Author: shqiperia

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka vënë në pranga një 34-vjeçar. Në kuadër të operacionit “Statement” u vu në pranga shtetasi R.A, banues në Shkodër. 34-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale. Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Me një udhëtim në limuzinën e prodhuar nga Rusia, të cilën Vladimir Putin ia dhuroi Kim Jong-un, liderët e Rusisë dhe Koresë së Veriut vulosën marrëdhëniet e tyre të ngrohta, siç pasqyrohet në marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes që ata nënshkruan. Fillimisht është Putin ai që drejton automjetin nëpër rrugët e Phenianit. Limuzina e dhuruar nga presidenti rus është bërë nga kompania Aurus. Putin i ka dhënë gjithashtu Kim Jong Un një set çaji dhe një shpatë si shenjë falënderimi për mbështetjen “e palëkundur dhe të pakushtëzuar” të vendit për luftën e Rusisë në Ukrainë. Megjithëse udhëtimi filloi me Putinin si shofer, Kim…

Lexo më shumë

Dy persona u arrestuan njëri pas tjetrit të martën në pikën kufitare të Kakavijës, kur tentuan të kalonin në Shqipëri. Efektivët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave konstatuan se njëri ishte i arratisur dhe tjetri në kërkim. në pranga ra një 53-vjeçar shqiptar, i dënuar nga Gjykata Penale e Patrës me tre vjet e një muaj burg për dhunë në familje. Gjithashtu u zbulua se për një 29-vjeçar shqiptar kishte një urdhër arresti në pritje për trafik droge. Ai u arrestua dhe pritet të dalë para gjykatës./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund ti lejoni vetes të humbni kohë. Bashkëpunime të reja mund t’iu çojnë në suksesin që kërkoni. Në dashuri këshillohet që të jeni më të mirëkuptueshëm. Demi Ky është një moment shumë i mirë për të riparë me detaje një projekt afatgjatë dhe për të bërë ndryshimet lidhur me gjërat që nuk ju bindin. Këshillohet që gjatë kësaj dite të jeni më të vendosur. Mjaft të favorizuara janë edhe takimet. Binjakët Mundohuni që të mos përuleni në vendin e punës, pasi…

Lexo më shumë

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore, 20 deri 37°C, në zonat e ulëta 21 deri 40°C dhe në zonat…

Lexo më shumë

Shqipëria mori pikën e parë në këtë Europian pas barazimit me Kroacinë në frymën e fundit në Hamburg. Kështu, ekipi kuqezi vazhdon të jetë në vendin e tretë për shkak të golavarazhit, ndërsa sa i përket renditjes së vendeve të treta, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë. Gjithsesi skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar. Një mrekulli ndaj Spanjës, me një fitore të mundshme të kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia mposhtet në të dyja…

Lexo më shumë

Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të fazës së grupeve të EURO 2024 ka qenë dramatike ku në fund Shqipëria barazoi shifrat 2 me 2. Pos kësaj, atmosfera e shqiptarëve dhe kroatëve është krijuar në mënyrë të përbashkët, duke treguar kështu miqësinë në mes dy kombeve. Një djalosh me emrin Noah 10-vjeçar që bëri tifo për Shqipërinë e Kroacinë kishte parashikuar rezultatin 2 me 2. Ashtu edhe doli, Kroacia dhe Shqipëria kanë ndarë pikën duke shpresuar që ndonjëra prej tyre të sigurojë kualifikimin për fazën eliminatore. Si shumë video, edhe ajo e Noah u shpërnda në Tik Tok.…

Lexo më shumë

Zvicra ka barazuar 1-1 me Skocinë në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B, përcjell Reporteri.net. Zvicra tani është e dytë në grup me katër pikë. Skocia del në vendin e tretë me një pikë. Gjermania udhëheq me gjashtë pikë, ndërsa Hungaria mbetet pa pikë. Në xhiron e fundit, më 23 qershor, Zvicra luan ndaj Gjermanië në Frankfurt, ndërsa Skocia e Hungaria takohen në Stuttgart. Skocia dhe Zvicra ndajnë pikët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Vietnam për bisedime me liderët komunistë të vendit në ndalesën përfundimtare të turneut të tij dy-vendesh në Azi, pas përfundimit të një pakti të mbrojtjes me Korenë e Veriut. Mediat e huaja bëjnë me dije se avioni i Putinit u ul në aeroportin e Hanoit, ku ai u prit në një tapet të kuq nga zëvendëskryeministri vietnamez Tran Hong Ha dhe diplomati i lartë i partisë Le Hoai Trung. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, ka sqaruar pozicionimin e tij përsa i përket luftës në Lindjes e Mesme, duke theksuar se Qipro nuk është përfshirë nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë në ndonjë operacion ushtarak në rajon apo gjetkë. Kjo deklaratëvjen në përgjigje të komenteve të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili paralajmëroi sot se Qipro mund të përfshihet në një konflikt më të gjerë nëse lejon Izraelin të përdorë portet dhe aeroportet e tij për të shënjestruar Libanin. Christodoulides thotë se vërejtjet e Nasrallah nuk pasqyrojnë realitetin, por ajo që po tentohet është që të paraqesë një…

Lexo më shumë