Author: shqiperia
Luka Modric luajti shkëlqyeshëm për Kroacinë në ndeshjen e dytë në Euro 2024, por paraqitja e shkëlqyer e kapitenit nuk ishte e mjaftueshme për më shumë se një barazim 2:2 kundër Shqipërisë, e cila barazoi në minutën e pestë të kohës shtesë. Kroacia është tani në një situatë shumë të vështirë pas debaklit kundër Spanjës (0:3) dhe vetëm një pike ndaj Shqipërisë, përpara ndeshjes së fundit. Të hënën duhet të fitojë kundër Italisë, por edhe nëse e arrin këtë, nuk është e sigurt për kalimin në fazën e eliminimit direkt. Pas dështimit të ri në Euro, Modric iu përgjigj pyetjeve…
New York Times Para se të shkelmonte një top në Grupin B, kroati Luka Modric kishte paralajmëruar se ky ishte grupi më i vështirë i turneut. Ai mund të mos jetë fokusuar thjesht në përballjet e ekipit të tij me Italinë dhe Spanjën, por, kur shumë të tjerë folën para turneut për “Grupin e vdekjes”, ndoshta nuk kishin në mendje Shqipërinë. Pak do të kishin pritur që ata të ishin elementi më luftarak i grupit, megjithatë Shqipëria – e renditur e 66-ta në botë – është bërë variabli argëtues në kuartet. Me një ndeshje për të luajtur, ata kanë ende…
Mal i Zi – Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Cetinje, pas një atentati me bombë jo shumë larg Qendrës Sportive, njofton Drejtoria e Policisë. Sipas medias malazeze “Vijesti”, janë vrarë Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, anëtarë të klanit kriminal Škaljari. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend. Sipas një burimi nga kreu i Drejtorisë së Policisë, i dyti është dërguar në spital ku ka humbur jetën. Shpërthimi ndodhi në orën 09:10. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë punonjësit e policisë. Për zbardhjen e të gjitha rrethanave…
Deponia e Koçanit, ku depozitohen mbetjet e katër komunave, prej disa muajsh po digjen thuajse çdo ditë dhe rrezikon shëndetin e banorëve të Koçanit. Organizata joqeveritare Green ORG organizoi protestë për shkak të jo gatishmërisë së autoriteteve për të zgjidhur problemin e kahershëm. Problemin më së shumti e ndjejnë banorët e fshatit Beli, që ndodhet pranë deponisë. Në Koçan sot nis nisma e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për dislokimin e deponisë. Qytetarët e Koçanit kërkojnë zhvendosje të deponisë së qytetit appeared first on Telegrafi.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Ai ka thënë se Zhegrova është një djalë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, i dashur dhe përplot me kujdes. Abdixhiku ka shtruar që potenciali i Zhegrovës është aset kombëtar. “Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent e profesionist që po shijon e krijon majat e futbollit evropian, ai është dhe i sjellshëm, i dashur e përplot me kujdes. Prandaj takimet me të janë gjithnjë kënaqësi. Potenciali që ka, ndërsa, janë aset kombëtar!” Abdixhiku takon Edon Zhegrovën: Potenciali që ka është aset kombëtar…
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjyktaës së Apelit, e cila pak ditë më parë i dha vulën dhe logon e partisë Sali Berishës. Në një postim të gjatë në Facebook, Alibeaj thotë se vijon t’i qëndrojë parimeve të tij dhe të jetë kundër drejtimit të PD nga Sali Berisha, me argumentin se ai nuk sjell asnjë të mirë për vendin dhe qytetarët. Më tej ai shton se nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Berisha. “Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse…
Filipinet kanë akuzuar Rojet Bregdetare të Kinës se sillen si “piratë”, duke thënë se personeli i armatosur me thika dhe shtiza hipi në anijet e tyre të furnizimit në Second Thomas Shoal. Ky ishte konfrontimi i fundit në detin e diskutueshëm të Kinës Jugore. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjenerali Romeo Brawner tha se incidenti ndodhi më 17 qershor, teksa ushtarët filipinas u përpoqën të rifurnizonin marinarët e vendosur në Sierra Madre. “Personeli i Rojës Bregdetare Kineze kishte përdorur armë dhe personeli ynë luftoi me duar”, thuhej në një deklaratë. “Ne ishim më të shumtë në numër por…
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, në kuadër të operacionit “Tempulli 3”. I riu u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në doza. Policia njofton se ka arrestuar 20-vjeçarin R.H, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular./vizionplus.tv
Ylli i Francës dhe Real Madridit, Kylian Mbappe, mori një goditje të madhe në fitoren e mbrëmshme 1-0 ndaj Austrisë, pasi pësoi një thyerje të hundës, e cila vuri në dyshim disponueshmërinë e tij për dy ndeshjet e mbetura të grupit. Nesër Franca do të ketë përballjen e radhës me Holandën në orën 21:00 dhe gjasat janë që Mbappe të marrë pjesë në këtë sfidë. Këtë të mërkurë, ai është parë në stërvitjen individuale që ka zhvilluar ekipi i Francës. Mbappe është shfaqur pa maskë speciale, ashtu siç u aludua pak ditë më parë, por mbante vetëm një fasho speciale…
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, u rendit në vendin e 198-të në listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar në botë, sipas renditjes më të fundit të kompanisë amerikane “Mercer”. Hong Kongu ruajti titullin e vendit më të shtrenjtë për të jetuar dhe qëndruar në botë, në sondazhin e Mercer-it për vitin 2024. Top lista u publikua të hënën dhe qyteti kinez, ashtu si në 2022 dhe 2023, zuri vendin e parë këtë herë, ndërsa Singapori është në vendin e dytë. Top 10 qytetet më të shtrenjta për të jetuar janë katër qytete të Zvicrës, edhe atë…