Author: shqiperia
Persona të armatosur hapën zjarr të dielën në një sinagogë, dy kisha ortodokse dhe një stacion policie në dy qytete të Dagestanit, duke vrarë një prift 66-vjeçar dhe të paktën 15 policë, siç njoftoi Sergei Melikov, lideri i kësaj republike ruse. Sulmet ndodhën në qytetin Makhachkala, kryeqyteti i Republikës së Dagestanit dhe në qytetin bregdetar të Derbentit. Komiteti Hetues i Rusisë tha të dielën se kishte hapur një hetim penal për “akte terroriste”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Nga ana e saj, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se sulmuesit ishin anëtarë të një “organizate terroriste ndërkombëtare” sipas agjencive të zbatimit të ligjit. Autorët…
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mbrëmë votuan për qeverinë e re, që do të udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, ndërsa do ta përbëjnë koalicioni i OBRM-PDUKM-së “Maqedonia jote”, koalicioni shqiptar “VLEN” dhe partia “ZNAM”. Për zgjedhjen e qeverisë së re, votuan 77 deputetë, 22 ishin kundër ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Në një deklaratë solemne, pas votimit të qeverisë, kryeministri i ri Hristijan Mickoski, e përdori emrin kushtetues të vendit “Maqedonia e Veriut”, ndërsa tha se këtë detyrë do ta kryejë me përgjegjësi. “Funksionin e kryeministrit do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe do të respektoj Kushtetutën dhe…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se “faza intensive” e luftimeve në Rafah në Gazën jugore pothuajse ka përfunduar, por kjo nuk do të thotë se luftës po i vjen fundi. Ai tha se lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të largohet plotësisht nga pushteti. Ai shtoi se ushtria izraelite së shpejti do të jetë në gjendje të ridislokojë trupa në kufirin me Libanin, ku shkëmbimet e zjarrit me Hezbollahun janë përshkallëzuar. Netanyahu gjithashtu hodhi poshtë idenë që Autoriteti Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor duhet të drejtojë Gazën në vend të Hamasit. “Në fund, do t’ju duhet të bëni…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të dendura të shiut dhe bubullima, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 30 deri në 38 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 36 gradë Celsiusë. The…
Ndahet nga jeta poeti i njohur, Agim Doçi
Ndahet nga jeta poeti i njohur, Agim Doçi. Lajmi konfirmohet mga miqtë dhe të afërmit përmes rrjeteve sociale. Agim Doçi u shtrua në spital më 22 qershor në gjendje të rëndë shëndetësore. QSUT tha se poeti kishte pësuar ishemi cerebrale. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’ia dalë duke mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm. Jeta e poetit Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Ka…
Dashi Ky është një moment shumë i mirë për të vendosur për të marrë një pushim, për të udhëtuar apo për të bërë një arratisje të vogël romantike. Ndiheni të ezauruar dhe kjo edhe për shkak të ritmeve frenetike të javëve të fundit. Mos e teproni me sforcimet fizike. Demi Po afrohet një ditë e cila më në fund do ju gjejë më të relaksuar dhe të qetë dhe kjo edhe për shkak të lajmeve të mira që keni marrë gjatë ditëve të fundit. Për të zgjidhur çdo keqkuptim në dashuri ose në familje, tashmë është e rëndësishme që të…
Për javën që presim përpara vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, falë tërheqes grauale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore. Për pjesën më të madhe të ditëve moti përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites. Këto vranësira në këto zona do të…
Xhaka: Të jemi krenarë me paraqitjen
Granit Xhaka e ka vlerësuar paraqitjen e Zvicrës ndaj Gjermanisë. Gjermania barazoi në minutat shtesë, ndërsa Xhaka u shpall lojtar i ndeshjes. “Mendoj se kur të shohim gjermanët që po festojnë për barazim, mund të jemi krenarë me veten. Nuk është e lehtë me ekipe si Gjermania. Por goli në minutat shtesë lëndon. Natyrisht duhet të komplimentohet edhe kundërshtari. Por mbi të gjitha duhet të jemi krenarë me veten. Secili ka luftuar për secilin dhe ka vrapuar për tjetrin. Gjithnjë kemi thënë se duhet të jetë ditë shumë e mirë, se duhet të shkojmë në limite. Dhe kur e bëjmë…
Shqiptari Granit Xhaka është shpallur “lojtari i ndeshjes” ndaj Gjermanisë. Granit Xhaka,në fundin e ndeshjes mori çmimin e më të mirit. Kjo ishte hera e dytë që Xhaka fiton këtë çmim në tri ndeshjet e para të Euro 2024. Gjermania barazoi 1-1 me Zvicrën. Granit Xhaka shpallet sërish lojtar i ndeshjes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Shqiptari Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë në ndeshjen Zvicër-Gjermani. Granit Xhaka,në fundin e ndeshjes mori çmimin e më të mirit. Kjo ishte hera e dytë që Xhaka fiton këtë çmim në tri ndeshjet e para të Euro 2024. Gjermania barazoi 1-1 me Zvicrën. Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër-Gjermani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.