Author: shqiperia

Deponia e Koçanit, ku depozitohen mbetjet e katër komunave, prej disa muajsh po digjen thuajse çdo ditë dhe rrezikon shëndetin e banorëve të Koçanit. Organizata joqeveritare Green ORG organizoi protestë për shkak të jo gatishmërisë së autoriteteve për të zgjidhur problemin e kahershëm. Problemin më së shumti e ndjejnë banorët e fshatit Beli, që ndodhet pranë deponisë. Në Koçan sot nis nisma e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për dislokimin e deponisë. Qytetarët e Koçanit kërkojnë zhvendosje të deponisë së qytetit appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,  është takuar me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Ai ka thënë se Zhegrova është një djalë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, i dashur dhe përplot me kujdes. Abdixhiku ka shtruar që potenciali i Zhegrovës është aset kombëtar. “Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent e profesionist që po shijon e krijon majat e futbollit evropian, ai është dhe i sjellshëm, i dashur e përplot me kujdes. Prandaj takimet me të janë gjithnjë kënaqësi. Potenciali që ka, ndërsa, janë aset kombëtar!” Abdixhiku takon Edon Zhegrovën: Potenciali që ka është aset kombëtar…

Lexo më shumë

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjyktaës së Apelit, e cila pak ditë më parë i dha vulën dhe logon e partisë Sali Berishës. Në një postim të gjatë në Facebook, Alibeaj thotë se vijon t’i qëndrojë parimeve të tij dhe të jetë kundër drejtimit të PD nga Sali Berisha, me argumentin se ai nuk sjell asnjë të mirë për vendin dhe qytetarët. Më tej ai shton se nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Berisha. “Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse…

Lexo më shumë

Filipinet kanë akuzuar Rojet Bregdetare të Kinës se sillen si “piratë”, duke thënë se personeli i armatosur me thika dhe shtiza hipi në anijet e tyre të furnizimit në Second Thomas Shoal. Ky ishte konfrontimi i fundit në detin e diskutueshëm të Kinës Jugore. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjenerali Romeo Brawner tha se incidenti ndodhi më 17 qershor, teksa ushtarët filipinas u përpoqën të rifurnizonin marinarët e vendosur në Sierra Madre. “Personeli i Rojës Bregdetare Kineze kishte përdorur armë dhe personeli ynë luftoi me duar”, thuhej në një deklaratë. “Ne ishim më të shumtë në numër por…

Lexo më shumë

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, në kuadër të operacionit “Tempulli 3”. I riu u kap në flagrancë  duke shitur lëndë narkotike, në doza. Policia njofton se ka arrestuar 20-vjeçarin R.H, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Ylli i Francës dhe Real Madridit, Kylian Mbappe, mori një goditje të madhe në fitoren e mbrëmshme 1-0 ndaj Austrisë, pasi pësoi një thyerje të hundës, e cila vuri në dyshim disponueshmërinë e tij për dy ndeshjet e mbetura të grupit. Nesër Franca do të ketë përballjen e radhës me Holandën në orën 21:00 dhe gjasat janë që Mbappe të marrë pjesë në këtë sfidë. Këtë të mërkurë, ai është parë në stërvitjen individuale që ka zhvilluar ekipi i Francës. Mbappe është shfaqur pa maskë speciale, ashtu siç u aludua pak ditë më parë, por mbante vetëm një fasho speciale…

Lexo më shumë

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, u rendit në vendin e 198-të në listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar në botë, sipas renditjes më të fundit të kompanisë amerikane “Mercer”. Hong Kongu ruajti titullin e vendit më të shtrenjtë për të jetuar dhe qëndruar në botë, në sondazhin e Mercer-it për vitin 2024. Top lista u publikua të hënën dhe qyteti kinez, ashtu si në 2022 dhe 2023, zuri vendin e parë këtë herë, ndërsa Singapori është në vendin e dytë. Top 10 qytetet më të shtrenjta për të jetuar janë katër qytete të Zvicrës, edhe atë…

Lexo më shumë

GREQI -Babë e bir ndodhen në një situatë “QRMIQËSORE” në Aliveri  të Volosit, pasi kanë mosmarrëveshje për trashëgiminë. Ata kanë përfunduar në sallën e gjyqit. Babai 53-vjeçar akuzohet se ka sulmuar me tenxhere djalin e tij 37-vjeçar brenda shtëpisë së tyre dhe e ka goditur në fytyrë dhe kokë. Më pas nën kërcënimin e thikës i ka marrë celularin me vlerë 1000 euro dhe 620 euro cash. Djali ka bërë padi dhe 53-vjeçari u arrestua. Ai akuzohet për rrahjen dhe grabitjen me thikë të fëmijës së tij dhe mbi të rëndojnë akuzat “sulm në familje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “vjedhje”. 53-vjeçari tha se…

Lexo më shumë

Luka Modrić luajti shkëlqyeshëm për Kroacinë në ndeshjen e dytë në Euro 2024, por paraqitja e shkëlqyer e kapitenit nuk ishte e mjaftueshme për më shumë se një barazim 2:2 kundër Shqipërisë, e cila barazoi në minutën e pestë të kohës shtesë. Kroacia është tani në një situatë shumë të vështirë pas debaklit kundër Spanjës (0:3) dhe vetëm një pike ndaj Shqipërisë, përpara ndeshjes së fundit. Të hënën duhet të fitojë kundër Italisë, por edhe nëse e arrin këtë, nuk është e sigurt për kalimin në fazën e eliminimit direkt. Pas dështimit të ri në Euro, Modrić iu përgjigj pyetjeve…

Lexo më shumë

Një 24-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar ditën e sotme në Durrës. I riu, i cili ka dy gjeneralitete Armando Bushi alias Armarido Rama është dënuar nga Gjykata e Tiranës me masën “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 10”, lokalizoi në Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin: A.B. alias A. R., 24 vjeç, banues në…

Lexo më shumë