Author: shqiperia
Vlera e shportës minimale sindikale për muajin qershor është 60.325 denarë (980 euro) dhe është 235 denarë (3.8 euro) më e lartë në krahasim me majin kur ishte 60.090 denarë (976 euro). Së bashku me qiranë prej 60 metra katrorë për muajin qershor është 75.700 denarë (1230 euro). Krahasuar me janarin e këtij viti, kur shporta ishte 57.163 denarë (929 euro), është rritur për 3.162 denarë ose 5,5 për qind. Për ushqim dhe pije, shporta sindikale në qershor të këtij viti është 21.952 denarë, që është 36,4 për qind nga totali i shportës minimale sindikale, ndërsa në krahasim me janarin…
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se “ushtria izraelite është e përkushtuar për të shkatërruar Hamasin”, duke iu përgjigjur një deklaratë të zëdhënësit të lartë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, i cili kishte paralajmëruar më parë se grupi militant është një “ideologji” që nuk mund të zhduket. “Duke thënë se do ta eliminojmë Hamasin, po hedhim hi në sytë e botës. Nëse nuk ka alternativë, në fund, Hamasi do të ekzistojë përsëri”, tha zëvendësadmirali Daniel Hagari në një intervistë televizive për Channel 13 të Izraelit. Komentet e tij u hodhën poshtë shpejt nga zyra e Netanyahut, kabineti i të cilit përsëriti se sulmi në Gaza nuk do të…
Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, sot është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Erjon Çaka. Deri më sot, Çaka ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë. Erjon Çaka vjen në këtë detyrë me një përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë dhe marrëdhënieve juridike ndërkombëtare. Ky emërim pritet të sjellë një qasje të re dhe efektive në trajtimin e çështjeve të pronësisë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen më të shpejtë të problemeve të qytetarëve lidhur me pronat. Ministri Manja…
Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe ekipet e bashkive bregdetare kanë nisur operacionin “plazhe të pastra” për të garantuar pastërti gjatë gjithë sezonit veror. Për të tretin vit radhazi, Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të mbështesë bashkitë në pastrim nga qershori deri në shtator. Kapacitetet e pastrmit do të jenë të dyfishuara në bashkitë Himarë, Vlorë, Sarandë, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës dhe Shkodër. “Modeli i mirë i pastërtisë në bregdet është sfida jonë e sezonit turistik veror, të cilën nuk e përmbushim dot pa bashkëpunimin tuaj”, tha ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, në nisje të këtij operacioni./vizionplus.tv
Zyrtari i DASH takime në Tiranë, ambasada e SHBA: Vizita, mbështetje për reformën në drejtësi
Koordinatori i DASH për antikorrupsionin Richard Nephew po zhvillon një vizitë në Tiranë. Agjenda e tij përmban takime me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, zyrtarë të lartë dhe shoqërisë civile. Në mesazhin e shpërndarë në “X”, ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se gjatë vizitës, zyrtari amerikan do të rikonfirmojë mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë. Zyrtarisht nga zyra e kryeministrit nuk është njoftuar për një takim me dyer të mbyllura mes përfaqesuesit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Edi Ramës. Vizita vjen në një moment kur qeveria është angazhuar në…
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se në Kuvend ka propozuar Ligj me të cilin siç thotë, do të ndërpritet rritja dramatike e çmimit të energjisë elektrike. Siç deklaroi Mickoski para mediave, me këtë propozim-ligj do të marrë fund periudha e rritjes dramatike të energjisë elektrike. “Çfarë paraqet ky propozim-ligj për plotësim të Ligjit për energjetikë? Ai paraqet propozim – ligj me të cilin nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, gjegjësisht, standardi i qytetarëve do të jetë i mbrojtur kurse me këtë propozim – ligj…
Ligji i Policisë së Shtetit pritet që të kalojë në Këshillin e Ministrave për miratim brenda një jave dhe pritet që të sjellë ndryshime thelbësore brenda radhëve të uniformave blu. Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se ky ligj i jep më shumë mundësi të rinjve që të promovohen në grada, ndërkohë që për postin e drejtorit të përgjithshëm është vendosur një afat mandati. “Kemi propozuar një reduktim të numrit të gradave të gjithë nivelit të strukturës së gradave në polici, me qëllim që t’i japim mundësi të rinjve që të bëjnë para në karrierën e tyre deri në nivelet…
Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës. I riu, sipas uniformave blu, përndiqte ish bashkëshorten e tij dhe i dërgonte mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Vaqarr. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv
Në një video që po qarkullon në internet, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shihet teksa brohoret me altoparlant bashkë me tifozët kuq e zi, duke sharë maqedonasit dhe serbët. Lidhur me këtë kanë reaguar publikisht Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë shprehur të shqetësuar dhe kanë dënuar thirrjet e Dakut pas ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë. Ata kanë bërë thirrje që Daku të kërkojë falje publike. “Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli. Sporti, veçanërisht futbolli, është baza e…
Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur një efektiv. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ku mësohet se polici u kanos për shkak të detyrës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Ky shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e lokalit të tij, ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, njofton policia./vizionplus.tv