Author: shqiperia
Numri i viktimave nga zjarri i madh që nisi në Dijarbakir, në juglindje të Turqisë, dhe u përhap në provincën fqinje Mardin ka arritur në 11. Këto janë shifrat e përditësuara së fundmi nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca. Po ashtu, raportohet se 78 persona janë lënduar, prej të cilëve gjashtë janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë. Zjarri filloi mbrëmjen e së enjtes, nga djegia e mbetjeve të bimëve në një fushë në provincën Çinar, 30 kilometra në jug të qytetit të Dijarbakirit, dhe u përhap me shpejtësi, duke arritur, me ndihmën e erërave të forta, në provincën…
Keni bërë plane për pushime? Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat
Në fundjavë na pret mot shumë i nxehtë veror dhe me zagushi, por edhe vranësirat e izoluara do të fillojnë të shfaqen duke kushtëzuar edhe ndonjë stuhi të izoluar dhe freski vetëm në disa rajone kryesisht kodrinore-malore. Fillimi i javës së re mund të na sjellë stuhi dhe shtrëngata të fuqishme lokale. Një ciklon i shtresave të larta atmosferike pritet të stacionohet në Detin Tiren përtej Italisë, pastaj në pjesët qendrore të Italisë dhe ky ciklon mund të shkaktojë destabilizime të fuqishme javën e re. Në Gjermani, pikërisht aty ku po mbahet edhe Kampionati Evropian i futbollit parashikohen disa stuhive…
Ne shpesh i lëmë gjërat të zvarriten shumë më gjatë sesa duhet, edhe kur kuptojmë se një marrëdhënie nuk po na bën mirë. Një pjesë e këtij procesi përfshin nxjerrjen e justifikimeve që nuk do të na lënë të ndahemi. Megjithatë, nëse na duhet të gjejmë justifikime për të qëndruar në një lidhje, shanset janë që tashmë ka marrë fund. Lexoni për të zbuluar pesë arsyet më të këqija për të qëndruar së bashku, sipas psikoterapistëve. Ndihesh fajtor “Faji nuk duhet të jetë kurrë arsyeja kryesore që ju qëndroni në çdo marrëdhënie”, paralajmëron Aldrich Chan, PsyD, psikolog dhe neuropsikolog. “Të ndihesh fajtor…
Rusia është e hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thekson se diskutimet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, duke iu referuar çështjes së Ukrainës. “Është e pamundur të përjashtohet ndonjë pjesë e grupit të përgjithshëm të problemeve të grumbulluara dhe ne nuk do ta bëjmë këtë,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet nëse Moska ishte e gatshme të bisedonte me Uashingtonin për rreziqet bërthamore. “Pra, ne jemi të hapur për dialog, por një dialog gjithëpërfshirës i zgjeruar që mbulon të gjitha dimensionet, duke përfshirë dimensionin aktual që lidhet me konfliktin…
Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Si pasojë është dëmtuar një 62-vjeçare, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. “Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia. /vizionplus.tv
Kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili ndodhet për një vizitë në Berlin, kritikoi sot ndryshimet e shkaktuara sipas tij, nga emigracioni masiv në Gjermani. “Nëse e krahasoj me vendin siç ishte dhjetë vjet më parë, stili nuk është i njëjtë, aroma nuk është e njëjtë”, tha ai duke folur në radion hungareze. Kryeministri hungarez, i njohur për pikëpamjet e tij kundër emigracionit, do të takohet pasdite me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Të mërkurën mbrëma, dy liderët ndoqën ndeshjen e futbollit mes kombëtareve të Hungarisë dhe Gjermanisë në kuadër të Euro 2024 në Shtutgart. Orban u ankua sot se vendi ka…
Sllovakia ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1:0, ndaj Ukrainës. Golin për Sllovakinë e realizoi sulmuesi i krahut Ivan Schranz. Golin e dha në minutën e 17-të të ndeshjes. Përfundon pjesa e parë, Sllovakia në epërsi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në procesin e zgjerimit të BE-së, që u mbajt në Vjenë dhe Vahau, njoftojnë nga MPJ. Osmani në fjalimet e tij në dy sesionet e punës “Shtruarja e rrugës për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes integrimit gradual”, dhe “Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor: Koha është që të realizohet!”, theksoi se shumica e kualifkuar për hapjen e kapitujve si dhe integrimi…
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar për “blackout” total që pushtoi vendin tonë për disa minuta. Në fjalën e saj, ministrja theksoi se në linjën e energjisë mes Shqipërisë dhe Greqisë pati një avari që krijoi këtë problematikë, ndërsa shpjegoi edhe shkaqet e kësaj situate. Ngarkesa në sistemet e trasmetimit dhe temperaturat e larta krijuan këtë problematikë. “Kishim shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, jemi informuar nga operatorët se e njëjta situatë është edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe Bosnje. Nga verifikimet e para rezulton se volumet e mëdha të transmetimit…
Kushtet e tmerrshme të punës dhe pagat e ulëta janë ende arsyeja kryesore e ikjes së punëtorëve nga RMV-ja. Ky trend nuk ka të ndalur me dekada, ndërsa Sllovenia është destinacion i shpeshtë për punëtorët nga Maqedonia. Në Slloveni në vitin 2023, 6.943 shtetasve të Maqedonisë u janë lëshuar ose vazhduar lejet e qëndrimit dhe punës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e atjeshme për portalin “Rabotnik”. Nga 1 janari deri më 31 maj të këtij viti, 2585 qytetarë kanë marrë leje të reja pune ose vazhdimin e tyre. Sllovenia është një nga vendet që qytetarët e…