Author: shqiperia
Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës. I riu, sipas uniformave blu, përndiqte ish bashkëshorten e tij dhe i dërgonte mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Vaqarr. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv
Në një video që po qarkullon në internet, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shihet teksa brohoret me altoparlant bashkë me tifozët kuq e zi, duke sharë maqedonasit dhe serbët. Lidhur me këtë kanë reaguar publikisht Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë shprehur të shqetësuar dhe kanë dënuar thirrjet e Dakut pas ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë. Ata kanë bërë thirrje që Daku të kërkojë falje publike. “Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli. Sporti, veçanërisht futbolli, është baza e…
Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur një efektiv. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ku mësohet se polici u kanos për shkak të detyrës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Ky shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e lokalit të tij, ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, njofton policia./vizionplus.tv
Fillon procesi gjyqësor ndaj Ramiz Merkos, nuk ndihet fajtorë për emërimet e drejtorëve në shkolla
Në Gjykatën Themelore në Strugë sot filloi procesi gjyqësor kundër kryetarit të Strugës Ramiz Merko, për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore në fshatrat Podgorci, Labunishtë, Veleshtë dhe “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë. Gjyqtari Jordan Jovanov tri rastet për emërime të paligjshme të drejtorëve, ku ishte i përfshirë vetëm Merko, i ka bashkuar në një, ndërsa një lëndë e veçantë do të zhvillohet për shkollën në Veleshtë, ku përveç keqpërdorimit të detyrës zyrtare, është bërë edhe vepra e “falsifikim” dhe dyshohen akuzohen katër persona tjerë. Seanca për rastin në Veleshtë është shtyrë. “Aktualisht për shkollën në Veleshtë është duke…
Policia Kombëtare e Spanjës ka sekuestruar 100 kilogramë kokainë në një kontejner që vinte nga Ekuadori. Në kuadër të operacionit Botnia janë arrestuar 12 anëtarë të një grupi kriminal, një nga më aktivët në Evropë dhe Amerikën e Jugut, i përbërë nga shtetas shqiptarë, kolumbianë, marokenë dhe evropianë. Grupi kishte kontakte të drejtpërdrejta në vendet kryesore të shitjes së kokainës, si Kolumbia dhe Ekuador, dhe me investitorë të fortë që banonin në Dubai. Operacioni nisi në fillim të vitit 2023, kur agjentët e Policisë Kombëtare nisën të hetonin një organizatë kriminale ndërkombëtare, me bazë në Costa del Sol dhe të…
Serbia kërcënoi me tërheqje nga EURO 2024 – Por çfarë thonë ligjet e UEFA-s se do të ndodhte pastaj
Serbia ka kërcënuar me tërheqje nga Evropiani nëse UEFA nuk dënon fuqishëm Kroacinë dhe Shqipërinë pas fyerjeve që tifozët e tyre i bënë ndaj serbëve, përcjell Reporteri.net. Ligjet e UEFA-s tregojnë mirë se çfarë do të ndodhë me grupin e Anglisë në EURO 2024 nëse Serbia tërhiqet nga EURO 2024. Serbia humbi ndeshjen hapëse të Grupit C ndaj Anglisë të dielën e kaluar teksa rifilloi fushatën e saj sot kundër Sllovenisë. Por Serbia ka kërcënuar se do të largohet nga EURO 2024 pasi akuzoi tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë për thirrje nënçmuese gjatë ndeshjes së tyre të mërkurën. Sekretari i…
Plagoset me thikë polici në Durrës
Policia e Durrësit ka shoqëruar gjatë paradites së sotme një 38-vjeçar që po shëtiste me thikë në dorë nëpër rrugët e qytetit. Blutë bëjnë me dije se fillimisht informacioni është marrë nga qytetarët dhe se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit. Rezulton se një efektiv policie është plagosur nga 38-vjeçari teksa po përpiqeshin që ta neutralizonin. 38-vjeçari është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. “Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasin F. C., duke mbajtur një mjet prerës (thikë), në dorë. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për neutralizimin…
MPB Maqedoni njofton se nesër dhe pasnesër ( 21 dhe 22 qershor) me rastin e festës fetare “Dita e shpirtrave”, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit. “Përkatësisht, nga ora 06:00 e mëngjesit të nesërm (21.06.2024) dhe pasnesër (22.06.2024) qarkullimi për në varrezat e qytetit të Butelit do të vazhdojë në një drejtim (rrethor), gjegjësisht të gjitha automjetet do të shkojnë në rrugën “Butelska”, majtas përgjatë rrugës “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe djathtas në hyrje të varrezave të Butelit, dhe për të dalë nga varrezat,…
Policia e Shtetit ka marrë masa organizative për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së thirrur ditën e nesërme nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” para bashkisë së Tiranës. Protesta do të zhvillohet në orën 10:00. Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,…
Serbët kërkojnë ndëshkim pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci, “kërcënojnë” se do braktisin Europianin
“Vëllazëria” shqiptare-kroate para dhe pas ndeshjes ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe është duartrokitur masivisht, por po protestohet nga serbët. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Šurbatovic, tha se Federata e futbollit Serb do të paraqesë një kërkesë në UEFA për të ndëshkuar shoqatat e Kroacisë dhe Shqipërisë pas thirrjeve të tifozëve të tyre në ndeshjen mes dy kombëtareve. “Ne në Serbi jemi zotërinj, le t’i brohorasin tifozët lojtarët e tyre. Ne duam që ata të dënohen ashtu siç iu hoq akreditimi gazetarit. Do të kërkojmë dënimin më të ashpër, drakonian. Nëse UEFA nuk do…