Author: shqiperia
GREQI -Babë e bir ndodhen në një situatë “QRMIQËSORE” në Aliveri të Volosit, pasi kanë mosmarrëveshje për trashëgiminë. Ata kanë përfunduar në sallën e gjyqit. Babai 53-vjeçar akuzohet se ka sulmuar me tenxhere djalin e tij 37-vjeçar brenda shtëpisë së tyre dhe e ka goditur në fytyrë dhe kokë. Më pas nën kërcënimin e thikës i ka marrë celularin me vlerë 1000 euro dhe 620 euro cash. Djali ka bërë padi dhe 53-vjeçari u arrestua. Ai akuzohet për rrahjen dhe grabitjen me thikë të fëmijës së tij dhe mbi të rëndojnë akuzat “sulm në familje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “vjedhje”. 53-vjeçari tha se…
Luka Modrić luajti shkëlqyeshëm për Kroacinë në ndeshjen e dytë në Euro 2024, por paraqitja e shkëlqyer e kapitenit nuk ishte e mjaftueshme për më shumë se një barazim 2:2 kundër Shqipërisë, e cila barazoi në minutën e pestë të kohës shtesë. Kroacia është tani në një situatë shumë të vështirë pas debaklit kundër Spanjës (0:3) dhe vetëm një pike ndaj Shqipërisë, përpara ndeshjes së fundit. Të hënën duhet të fitojë kundër Italisë, por edhe nëse e arrin këtë, nuk është e sigurt për kalimin në fazën e eliminimit direkt. Pas dështimit të ri në Euro, Modrić iu përgjigj pyetjeve…
Një 24-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar ditën e sotme në Durrës. I riu, i cili ka dy gjeneralitete Armando Bushi alias Armarido Rama është dënuar nga Gjykata e Tiranës me masën “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 10”, lokalizoi në Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin: A.B. alias A. R., 24 vjeç, banues në…
Një polic në Hamburg është bërë pjesë e festës së tifozëve shqiptarë, pak para ndeshjes me Kroacinë. Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, polici është parë duke shijuar këngët popullore shqiptar teksa mban edhe flamurin kuq e zi. Në një moment, polici është parë edhe duke bërë me duar simbolin e shqiponjës. German police join Albanian fans in a dance! #EURO2024 | #CROALB#KuqeZi | #ForcaShqipëri pic.twitter.com/xUyw7RcMvH — Kosovar Football (@kosovarfootball) June 19, 2024 Polici gjerman hedh valle popullore me tifozët shqiptarë, bën shqiponjën me duar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Agonia e familjeve të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar vazhdon. Negociatat e organizatës palestineze me Izraelin për lirimin e tyre nuk kanë dhënë ende rezultat, ndërsa lindin pikëpyetje se sa prej tyre janë ende gjallë. Persona të përfshirë në negociata, si dhe një zyrtar i lartë në SHBA, i cili ka burime në shërbimet e inteligjencës amerikane, i thanë Wall Street Journal se numri i pengjeve ende gjallë mund të jetë deri në 50 nga 120 që janë ende në robëri. Ky vlerësim, për të cilin raporti thotë se bazohet pjesërisht në inteligjencën izraelite, e çon…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit njofton se kryesia e partisë dje më 19 qershor 2024, ka mbajtur mbledhje në të cilën u diskutua për përzgjedhjen e kuadrove për qeverisjen ardhshme dhe se kanë vendosur me unanimitet kandidatët për zv.ministra në Qeverinë e re. “Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që Elfete Ismaili të jetë kandidate për zv.ministre e Mbrojtjes, ndërsa Flakron Bexheti kandidat për zv.ministre e Bujqësisë”. “Gjatë diskutimit u theksua se të përzgjedhurit e Aleancës për Shqiptarët në qeverinë e ardhshme në kuadër të VLEN do të reflektojnë ndryshimin e shumëpritur, do të jenë në më krye të…
Astrologe Meri Gjini iu bashkua mëngjesin e sotëm emisionit “7pa5” ku bëri parashikimin e Horoskopit për fundjavën Planet e zhvillimit profesional do të kenë një shije të saktë se ku po shkojnë. Kush ka punuar me një agjendë të saktë, kjo Hënë e plotë do t’i ndihmojë që të qartësohen se ku po shkojnë. Ata që kanë nisur kohët e fundit projektet do duhet të ulen dhe të bëjnë korrigjimet e duhura, por pa u dorëzuar. Suksesi mund të vonohet por nuk ka për tu penguar. Dashi Është një Hënë e plotë e cila ndodh në kulmin e Horoskopit të…
Udhëheqësi i grupit militant libanez Hezbollah kërcënoi të mërkurën se do të synojë ishullin evropian të Qipros nëse shpërthen lufta midis Izraelit dhe Libanit. “Qiproja do të jetë gjithashtu pjesë e kësaj lufte nëse hap aeroportet dhe bazat e saj për forcat izraelite”, tha Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv që erdhi vetëm një ditë pasi Izraeli paralajmëroi grupin e fuqishëm militant të mbështetur nga Irani se perspektiva e luftës gjithëpërfshirëse po afrohej, raporton CNN. Është hera e parë që lideri i Hezbollahut kërcënon Qipron, një anëtare e Bashkimit Evropian që shtrihet në detin Mesdhe, afërsisht 125 milje (200 kilometra)…
Presidenti rus, Vladimir Putin, po synon të forcojë lidhjet me partnerin e kamotshëm, Vietnamin, gjatë vizitës shtetërore që ka nisur më 20 qershor. Kjo vizitë zhvillohet në kohën kur Moska po përballet me izolim ndërkombëtar për shkak të veprimeve të saj ushtarake në Ukrainë. Putin u prit me ceremoni shtetërore në këtë shtet në Azinë juglindore. Ai shkoi në Vietnam nga Koreja e Veriut, ku me liderin e këtij shteti, Kim Jong Un, nënshkroi një marrëveshje, sipas së cilës, Pheniani dhe Moska zotohen se do të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të ndonjë lufte. Putin arriti në Pallatin presidencial të Vietnamit…
Një ushtar profesionist njëzet e pesë vjeçar i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë në poligonin Krivolak, gjatë marshimit. Bëhet fjalë për ushtarin A.J, vdekja e të cilit është konstatuar mbrëmë në Klinikën për Mjekim Intensiv dhe Reanimacion të Shkupit. Shtabi i Përgjithshëm thotë se ushtari ishte një nga kandidatët që ndoqi kursin selektiv për batalionin e forcave speciale dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe në gjendje të shkëlqyer fizike. Prej atje thonë se në përfundim të kryerjes së disiplinës së fundit të kursit selektiv, gjatë marshimit në distancë, ai u sëmurë pa shenja paraprake të dukshme në…