT: Mbajeni larg rrezeve të diellit: Përpiquni ta mbani telefonin larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit, pas dielli mund ta tejnxeh telefonin dhe bateria të digjet. Ekziston edhe rreziku që ekrani i…
“Është tejet paradoksale që viktima e dhunës në familje ndiqet penalisht nga Prokuroria Publike si autore e dhunës në familje”. Kështu ka reaguar Platforma për Barazi Gjinore pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Kratovë, e cila erdhi si pasojë e dhunës familjare për të cilën Prokuroria Publike filloi hetimin ndaj 36-vjecares me inicialet V.I, që dyshohet se ka kryer vepër penale, duke vrarë bashkëshortin dhe vjehrrin e saj. “Besojmë se në rastin konkret bëhet fjalë për vetëmbrojtje, dhe jo vepër e kryer ‘vrasje me paramendim’, siç pretendon në njoftimin e saj Prokuroria Publike. Është jashtëzakonisht paradoksale që viktima e…
Formacionet zyrtare Turqi – Gjeorgji
Turqia nis aventurën në Evropian kundër Gjeorgjisë. Pjesë e formacionit turk janë edhe yjet si Hakan Calhanoglu dhe Arda Guler. Ndërkaq Gjeorgjisë do t’i prijë anësori i Napolit, Kvicha Kvarakskhelia. Këto janë formacionet zyrtare: Formacionet zyrtare Turqi – Gjeorgji / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.