Author: shqiperia

MPB njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (18.06.2024) policia ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit në territorin e Shkupit. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 102 masa, nga të cilat 14 masa për vozitje pa patentë shofer, dy masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Janë vendosur 10 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, dy masa për kalim në semaforë të kuq”, thonë nga MPB./Telegrafi/ Shqiptohen 102 masa në Shkup, 14 për vozitje pa patentë shofer appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Makinës së efektivit të rrugores në Shkodër Kastriot Selimajt, i është vendosur një sasi tritoli në makinën e tij, që e kishte parkuar në oborrin e banesës. Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata ka mundur të sigurojë dëshminë e efektivit, para kolegëve të tij të grupit hetimor. 50-vjeçari ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë njeri, ndërsa ngjarjen e ka lidhur me detyrën e tij si efektiv i rrugores. “Nuk kam konflikte me njeri dhe nuk di arsyet. E vetmja gje qe me ben te dyshoj eshte detyra ime si efektiv i rrugores”, ka thënë ai. Pritet që policisë…

Lexo më shumë

Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024. Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku. Edhe pse dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe fqinje, asnjëherë nuk ka pasur një ndeshje mes tyre. Shqiptarët në Kroaci thonë se lidhja e tyre e fortë është me të dy vendet. Një nga ta për mediat kroate thotë se në zemër ka Kroacinë, por në kokë e mendje Shqipërinë, transmeton gazeta online Reporteri.net. “Gjithmonë thuhet në zemër e kam Kroacinë, por në kokë Shqipërinë. Kjo është e bukura…

Lexo më shumë

Efektivit të policisë rrugore në Shkodër, Kastriot Selimaj, i është vendosur një sasi tritoli në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tepe” rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, ka siguruar pamjet e makinës, e cila është dëmtuar pas shpërthimit të tritolit. Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë. Xhami i përparmë i makinës ëhstë dëmtuar plotësisht teksa janë thyer edhe xhamat e dyerve të makinës dhe është dëmtuar prapakolpi. Menjëherë në…

Lexo më shumë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) në bashkëpunim me Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Drejtorinë për Çështje Hidrometeorologjike, ka njoftuar se një valë e nxehtit do të prekë të gjithë vendin duke filluar nga dita e sotme 19 qershor 2024, e deri më 23 qershor 2024. Në përgjigje të kësaj situate, qeveria ka miratuar një sërë rekomandimesh për të mbrojtur popullatën nga rreziqet që sjellin temperaturat e larta. Rekomandimet përfshijnë masat e mëposhtme: Gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeç janë liruar nga detyrimet e punës për të mbrojtur shëndetin e tyre. Masat në Ambiente të Kujdesit për Fëmijët: Në…

Lexo më shumë

Shtetet e Bashkuara të martën bënë thirrje për ndërprerjen e luftimeve ndërkufitare dhe uljen e tensioneve mes Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah, ndërsa rritet kërcënimi për një luftë në shkallë të gjerë. Komentet e të dërguarit të posaçëm amerikan Amos Hochstein në Bejrut u bënë të martën ndërsa sulmet vazhduan të përshkallëzoheshin në të dy anët e kufirit. Izraeli dhe Hezbollahu filluan shkëmbimet me armë më 8 tetor, një ditë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor. Sulmet e fundit, duke përfshirë sulmin e Hezbollahut me dron të martën ndaj një tanku izraelit, pasuan një sulm izraelit në Libanin…

Lexo më shumë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Një betoniere ka përplasur disa automjete, ndërkohë që një nga drejtuesit e automjeteve mori dëmtime të lehta dhe është shoqëruar drejt spitalit rajonal Durrës. Burime nga vendngjarja bënë të ditur se betonierja kreynte manovra të rrezikshme në rrugë, në korsinë e shpejtësisë dhe më pas ka goditur nga pas një automjet, ndërsa dy të tjera janë përplasur me të nga pas. Në vendngjarje mbërriti policia rrugore, e cila po heton rreth shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/ Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Një 32-vjeçare nga Selaniku ka denoncuar për përdhunim në polici babain e saj 70-vjeç. Sipas policisë, vajza ka ngritur pretendimin se ajo është abuzuar seksualisht nga babai i saj për herë të parë në vitin 1998, kur ajo ishte vetëm 5 vjeç. Në denoncimin e saj, vajza thekson se ai e ka përdhunuar sërish në gusht 2023 dhe nëntor të të njëjtit vit, ka tentuar ta përdhunojë në mars 2024 dhe i ka shkaktuar lëndime fizike në qershor të po këtij viti. 70-vjeçari, i cili ka probleme të rënda shëndetësore dhe jeton në të njëjtën shtëpi me vajzën e tij,…

Lexo më shumë

Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024. Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku. Edhe pse dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe fqinje, asnjëherë nuk ka pasur një ndeshje mes tyre. Ky duel për të dyja ekipet shihet si një finale, pasi Shqipëria dhe Kroacia kanë o pikë dhe janë të fundit në renditjen e Grupit B të EURO 2024. Rezultatet e kësaj përballje do të vendosin rrugëtimin europian të dy ekipeve, të cilat kërkojnë 3 pikëshin me shpresën për të kaluar grupin.…

Lexo më shumë