Author: shqiperia

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për trafik droge. Policia fqinje ka ushtruar kontroll brenda një banese në rrugën “Ionia” nr. 170 në Alimos të Athinës ku gjeti dhe sekuestroi 20.2 kg marijuanë e llojit “SNUNK”. Brenda apartamentit policia zbuloi një laborator të pajisur plotësisht dhe funksional për kultivimin e cannabis hidroponik. Në pranga kanë rënë shtetasit A.Kasa, 42 vjeç dhe P.Kasa 42 vjeç. Nga hetimet rezultoi se ata punonin për llogari të shtetasit tjetër shqiptar, O.Metushi 23 vjec. Për këtë policia ka ushtruar kontroll në një apartament në katin e dytë në rrugën “Avlonos”…

Lexo më shumë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka folur sërish për marrëdhëniet Greqi – Maqedoni e Veriut. Ai i kërkoi mandatarit dhe kryeministrit të ardhshëm Hristijan Mickoski, që ta respektojë Marrëveshjen e Prespës. “Ju më pyesni se çfarë po ndodh, unë ju them se nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse insiston në këtë retorikë që nga momenti i marrjes së detyrës, do ta gjejë veten në një pozitë shumë të pakëndshme kur të takohemi në Samitin e NATO-s”, tha kryeministri grek. Mitsotakis shpjegoi se Marrëveshja e Prespës mundëson emër të vetëm për përdorim të përgjithshëm, jo ​ formulë…

Lexo më shumë

“Euro 2024” që këtë vit po mbahet në Gjermani ka sjellë mjaft zhurmë në qytetet e këtij shteti me tifozët e zjarrtë që po bëjnë tifo për kombëtaret e tyre në të gjitha format. E zhurma e krijuar për futbollin po iu pengon disa vendasve atje. Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku një e moshuar acarohet nga zhurma e tupanit. Sipas pamjeve tifozët duket të jenë të kombëtares së Turqisë. /Reporteri.net/ @indikatori_ #deutschland #euro2024 #serbia #turkey ♬ original sound – Indikatori E moshuara gjermane irritohet nga zhurma e tupanit, e përdor shkopin / shkruan Gazeta…

Lexo më shumë

Policia e Qipros ka marrë masa kundër terrorizmit pas kërcënimeve të Hezbollahut. Ministri i Drejtësisë së vendit, Marios Hartsiotis tha se do të merren të gjitha masat e duhura mbrojtëse në varësi të rrethanave. “Sa i përket kompetencës së ministrisë sime, tashmë e kam thënë shumë herë se masat e marra në fushën e terrorizmit vlerësohen dhe përditësohen çdo ditë. Pra, është e kuptueshme që edhe deklaratat specifike vlerësohen dhe masat përkatëse përditësohen në baza ditore, sipas informacioneve dhe zhvillimeve, aq më tepër pse jo edhe sipas deklaratave publike të aktorëve përgjegjës”, tha ai. I pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen,…

Lexo më shumë

Ne të gjithë kemi aspekte të karakterit tonë që nuk i zbulojmë çdo ditë, por të cilat formohen, deri diku, nga pozicioni ynë në zodiak. Disa janë të buta, disa të errëta. Këto janë anët sekrete të shenjës sonë të horoskopit, të cilat mund të mos i kemi kuptuar as vetë. Dashi: Ai mund të shfaqet më i vrullshëm dhe agresiv se sa është në të vërtetë: Thellë brenda, ai fsheh ndjeshmërinë dhe dhembshurinë, ndoshta edhe një romantik të fortë, por ai beson se zbulimi i këtyre tipareve do ta bëjë atë të duket më i prekshëm. Demi: Pavarësisht nëse…

Lexo më shumë

Çdo ditë ka raportime për gjarpërinj në zonat e populluara në Maqedoni. Qendra për menaxhimi me kriza (QMK) bën me dije se në vend nuk ka asnjë shërbim të specializuar për kapjen dhe largimin e sigurt të gjarpërinjve. Nga QKM thonë se më parë qytetarët ankoheshin se nuk kishin ku të drejtohen për mbrojtje nga gjarpërinjtë, ndërsa tani që u ofrohet ky shërbim nga persona që merren privatisht, ata ankohen se ky shërbim nuk është falas. “Megjithatë, shumica e qytetarëve tregojnë mirëkuptim, duke e krahasuar me shërbimin me kontratë kur thërrasin një riparues në shtëpi”, thonë nga QKM, duke kujtuar…

Lexo më shumë

Duke nisur nga 20 qershor dhe deri në shtator, asnjë punonjës policie nuk do të bëjë pushime verore. Ky është urdhri i fundit i marrë nga Policia e Shtetit, firmosur nga Muhamet Rrumbullaku. Urdhri në fjalë është marrë në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurimit kushteve të sezonit turistik. “Të anulohen pushimet vjetore të planifikuara të vitit 2024, nga data 20 qershor deri në datë 15 shtator, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit”, thuhet në vendim. Ndërsa për policët që kanë bërë plane dhe kanë marrë lejen, duhet të bëjnë menjëherë anulimin e tyre tek Burimet Njerëzore. Sipas…

Lexo më shumë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka bërë të ditur se kanë përfunduar ditët konsullore në Dublin. Kjo nismë e Ministrisë së Jashtme u vjen në ndihmë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Irlandë, të cilët kanë përfituar 2 mijë shërbime konsullore nga muaji prill deri në qershor. Projekti “Ishujt”, shkruan ministri Hasani, aplikohet për të tretin vit rradhazi duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin, përmes shkurtimit të kohës dhe dokumentacionit, për të gjithë ata shtetas që aplikojnë për dokumenta identifikimi apo shërbime të tjera konsullore. “Përfunduan me sukses ditët konsullore në Dublin, një nismë e Ministrisë për Evropën…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni informon se dje në një i mitur është shkelur me makinë nga një shofer nga Tetova. “Me datë 19.06.2024 në ora 17:30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Ljubo Bozhinoski – Pish” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Opel Vectra” me shenja regjistrimi Tetova, i drejtuar nga M.R.(33) nga Tetova ka goditur një këmbësor të mitur nga Tetova”. “Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë”, thuhet në njoftim. Shkelet me makinë një i mitur…

Lexo më shumë

Fillimi i protestave në qendrat e cilësuara si antikomuniste, Shkodër e Kavajë dhe përpjekjet për bllokimin e tyre. Deklarata e Alisë: “Shteti, në prag të krizës” Agjencia zyrtare e lajmeve (ATSH) raportoi se turma protestuesish sulmuan sot ndërtesat publike, në qytetin verior të Shkodrës, ku mbetën të plagosur disa policë. Po ashtu raportohet se ka patur dhunë në qytetin industrial të Kavajës, në vendin e demonstratave antikomuniste, të mbajtura në pranverë dhe në verë të këtij viti. “Njësitë policore dhe ushtarake janë shpërndarë në Shkodër dhe Kavajë që të mbajnë nën kontroll protestuesit”, – thonë dëshmitarë dhe agjencia e lajmeve.…

Lexo më shumë