Author: shqiperia
Tre dhunuesit e 29-vjeçares në Vlorë janë lënë në burg nga Gjykata. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë për të atin e vajzës, 60-vjeçarin Astrit Bajrami, vëllanë e saj 26-vjeçar, Ervin Bajrami dhe partnerin, Armand Janka. Më 22 qershor, 29-vjeçarja u dhunua nga familjarët e saj pasi këta të fundit donin ta martonin kundër dëshirës së saj. E reja u dërgua në spital ku mori ndihmë mjekësore. Babai të saj, gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan municione luftarake dhe një armë gjahu./vizionplus.tv
Figura e gruas në kryeveprat botërore, nga “Ana Karenina” tek “Zhulieta”, për të vijuar me “Carmen” e deri te “La Traviata”, jetësohet në një shfaqje të vetme në Teatrin e Operës dhe Baletit. Premiera “Fatalita” përmbledh fuqishëm tragjiken e këtyre veprave, ku personazhet i nënështrohen një vështrimi të ri nga koreografi italian Toni Kandeloro. “Shfaqja ‘Fataliteti’ është një balet që tregon historinë e 4 grave, që vijë nga letërsia dhe nga opera. Në qendër është gruaja, pjesë e jona. Në këtë shfaqje, trupat dhe shpirtrat e këtyre katër grave i kam sjellë të personalizuara përmes Enada Hoxhës, në një moment…
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mbrëmë me 77 vota “për” votuan për qeverinë e re, që do të udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, ndërsa do ta përbëjnë koalicioni i OBRM-PDUKM-së “Maqedonia jote”, koalicioni shqiptar “VLEN” dhe partia “ZNAM”. Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili do ta udhëheqë qeverinë e re, ka lindur në Shkup më 29 shtator 1977. Mickoski është në krye të OBRM-PDUKM-së që nga dhjetori i vitit 2017, kur drejtimin e partisë e mori pas Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ka diplomuar, magjistruar dhe doktoruar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup. Lexo po ashtu Maqedonia…
Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet për të menaxhuar fluksin e lëvizjes si dhe për të parandaluar krimet në kufi dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat në Hanin e Hotit është ndaluar një 35-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, në Spanjë, për vjedhje në banesa. Në Portin e Durrësit është arrestuar një 47-vjeçar turk, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me leje qëndrimi false. Në Hanin e Hotit, në dalje, u ndalua shtetasi Klisman Ndoj (Marku), 35 vjeç, sepse pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi i shpallur…
Miratohet paketa e 14-të esanksioneve kundër Rusisë, “goditet” financimi i partive politike
Këshilli i Ministrave miratoi sot paketën e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa e re përfshin masa kufizuese për 116 individë dhe subjekte të tjera përgjegjëse për veprime që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe masat e mëposhtme sektoriale: Energjia Për të siguruar që objektet e BE-së të mos përdoren për të transmetuar gazin natyror të lëngshëm rus (LNG) në vendet e treta dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë të ardhurat e konsiderueshme që Rusia merr nga shitja dhe transporti i LNG-së, BE-ja do të ndalojë shërbimet e transshipit të LNG-së ruse në territorin e BE-së…
Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e oficerit të krimeve pranë Komisariatit nr. 4, Kastriot Palushi. Përpara disa ditësh, 2 qytetarë janë përplasur verbalisht në zonën e Freskut, ku kanë ofenduar dhe kërcënuar njëri-tjetrin. Njëri prej tyre i është drejtuar Komisariatit nr. 4 dhe ka bërë kallëzim për kanosje. Një ditë më pas, dy qytetarët kanë dalë të njohur me njëri-tjetrin dhe janë pajtuar. Në këto kushte kallëzuesi ka kërkuar të tërheqë kallëzimin. Pasi ka folur me Palushin, ky i fundit i ka thënë se nuk e bën dot tërheqjen e denoncimit, duke i thënë se personin tjetër…
Detjae nga masakra në Dagestan: Autorët i prenë fytin priftit dhe ekzekutuan 18 persona të tjerë
Gjithsej 19 persona, mes tyre 4 civilë, u vranë dje, 23 qershor, në sulmet e koordinuara që ndodhën në në dy qytete të Dagestanit. Persona të armatosur hapën zjarr të dielën në një sinagogë, dy kisha ortodokse dhe një stacion policie në dy qytete të Dagestanit. Pesë sulmues u neutralizuan nga forcat e sigurisë, njoftoi sot, Komiteti Hetimor Rus, i cili është përgjegjës për hetimet. “Sipas të dhënave paraprake, 15 anëtarë të forcave të rendit u vranë, si dhe 4 civilë, duke përfshirë një prift ortodoks”, tha komiteti në një deklaratë të lëshuar.Gjatë operacionit antiterrorist, i cili përfundoi mëngjesin e sotëm, janë…
Rap-artisti i njohur, Mozzik, po shijon një lidhje dashurie me bukuroshen Lotina Haziri. Ata kanë kaluar një pushim së bashku në Tanzani, ku edhe përmes fotografive u mësua për romancën e tyre. Këngëtari nga Ferizaj ka ndarë së fundmi disa mesazhe, ku i kishte shkruar prezantueses në vitin 2019. Ai edhe në një emision tha që i ka shkruar shumë vite më parë, duke treguar se i pëlqente. “Njetin e mirë kur ta kesh/2019”, ka shkruar ai. Krijuesi i hitit “Kampion” zbulon ’emoji’-t që i kishte dërguar, e më pas edhe ato që ia dërgoi në Facebook. Për Lotinën, Mozzik…
“Liderët shtetërorë dhe politikë të Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur të mos përdorin emrin kushtetues të vendit në skenën e brendshme, gjë që është shkelje flagrante e Marrëveshjes së Prespës”, tha sot kreu i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis, në Luksemburg para fillimit të mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së. Ai tha se Marrëveshja e Prespës parasheh një emër për shtetin që do të jetë një dhe i vetëm për përdorim të përgjithshëm. Ai theksoi se të gjithë duhet të kuptojnë se e drejta ndërkombëtare është baza e paqes dhe sigurisë globale dhe se nuk është një proces…
Mblidhen ministrat e jashtëm të BE, diskutohet për sigurinë në Ballkan dhe luftën në Ukrainë
Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Kjo ka sjellë edhe mbledhjen e shefave të diplomacisë së unionit dhe homologëve të tyre të Ballkanit Perëndimor në Luksemburg. Para nisjes së takimit perfaqesuesi i lartë i BE-së Josep Borrell deklaroi se tema e parë e diskutimit do të jetë lufta në Ukrainë. “Në tryezë e para, si gjithmonë është Ukraina. Pas Samitit [për Paqen në Ukrainë] në Zvicër, ku është hapur një pistë diplomatike. Dhe përgjigja nga Putini duke udhëtuar në Korenë e Veriut, duke udhëtuar…