Author: shqiperia
Kampionati Evropian vazhdon me ndeshjet e radhës në fazën e grupeve edhe sot (enjte). Ndeshja kryesore do të zhvillohet në mbrëmje mes dy kombëtareve të fuqishme që shihen edhe si favorite për ta fituar evropianin, Spanjës dhe Italisë. Këto skuadra përfaqësuese, që janë në grup me Shqipërinë, kanë realizuar fitore në ndeshjet e para të Grupit B, ku italianët e mposhtën Shqipërinë me rezultat 2-1, kurse Spanja mposhti Italinë (3-0). Cilado kombëtare që realizon fitore do ta sigurojë kualifikimin tuje. Anglia që e nisi Evropianin me fitore në ndeshjen e dytë nga ora 18:00 do të përballet me Danimarkën, e…
Emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët në ndeshjen e Kombëtares kundër Kroacisë, por, siç e tregon videoja e publikuar në rrjetet sociale nga Taty Mendes, vajza e trajnerit Sylvinho, edhe nga ajo. Familja e Sylvinho-s ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Taty nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës. Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën dhe me partnerin momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët./vizionplus.tv
Policia e Krujës ka gjetur dhe sekuestruar 1150 bimë kanabis, në disa ambiente të ndryshme që ishin përshtatur për kultivimin e tyre. Në kuadër të planit operacional “Territori i pastër”, kontrollet u ushtruan në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. “Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin…
Federata e Serbisë: Nëse UEFA nuk dënon kroatët dhe shqiptarët, ne nuk do luajmë në Euro 2024
Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Shqipërisë barazuan 2:2 në ndeshjen e raundit të dytë në fazën e grupeve të Euro 2024. Në tribunat e stadiumit të Hamburgut ishin të pranishëm pothuajse 57 mijë tifozë. Dy tifo-grupet kaluan shumë mirë së bashku, duke kënduar e kërcyer. Serbët po pretendojnë se nga të dy palët pati thirrje: “Vrite serbin”. E kjo ka qenë arsyeja pse Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë një reagim në UEFA. Madje ata kanë kërcënuar me mos-pjesëmarrje të vazhdueshme në Euro 2024, raportojnë mediat atje. “FFS do të kërkojë masa më të rrepta nga UEFA edhe…
Në një takim mes Rafa Nadal dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, u njoftuan planet për hapjen kompleksit Qendra Sportive Rafa Nadal në Shqipëri. Durrësi do të presë një kompleks multi-sportiv që do të zbatojë metodologjinë e trajnimit të Akademisë Rafa Nadal by Movistar. Kompleksi i ri, qëllimi kryesor i të cilit është të zhvillojë dhe promovojë tenisin dhe sportin në Shqipëri, do të ritheksojë angazhimin e Rafa Nadal dhe ekipit të tij ndaj vlerave në sport dhe edukimit të fëmijëve dhe të rriturve në mbarë botën. Vetë Rafa Nadal u shpreh i kënaqur me lajmin: “Jemi shumë të lumtur të…
Porti i përkohshëm i ushtrisë amerikane në Gazë pritet të rinisë operimin më 20 qershor për të mundësuar dërgimin e ndihmave të nevojshme humanitare për palestinezët, thanë dy zyrtarë amerikanë. Zyrtarët, të cilët folën për agjencinë Reuters në kushte anonimiteti, thanë se porti është rilidhur me bregun në Gazë të mërkurën, pasi ishte shkëputur përkohësisht të premten e kaluar për shkak të kushteve të këqija në det. Ndihma për në Gazë nisi të dërgohej përmes portit të përkohshëm të ndërtuar nga SHBA-ja më 17 maj dhe Kombet e Bashkuara thanë se përmes këtij porti janë transportuar 137 kamionë me ndihma…
Prej sot deri të martën do të bëhet regjistrimi elektronik i nxënësve për në shkollat e mesme
Nga sot deri të martën (25 qershor deri në ora 15) do të bëhet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve për në arsimin e mesëm për vitin akademik 2024/2025. Regjistrimi i dytë në afatin e qershorit do të jetë në datat 1 dhe 2 korrik deri në orën 15:00. Për të optimizuar procesin e regjistrimit në shkollat e mesme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit mundësoi aplikimin elektronik. Regjistrimi bëhet përmes lidhjes në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës (https://e-uslugi.mon.gov.mk) me një njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 34 deri në 40 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe shumë i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 39 gradë Celsiusë. Moti sot në Maqedoninë e Veriut…
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka vënë në pranga një 34-vjeçar. Në kuadër të operacionit “Statement” u vu në pranga shtetasi R.A, banues në Shkodër. 34-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale. Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara./vizionplus.tv
Me një udhëtim në limuzinën e prodhuar nga Rusia, të cilën Vladimir Putin ia dhuroi Kim Jong-un, liderët e Rusisë dhe Koresë së Veriut vulosën marrëdhëniet e tyre të ngrohta, siç pasqyrohet në marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes që ata nënshkruan. Fillimisht është Putin ai që drejton automjetin nëpër rrugët e Phenianit. Limuzina e dhuruar nga presidenti rus është bërë nga kompania Aurus. Putin i ka dhënë gjithashtu Kim Jong Un një set çaji dhe një shpatë si shenjë falënderimi për mbështetjen “e palëkundur dhe të pakushtëzuar” të vendit për luftën e Rusisë në Ukrainë. Megjithëse udhëtimi filloi me Putinin si shofer, Kim…