Author: shqiperia
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në konferencën e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor me MPJ-të e vendeve të BP-së, organizuar në Austri në datat 20 dhe 21 qershor 2024. Ministri Hasani nënvizoi se Bashkimi Evropian duhet të mbajë një afat kohor realist dhe të përkushtuar për procesin e anëtarësimit. “Ne do të kemi zgjerim në zemër të Bashkimit Evropian dhe do ta mirëpresim shumë këtë. Është momenti i duhur që gjërat të bëhen reale me një axhendë ambicioze dhe është koha për të provuar në mënyrat më konkrete, vendosmërinë e të gjithëve për…
Shqipëria mbeti pa energji këtë të premte duke u përfshirë nga një situatë e pazakontë, që la pa shërbim për minuta të tërë abonentët familjarë dhe bizneset në të gjithë vendin. Që prej orës 12.20, furnizimi me energji elektrike u ndërpre në rang vendi, duke përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Kukësin, Sarandën dhe qytete të tjera. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaroi se shkëputja e energjisë elektrike ndodhi për shkak të rënies së sistemit 400 kilovolt të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit shpjegohet se defekti ka nisur nga linja e interkoneksionit…
Spektakli i sotëm tragji-komik i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, është vetëm një tentim i radhës për të mashtruar qytetarët me premtime boshe si ato të fushatës parazgjedhore që nuk arritën të bëhen as pjesë e programit të Qeverisë jolegjitime që paralajmërohet, akuzojnë sot nga Fronti Europian. Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga VLEN, theksojnë nga atje, nuk është pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski. “Ky koalicion shërbëtorësh dhe hyzmeçarësh nuk ka aspak guxim dhe dije që të kërkojnë dhe detyrojnë padronin e tyre, OBRM-PDUKM që të përfshijë së paku një…
Dështon për të dytën herë seanca paraprake e dosjes “Metamorfoza”, shkak për shtyrjen e gjyqit këtë të premte u bë mungesa e avokatit Elidon Hyseni që përfaqëson dy të pandehurit. Dosja “Metamorfoza” është në fazën paraprake, ku gjykata do vendosë nëse do kalojë apo jo për gjykim. Nderkohe qe shumica e te akuzuarve do te kerkojne gjykim te shkurtuar Më 4 maj, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për gjykim, për disa të pandehur, ndërkohë qe ndau çështjes për disa të tjerë. SPAK deri tani i ka komunikuar akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish shefit të operacionales…
Një bombul gazi ka shpërthyer në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Ngjarja ka ndodhurnë tarracën e një pallati, dhe më pas bombula ka rënë në oborrin e një banese. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme material. “Rreth orës 13:00, në lagjen “Qemal Stafa”, në tarracën e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, e cila më pas ka rënë në oborrin e një banese. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv
Krerët e koalicionit “VLEN” së bashku me kuadrot e nominuara për të qenë pjesë e Qeverisë së re, gjegjësisht ministra, sot kanë mbajtur konferencë për shtyp në Shkup. VLEN njoftoi pikat programore të këtij koalicioni në qeverinë e re të titulluar “Kalojmë në veprim”. Me këtë rast, Arben Taravari, njëri nga liderët e “VLEN-it”, bëri të ditur se koncepti i qeverisë në ardhje do të bazohet në katër shtylla. “Ajo do të përqendrohet në katër shtylla: 1. Përshpejtim të integrimit evropian për çka Koalicioni VLEN është garanci në Qeverinë në ardhje në partneritet me BE-në dhe SHBA-të; 2.Luftë e pa…
Më datë 20.06.2024 në ora 14:00 në SPB Shkup është raportuar se në B.T.(42) nga Shkupi, duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin mbi veturën dha ka dalë nga rruga, ndërsa ka goditur një billbord reklamash. Nga aksidenti lëndime të rënda ka marrë drejtuesi i automjetit B.T. të konstatuar në spitalin “Nënë Tereza” – Shkup dhe shoqëruesja e tij L.T (72) nga Shkupi të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” Shkup. Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer policia e SPB Shkup./Telegrafi/ Aksident në Shkup, vetura godet një…
Prej më shumë se një ore Tirana dhe thuajse i gjithë vendi janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike. Korrespondentët e Vizion Plus konfirmojnë problemet me energjisë edhe në Korçë, Elbasan, Lezhë, Shëngjin, etj. Ndërkohë, mediat malazeze dhe serbe janë duke raportuar se bëhet fjalë për një “black out” në të gjithë rajonin. Radio e Malit të Zi bën me dije se i gjithë Mali i Zi nuk ka energji elektrike, po ashtu edhe jugu i Kroacisë bashkë me Bosnjen dhe Kosovën. Raportohet për probleme në njërin prej nënstacioneve në Podgoricë, e cila duket se ka shkaktuar problemin…
MPB njofton se dje në orën 15:50 në stacionin policor të Strumicës është raportuar se në bulevardin “Marshal Tito” në Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete të drejtuar nga S.V (43) nga Strumica dhe një automjeti i drejtuar nga G.S.(35) nga fshati Mokrievë, Strumicë. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri i mitur në motoçikletën, ndërsa lëndime ka pësuar edhe S.V të konstatuar në Qendrën Mjekësore Strumicë. Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer një policia nga Stacionit Policor Strumicë./Telegrafi/ Aksident në Strumicë, lëndohen dy persona appeared first on Telegrafi.
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është takuar në Austri me ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Diskutuam se si të ndërtojmë së bashku një Evropë më të bashkuar”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter. Glad to meet with Foreign Ministers from the Western Balkans, the “Friends of the Western Balkans” group, and the “Danube Region Strategy”. We discussed how to build a more united Europe together. Thank you @a_schallenberg for gathering us in Austria these days. pic.twitter.com/yy21SYppdr — Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2024…